Bir Selmani i nenes, per cfare te qaj me pare...!

24 Shtator 2016, 20:00Blog TEMA
Bir Selmani i nenes, per cfare te qaj me pare...!

Ermir Topi

Edhe pse mes protestave, ligji për importin e prehrave u miratua. Gjithsesi shoqëria civile shprehet se protestat do të vazhdojnë dhe se ky nuk ishte fundi por është fillimi i fundi të atyre që e miratuan ligjin që në fillim. Meqënëse plehrat përfundojnë në kazanë, atëherë u pa e arsyeshme që kazanëve tu shkruhen me spraj emrat atyre deputetëve që votuan pro ligjit. Dmth nuk kanë cfarë ti bëjnë politikanit, i bien kazanit.

Emri i Edi Ramës apo të tjerëve mbi kazan do të ketë të njëjtin efekt që kanë fjalët “Duhani dëmton shëndetin” tek kutitë e cigareve. Këtë gjë e dinë shumë mirë këta protestues pasi shumica e tyre janë duhanpirës. Kur i pashë kazanët e ngjyer me bojë, u ndjeva disi i lehtësuar që ja nxorrën inatin kazanit e nuk u kishte vajtur mendja të më shkruanin me spraj ekranin e laptopit tim pasi edhe aty e kam një kazan plehrash dmth Recycle Bin.

Por për cfarë po protestohet? Për të mbrojtur të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë? E tashmja dhe e ardhmja jonë apo e fëmijëve tanë është që tani e rrezikuar e vazhdon të rrezikohet cdo ditë.

Lista e gjërave nuk mbaron këtu por po më mbaron bateria e laptopit. Ndaj po i bie shkurt.

Protestoni ndaj vetes, ndaj popullit, ndaj civilëve dhe shoqërisë tuaj. U kërkoni të ndryshojnë radikalisht politikën vetjake në zbatimin “alla shqiptarce” të ligjeve në jetën tuaj të përditshme. Bindeni popullin të kthehet në brazdë. Në këtë mënyrë unë do bindem që ju keni respekt për cilësinë e jetës tuaj dhe se nuk doni tjua ndotin politikanët. Atëherë ju si shoqëri civile keni tagrin të flisni në emër të popullit, të fëmijëve apo të ardhmes së kombit.

Deri atëherë do jem tek kafja, duke ju përkrahur fort e fuqishëm…në Facebook.

5 komente në “Bir Selmani i nenes, per cfare te qaj me pare…!”

  1. ASTRIT Vetiu says:

    BIndeni popullin te hyje ne brazde! Fraza me brilante e ketij shkrimi .Mos eshte kopjuar gje nga Gebelsi,se nuk duket autor.
    Nuk kam pare gje me a la Orvell, pregatitje shume e mire kulturore nga nje njeri qe nuk e do dhe nuk perpiqet te kuptoje popullin e vet. Fushate e bukur ka nise,e uroj TEMEN edhe per shkrimin tjeter anonim. YXHYM! Diku thuhet madje si pune simiteje e pjekur ne te njejten furre se do te kishim perfitime fantastike nga ajo puna e armeve kimike.Po kush i mori sepse nuk ka gazetari pa fakte dhe informacion,vetem me propogande te hapur.

  2. aqif tahipi says:

    Zoti Topi nuk do shkolle te madhe ,te kuptosh se kundershtia eshte per perfitim politik te momentit. Jkeni rreshtuar disa probleme te jetes se perditshme ,nderkohe qe aty mund te shtohen edhe mjaft probleme si korrupsioni i zyrtareve te cdo niveli ,niveli i arbitraritetit te sjelljes te administrates dhe plot ceshtje qe do duhet te vinin ne levizje shoqerine civile.Por kur sheh ne tv ,mishmashin qe bejne sejmenet politike dhe mediatike qe shtiren si shoq.civile e pavarur te vjen realisht per te vjelle.

  3. Mandi says:

    Lum si ti o miro qe se di se sa injorant qe qenkerke

  4. Alba says:

    Te lumte! Bukur e ke thene!

  5. Astrit VETIU says:

    KU I KE KOMENTET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje