Abdurahim Ashiku
Pas tri dekadash, më në fund një lajm i gëzuar, hidrocentrali i Banjës dha kilovatët e parë të energjisë elektrike…
Gjokset e politikanëve të parë të vendit, Ramës e Bashës u bënë gropë…
Edi para një auditori luksi tha me krenari: “Merita jonë që hidrocentrali përfundoi në kohë” (!)
Njoftoi edhe se përfundoi rrugën e parë gjatë tre vjetëve të qeverisjes së tij (!)
Nuk kish si mos të kishte duartrokitje dhe brohoritje…
Luli kërceu siç kërcen çdo ditë, si gjel majë plehut…”Hidrocentralin e filluam ne. E filluam në vitin 2009…”
Mua që në vitin 1988 pata fatin ta shikoj kantierin e ndërtimit të hidrocentralit të Banjës, të bëj një reportazh për dibranët duarartë, “luanët e tuneleve” në ndërtimin e veprave hidroenergjetike që nga Lanabregasi, Ulza, Shkopeti, Vau i Dejës, Fierza, Komani, Bistrica etj. të merrja një intervistë nga kryeinxhinieri i ndërtimit të veprës Elamaz Xhediku, ta botoja atë në dy numra të gazetës “Ushtima e maleve”, qesha me lot.
Qesha sepse si njeri edhe tjetri, Luli pas 23 vjetësh që kur plasën minat e para dhe nisi ndërtimi i hidrocentralit e Edi plot pas tridhjetë vjetësh, rrahën fort gjokset se janë ata që e projektuan dhe e ndërtuan hidrocentralin e Banjës (?!)
Nuk e kam me vete bllokun me shënimet e asaj dite vere 1988 kur isha në Banjë, shënime të hollësishme për kapacitetet dhe detyrat projektuese të hidrocentralit. Por, për hire të së vërtetës, për hire të asaj djerse të derdhur nga njerëz të përkushtuar për punën: inxhinierë, teknikë, minatorë, zjarrmëtarë e punëtorë të thjeshtë, do të përcjell një kronikë që e gjeta në google…
“Hidrocentrali i Banjës u studiua dhe u projektua nga inxhinierët e Institutit të Studimeve e Projektimeve Nr. 3 të Tiranës. Ai nuk u quajt thjesht hidrocentral i Banjës, mbasi vepra nuk ishte vetëm për të prodhuar energji elektrike, pa e ndotur mjedisin, por rëndësi vepra do të kishte edhe për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri. Dhe prandaj u quajt kompleksi hidroenergjetik i Banjës, vepër e cila filloi të ndërtohej më 15 qershor 1986. Kompleksi hidroenergjetik i Banjës, që do ndërtohej mbi lumin Devoll rreth 25 km. larg qytetit të Elbasanit dhe rreth 15 km. larg qytetit të Gramshit, përveç përfitimeve ekonomike ka avantazhet e tija në ekologji. Ky hidrocentral i përbërë nga dy grupe veprash, i parë me syrin e ekologut cilësohet si një vepër e mirëfilltë ekologjike për dy arsye kryesore:
Së pari, përfundimi i tij do të prodhonte 250 milionë kilovat/orë energji elektrike në vit pa e ndotur mjedisin.
Së dyti, përveç prodhimit të energjisë elektrike ky hidrocentral me basenin e tij do të shfrytëzohej dhe për të ujitur tokat e zhuritura nga nxehtësia e verës, duke hapur rrugën e krijimit të fermave ekologjike me perspektivë në zhvillimin e agroturizmit.
Në vitin 1990 punimet në hidrocentralin e Banjës kishin arritur në 50%. Zhvillimet e reja Demokratike, bënë që Banja të mbetej peng i ndryshimit të sistemeve. Në vitet e tranzicionit hidrocentrali i Banjës iu nënshtrua shkatërrimeve duke shtuar këtu edhe faktorët natyralë…”
Si gazetar jam dëshmitar okular edhe i një fakti tjetër. Kam qenë në bregdetin e Semanit në kohën kur pritej të formohej liqeni e fshatarët të shpërnguleshin. Kam parë mes pishave, rreth njëqind metra larg bregut të detit, shtëpi të bardha dykatëshe, vila të vërteta që prisnin të vinin e të ishin banorë të përhershëm të tyre fshatarët e Darëzezës së Gramshit. Ata jo vetëm u bënë pronarë të atyre shtëpive por edhe u punësuan në ndërmarrjen bujqësore të Akërnisë tashmë me një pagë disa herë më të madhe nga paga që merrnin në Darëzezë.
Sot Darëzeza është një ndër pikat turistike të preferuara që vizitohet verës edhe nga Kosova, Maqedonia etj.
Do të ishte kulturë që Edi Rama – kryeministër, Damian Gjikniuri – ministër, dhe të tjerë të thërrisnin në Tribunë projektuesit e hidrocentralit, ndërtuesit e tij, ata që me përkushtimin e pamasë qytetar e nisën dhe nuk mundën ta çojnë deri në fund punën e tyre.
Elmaz Xhediku, kryeinxhinieri i parë kishte se çfarë të thoshte për hapat e parë, vështirësitë e kaluar, përkushtimin e njerëzve.
Nuk është larg. Tetë orë me avion nga ana tjetër e Atlantikut. Është në dhe të huaj si shumë projektues e zbatues të hidrocentraleve prej të cilëve merr dritë e gjithë Shqipëria.
Edi dhe Luli ndërsa rrjedha e ujit të Banjës u shndërrua në dritë nisën lojën e njohur “Maçoku është imi”.
“Mos u zini”, vjen një fjalë nga thellësia e viteve, “Maçoku nuk është juaji”, është i popullit që derdhi djersë dhe jo juaji që dini të derdhni vetëm fjalë që nuk rrokullisin as edhe një lojë fëmijësh e jo më turbina që japin dritë…
Gjelat këngët më të frymëzuese i këndojnë mbi grumbull të plehut…
Dule, duket nuk ke zbritur ndonjehere ne bregun e Semanit qe eshte i Fierit dhe jo i Vlores, ferma qe punojne fshataret e Darezezes quhet Hoxhare dhe jo Akerni.
Bravo per kete artikull te thjeshte por Moral ,,ke harruar vecse Morali ne kete vend ka vdekur prej kohesh ,komandon Edi or mik ,sa tru mund te kete ai valle ?!
Z. Ashiku,
Se pari ke te drejte qe punimet e kompleksit te Banjes filluan ne 1986 por ne qershor filluan punimet per kantierin e ndertimit (ndertesat e puntoreve dhe mencat) ndersa punimet per HEC Banje filluan ne Korrik 1986 nga punonjesit qe erdhen nga HEC Koman nen drejtimin e ing. ILIA ZOTO (ndjese paste) qe u caktua drejtues i kantierit te diges dhe kanalit te devijimit ndersa kryeinxhinier i punimeve te ndertimit per kompleksin e Banjes ishte z. Kujtim Bejtja i cili shume shpejt u be Drejtor i ndermarrjes se ndertimit te HEC Banje.. dhe drejtoi punimet deri ne vitin 1990.
Jepini cezarit cfare i takon cezarit…
ne se doni sqarime te tjera ja u japim
Nje nga tre inxhinieret e pare qe mbrritem nga HEC Koman ne korrik 1986 sebashku me ing. Ilia Zoto.. pas nje ecje ne kembe….. nga Cerriku ne Banje