Çudit Lulzim Basha, “rebelohet” kundër ish- kryetarit: Berisha gaboi me miratimin e ligjit të importit të mbetjeve

22 Shtator 2016, 21:23Politika TEMA

Lulzim Basha është “rebeluar” ndaj ish-kryetarit dhe “mentorit” të tij politik, Sali Berisha.

Kreu Partisë Demokratike dukeke folur në emisionin “Opinion”, ka deklaruar se pavarësisht se një ligj të tillë që mazhoranca po kalon sot në Kuvend, u miratuar nga qeveria “Berisha” në vitin 2011, PD është kundër.

Basha sqaroi se, pesë vite më parë u mendua se ky ishte një vendim i drejtë, por tashmë qëndrimi i PD­së ka ndryshuar.

Kreu i opozitës theksoi se qëndrimi kundër vjen edhe nga mbledhja e gati 65 mijë firmave nga qytetarët për mbajtjen e një referendumi për këtë çështje.

Basha kujton se në kohën kur një ligj i tillë u miratua nga qeveria “Berisha” pati debat edhe brenda qeverisë për këtë çështje.

Kuptohet që Basha e thotë këtë gjë pasi tani është në opozitë dhe do te marre vota, pasi kur ishin ne pushtet, ai nuk tha asnje fjale kunder ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje