Shezai Rrokaj si Rama: Nuk jam në garë me Ilir Metën

25 Shtator 2016, 12:04Politika TEMA
Shezai Rrokaj si Rama: Nuk jam në garë me Ilir Metën

Kandidati për kryetar i të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e LRI-së.

Pjesë e këtij bashkëbisedimi ishte edhe Nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, si edhe të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim.

Gjatë takimit, Rrokaj foli për garën që po zhvillohet brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku në datën 6 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike. Sipas z. Rrokaj, kjo nuk është një garë ndërmjet individëve por një garë ndërmjet mendimeve që të japi sa më shumë produktivitet për LSI-në.

“Kryetari i partisë, Ilir Meta është projektues, nuk e ka marrë si trofe nga të tjerët LSI-në. Është një vlerë e jashtëzakonshme. LSI është pasuri kombëtare dhe është pasuri e të gjithë neve. Dhe në këtë kuptim të gjithë duhet të shtojmë nga pak për ta bërë këtë projekt, këtë parti, një forcë të madhe. Kështu që unë nuk jam në garë me Ilir Metën, jam në garë me mendimet dhe me alternativat që do të shpalos dhe në fund të ditës do ta nxjerrin fituese LSI-në. Modelet e përfaqësimit për të rritur cilësinë e drejtimit. Sepse vetëm duke ofruar alternativa ne e bëjmë partinë më të fortë, më të shëndoshë, me të ardhme më të siguritë për qytetarët. Në qoftë se unë do të arrijë që të jem i kënaqur me mendimet që do të shpalos, unë garën e kam të fituar”, – tha Rrokaj.

Rrokaj iu përgjigj edhe interesimit të të rinjve të LRI-së lidhur me programin që ai ka në këtë garë, teksa kandidati theksoi disa nga pikat kryesore: “Për LSI-në hapja ndaj shoqërisë civile, botës akademike, për të rritur cilësinë e përfaqësimit politik në parti, përfaqësimin në ekzekutiv dhe në legjislativ, do të ishte hapja më e madhe. Një parti që harron dëgjesën me qytetarët, ajo shkëput lidhjet me interesat e tyre. Dhe në qoftë se shkëput lidhjet me interesat e tyre, ajo pastaj nuk është më parti e interesave të qytetarëve. Ne e kemi vendosur konceptin e dëgjesës si një institucion në Këshillin Bashkiak. Ne konsultohemi për të gjitha reformat, për të gjitha mbledhjet, për të gjitha problemet që lidhen drejtë për së drejti me qytetarët. Dëgjesën jo vetëm me qytetarët por me grupet e interesit. Aty ku vërtet del mendimi i kualifikuar”, – tha Rrokaj.

Një nga pyetjet që iu bë kandidatit për kryetar të LSI-së ishte edhe për çështjen e arsimit të lartë. Duke iu përgjigjur interesimit të të rinjve lidhur me procedurat e arsimit të lartë z. Rrokaj theksoi se duhet kërkuar një arsim që i qartëson rregullat e lojës që në fillim dhe duke i rikthyer shpresën të rinjve.

“Ne duhet të kërkojmë një arsim që i qartëson rinisë rregullat e lojës qysh në fillim dhe jo si udhëzimet që erdhën për pranimet në universitet. Ne duhet t’i kthejmë rinisë shpresën. Ne nuk kemi të drejtë t’ia vrasim rinisë shpresën. Dhe shpresa asaj i kthehet kur arsimohet më mirë, kur i sigurohet jeta më mirë, kur punësohet më mirë, kur ndërtojmë një shtet të sipërmarrjes, kur e drejta nuk blihet me para ose me pushtet. Pra rinisë duhet t’i jepet ajo që i takon. Por në demokraci asnjëherë gjërat nuk jepen. Në demokraci e drejta fitohet”, – theksoi Rrokaj.

Delarata e Rrokaj ngjan shumë me atë të Luan Ramës kur kandidonte 4 vite më parë përballë Ilir Metës.

Edhe Rama në atë kohë deklaronte se nuk ishte në garë për të mundur Ilir Metën.

6 komente në “Shezai Rrokaj si Rama: Nuk jam në garë me Ilir Metën”

  1. ivani i madh says:

    PO KUR E HUMB O KARAGJOZ PROFESOR PERSE GARON apo per ti mbushur mendjen popullit se ja behen e zgjedhje ne banden e hajdutve LSI per KAPO .Kur dihet se kapoja i bandes Like se leshon frone si ortaku i tij Berisha dhe miku i tij i pazareve Rama.Profesor e di dhe vete qe po shkon per te qethur e do kethehesh i rojtur si idiot intelektual qe je populli ju njeh shume mire ju felliqesirat politike me mire se veten pramdaj mos genjeni veten se do ju besojne .KAPOJA DIHET LIKE hajdut kufoma e Skraparit kot qe beni zgjedhje sa harxhoni koken kot.

  2. Keta te kenaqinMe paftyresine tyre! Legena! Parti plerash si te gjitha! Vend muti! Demokraci leshi! Merrini ere shqiptar merrini se do ju shtohet jeta!

  3. Mona says:

    zgjedhje fiktive si rendom ndodh ne LSI dhe PD

  4. Prokurori Amerika says:

    Ja keta tipa po e marrin ne qafe Shqiperine. Ky Rrokaj, apo rrot Ka…, si mund t’i thuash eshte nje servil qe ta shpif. Mjere ata te rinj, djem e vajza, qe degjojne pordhet e Rrokajt!

  5. labi 100% says:

    Demokraci jo shaka! Provo te kandidosh seriozishte dhe e sheh veten pa pune. Kjo eshte demokracia qe ndertuam ne shqiptaret keto 25 vjete. Guri gurin mos ua pafte ketyre bastardeve te politikes sone atyre dhe gjithçka qe lene pas. Ky mallkim vjen nga shpirti per te keqiat qe i kan bere keta populli.

    Poshte bastardët e politikes shqiptare me ne krye ilir meten.

  6. pertit sula says:

    Po ti shikoshe fytyren e Rrokajt dhe ta krahasosh me ata qe ka ne krahe, nga ana evolutive, duket qe eshte rrace ne degradim e siper(fyryre e shtrember)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje