Ushtria siriane ka nisur qysh prej të enjtes një operacion për të rimarrë kontrollin e Aleppo-s, e mbështetur edhe nga avionë rusë.
Bombardimet nga ajri kanë vazhduar gjatë gjithë fundjavës, duke e shkatërruar edhe më tej qytetin, ndërsa pasojat kanë qenë tragjike për civilët.
Ndërkohë, Britania e Madhe ka akuzuar si qeverinë siriane ashtu edhe Rusinë gjatë një mbledhjeje speciale të OKB-së, për krime lufte, pasi kanë përdorur armë kimike dhe fosfor kundër civilëve.
Megjithatë, sipas regjimit sirian, shenjestra e bombardimeve të fundit kanë qenë vetëm disa kampe rebelësh, por bëhet me dije se avionë rusë kanë vijuar më tej duke bombarduar nga ajri edhe zona rezidenciale të Aleppo-s, duke rrafshuar ndërtesa dhe lagje të tëra.
Ka (ka patur) edhe shqiptare ne Alepo.