Një vrasje e pazakontë ka ndodhur në shtetin fqinj të Malit të Zi.
Bosi i krimit në këtë shtet është qëlluar për vdekje nga një snajper në ambientet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë.
Ai është Dalibor Djuric, një nga “kokat” më të rëndësishme të të klanit Skaralji, në qytetin e Kotorit dhe është qëlluar në gjoks gjatë orarit të ajrimit në bugrun Spuz, të Podgoricës.
Autoritetet e policisë nuk kanë ndonjë të dyshuar por është gjetur një makinë e djegur që mendohet të ketë lidhje me ngjarjen.
Vdekja e Djuriç është më e fundit e një serie vrasjesh që kanë përgjakur Kotorin, mes klaneve Skaralji dhe Kavaç, të cilat u kanë marrë jetë të paktën 5 personave të tjerë.
E ka vrare … shteti. Ata (malazeste)jane me te zgjuar se ne.