Koalicioni me PS në 2017? Ilir Meta përgjigjet nga Shkodra

21 Shtator 2016, 14:48Politika TEMA

Nga qyteti i Shkodrës, vend ku në 1 prill të 2013-­s, kreu i LSI­-së Meta dhe kryeministri aktual Rama shpallën marrëveshjen për aleancën parazgjedhore, kryeparlamentari iu përgjigj interesit të medias, nëse dy forcat politike do të jenë në koalicion parazgjedhor edhe për garën e 2017­-s.

“Interesi tani është i fokusuar te zgjedhjet brenda LSI-­së.

Por lidhur me koalicionin me Partinë Socialiste, ne i kemi qëndruar dhe i qëndrojmë marrëveshjes së firmosur në Shkodër”­, tha Meta, pa dhënë detaje të tjera.

Edhe pse, mund të kujtojmë që ajo marrëveshje ishte për një koalicion 4-­vjeçar mes dy forcave politike.

Meta ka folur edhe për çështjen e presidentit.

“Jam shprehur edhe më parë për këtë çështje, ajo që më tundon për momentin është kryetari i LSI“, tha ai.

11 komente në “Koalicioni me PS në 2017? Ilir Meta përgjigjet nga Shkodra”

  1. Komentues says:

    Marreveshja e Shkodres nuk ishte 4 por 8 vjet.

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-utt~☆ says:


      Sokol, o Sokol
      Si i ke nga shpia?
      A di gjo si o puna
      me zotin M. Kikia?

      P.S.
      Meqë ke Pacific Rim
      Nuk ka shons për komentim ?

      1. Grigor says:

        Eshte nje marreveshje e Sokolit me gazeten qe te mos lejohen komente, sepse del ndonje dhe I permend ndonje te pabesë, dhe thote pune.
        Ti vete per shembull, nuk te hanë gishtat per nje poezi tjeter te bukur si ajo:
        Moret vesh e kush s’e mori
        Sokol Balla ne Gop Story.

        I madh je per zotin. Burim I pashtershem.

        1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


          @ Grigor
          Ha, ha ha
          Nuk e mbaja mend fare!
          FALEMINDERIT!

  2. Albanistani em i dashtum says:

    Vetem armiqte e Shqiperise do te donin ta mbanin ne politike dhe pushtet pushtin e gjithe kohrave mafjen Meta.

    Edrama , na ke zhgenyer dhe ke vepruar si politika e Saleh Berishes per pushtet dhe pasuri.
    Na solle plehrat sikur Shqiperia te jeta prona jOte.Mallkimet e popullit ne vesh te Perendise.Detin se ke ndare akoma, sja ke prere Grekut, pse jo? O tradhetare te kombit.
    Kerkon aleance prape me Kancerin LSI? Po pse mo EDCSOBAR, PER PUSHTETIN TUAJ TE VUAJE POPULLI?

    1. Celo Mezani says:

      S’ke ci ben gomarit dhe i bie samarit. Problemi i Shqiperise ka qene gjithmone Sali Berisha, duke eleminuar gjithe pjesen e shendoshe te politikes shqiptare dhe duke korruptuar cdo qelize te shtetit. Nese e djathta do kishte nje lidership modern, Meta, Idrizi, Mediu etj do zbytheshin shume shpejt nga politika.

      Problemi i dyte i madh i Shqiperise, dhe me i madh se Sali Berisha eshte se shqiptaret kane nje dashuri patetike per mega-hajdutet. Nese Meta ka sot 200,000 vota, fajin mos e kerko tek Rama por tek shqiptaret. Rama nuk e pranoi koalicionin me Meten ne 2009 se e njihte shume mire se cfare hajduti ishte, nje vendim i gabuar qe i kushtoi shume rende Shqiperise sepse po mbajme ende ne kurriz Berishen, Argiten (qe con banda te rahi biznesmenet e huaj), Nishanin, etj. Meta u be shume me i forte sec ishte me pare nga martesa me Berishen. Ne 2009 ishte mafioz, tani eshte Padrino. Nese Rama do bente gabimim e 2009 ne 2013, vitin tjeter do te kishim burrin e Argites President te Shqiperise, dhe Berishen ne version Erdogan duke mbushur burgjet. Berisha nuk ka shkuar ende as ne varr, e as ne burg dhe Shqiperia nuk e ka lluksin te vere nje bast te ri per ciftin Meta-Berisha ne 2017. Mbama mend kete qe po te them. Fundi i Berishes do te jete fundi i Metes. Hienat duhen mbajtur te ndara, se po u bene bashke te shqyejne.

      Komenti yt, ngjan pa dashje si dy pika loti me mesazhet e “socialisteve” nga Vicidoli qe mezi po presin sherrin me Rames dhe Metes, dhe therrasin poshte Rama qe nuk e perze mafiozin Meta.

      E fundit, sa per kulture, mallkimi i te mallkuarve nuk te ze. Ne jemi mallku si popull, persa kohe vazhdojme e votojme Berishen qofte edhe ne nje minorance te vogel. Kur te vdesi Berisha, i lutem Zotit, qe bashke me Berishen te fshije edhe mallkimin.

      1. kamorro says:

        I ke lujt fene…i ke rene pikes hallall vlla…

  3. Ivani i madh says:

    Po beni kualicion qe Rama te rije ne pushtet e ti te vjedhjesh e sistemosh ne pune krimbat e gjirizit pa socialistet le te rine pa pune dhe te vuajne per buken e gojes. Vetem padishau i tyre miku jot e i Berishes, Rama mos luajne nga froni i k/ministrise. Kerkoji para zgjedhjeve dhe te vendose disa kandidate per deputet ne listat e PS se sta prishet ai se e ka bere PS si pronen e te atit heq e ve ke i do qefi dhe interesi. Pse sdilni me vete e tja u shohim bythen se sa jeni te zot te terhiqeni elektoratin. Me ju dh…. ne kualicionit e hajduteve e maskarenjeve ishalla ja u bejne si ne Pogradeci e Permet felliqesira.

  4. Na bashkoj kenga popullore says:

    çlidhje ka Rama,kur Shqiptaret i dhane 18 hajduta parlamentit me kryehajdutin Meta

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha hahahaha
    Dele beeeeeeeee beeeeeeeee

  6. Don says:

    Ne se PS I le zona te lira zgjedhore LSI se atehere te jete e sigurt se elektoratit I PS do te votoje kandidatin e PD sic e beri ne Permet dhe ne Pogradec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje