Basha nën presion, Fatos Hoxha: Largo të korruptuarit nga PD, kongresi një ndarje…

25 Shtator 2016, 14:11Politika TEMA

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha. Ai i bën thirrje Lulzim Bashës të largojë menjëherë të korruptuarit që janë në krye të PD-së.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, i cili është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së i bën thirrje liderit të ri Basha  që të pastrojë sa më parëpartinë nga të korruptuarit.

Ish-deputeti  Fatos Hoxha, për “GSH”, apelon për ndarje përfundimtare nga të korruptuarit, trashëgimia e keqe dhe ata që i cilëson si pengmarrësit e piratët e PD-së. Gjithashtu ai akuzon edhe një grup njerëzish në këtë parti, të cilët sipas tij, e duan PD-në të marrë peng, të vogël, të rrudhur, të pafuqi e të mjerë.

Duke vlerësuar pozitivisht kryetarin e kësaj partie, Lulzim Basha, ish-deputeti Fatos Hoxha, i njohur tashmë për qëndrime kundër lidershipit të PD-së, deklaron se një kategori e caktuar,  janë bërë bashkë dhe janë kundër PD.

Në vijim ish-deputeti Hoxha u shpreh se kongresi nuk mund të jetë bashkimi, por duhet të jetë ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit dhe kultura e pandëshkueshmërisë.

2 komente në “Basha nën presion, Fatos Hoxha: Largo të korruptuarit nga PD, kongresi një ndarje…”

  1. vaso says:

    Po, por gjera me konkrete,me hapur.

  2. Koco says:

    Po Nga cilet te koruptuar te ndahet nga Sahliu , Familja apo banda e Shqupit , Po ky eshte koka , kreu i Pislleqeve ? Cfare keshille i ka dhene ky Hoxha ? ay duhet te shkoje vete ne gjykate e te gjykohet per miljardat se paku , tradheti e vrasie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje