Presidenti filipinas sulmon BE-në: Do t’i çoj në djall të gjithë!

22 Shtator 2016, 17:37Bota TEMA

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte kërkoi që Bashkimi Evropian të tregojë respekt ndaj tij si lider, edhe pse më herët i kishte rezervuar bllokut një gjest të turpshëm me gishtin e mesit.

I zemëruar nga thirrja e Parlamentit Evropian për frenimin e terrorit 11 javor të vrasjes së shpërndarësve dhe trafikantëve të drogës në Filipine, ish-kryebashkiaku i qytetit jugor, Davao sulmoi BE-në.

“Kur isha kryetar bashkie, ishim në rregull, por tani gjërat kanë ndryshuar sepse jam president dhe përfaqësoj kombin. Unë jam presidenti i Republikës. Përse duhet të fyhem? Përse duhet të anatemohem. Mënyra juaj e të menduarit është sikur unë të jem vartësi juaj. Për këtë arsye, po ju çoj në djall të gjithë”, u shpreh Rodrigo Duterte, president i Filipineve.

Pas sharjeve të rënda të drejtuara OKB-së, Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Barack Obama, Bashkimi Evropian ishte shënjestra më e fundit e Dutertes që e mori pushtetin në muajin maj me premtimin e goditjes së pamëshirshme të tregtisë së drogës.

Që prej vendosjes se tij ne krye te shtetit ne 30 qershor, në Filipine janë ekzekutuar të paktën 3.800 vetë.

Lideri filipinas i ftoi megjithatë Kombet e Bashkuara dhe bllokun evropian ta hetojnë fushatën e tij antidrogë, të cilën siç u shpreh disa ditë më parë, mund ta zgjerojë akoma më shumë vitin që vjen, sepse e kishte nënvlerësuar thellësinë e vërtetë të problemit.

4 komente në “Presidenti filipinas sulmon BE-në: Do t’i çoj në djall të gjithë!”

  1. enter"" says:

    Europa dhe Amerika jane te shqetesuar se ju mbyll nje dere per trafikun e tyre te ndyre te droges.

    Bravo Presidentit te Filipines….tregouja dhe futja ne prapanice gishtin e mesit gjithe EU dhe Amerikes.

  2. emigranti says:

    hahaaaa, vetem para ca ditesh e quajti “bir kurve ” Obamen, tani e paska kapur me evropen .

  3. 19oojfaf says:

    Europa dhe amerika kan hall se do ngelen kalamajt e tyre pa pi drog dhe do ju merziten.
    “pini drog,po me karar” thot perndimi si bicim “gjella me krip e kripa me karar”.
    kurse ky filipi don me e bo gjellen pa kryp fare. po a e ha perndimi ate a?!

  4. 77njejes says:

    filipinet kan heroine me t mir. esht heroin ngjyr e bardh,si kokain duket,dhe s esht ngjyr kafe si heroina e Pakistan afganistanmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje