Vdekja e policit, autori që përplasi patrullën, djali i ish-deputetit të PS. Ja ngjarja…

26 Shtator 2016, 08:48Politika TEMA

Makina që duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në Kamzë, aksidentoi furgonin e patrullës së Policisë duke shkaktuar vdekjen e një oficeri, drejtohej nga djali i një ish-­deputeti socialist.

Policia tha mbrëmë se është shoqëruar drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin, shtetasi Arnold Kola, 22 vjeç, i cili po ashtu është i plagosur.

Ai është djali i Ndue Kolës, ish-­deputet në Shkodër në vitin 2009. Ndaj tij pritet të merret vendimi për arrestim gjatë orëve në vijim.

Burimet thanë se është dëmtuar edhe një makinë tjetër në këtë aksident, por pa probleme në njerëz, duke qenë se ishte e parkuar pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Si ndodhi

Furgoni me targë Policia 2146, i Komisariatit nr.5, po bënte patrullimin e fundit mbrëmjen e djeshme në Kamzë, para se tre efektivët që ndodheshin brenda tij të ndërronin turnin, për t’ua lënë mjetin kolegëve.

Teksa lëvizte ngadalë, duke patrulluar zonën përpara gjimnazit “Ibrahim Rugova”, në rrugën kryesore të Kamzës, një makinë tip “Lexus”, me shpejtësi që dyshohet të ketë qenë mbi 150 kilometra në orë, ka përplasur nga pas furgonin e Policisë.

Në asfalt janë fiksuar disa gjurmë frenimi, por sipas Policisë, për shkak të shpejtësisë tepër të lartë të makinës që shkaktoi aksidentin, drejtuesi 22­vjeçar, Arnold Kola, nuk ka arritur të frenojë plotësisht, duke goditur efektivët që ishin në detyrë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, të Policisë Rrugore dhe një autoambulancë që ka nisur efektivët e plagosur drejt Spitalit të Traumës. Ekspertë të Policisë Rrugore, që kanë bërë matjet në vendin e aksidentit, thanë se edhe në momentin e përplasjes shpejtësia e makinës që drejtonte 22­ vjeçari ka qenë shumë e madhe.

Sipas tyre, kjo tregon se ai ka frenuar në momentin e fundit, nisur edhe nga gjurmët që kanë lënë gomat në asfalt.

Për pasojë furgoni i Policisë është rrotulluar disa herë në rrugë, duke u përplasur pas një mjeti tip “BMW”, me targë AA 231 KU, që ndodhej I parkuar. Ndërsa makina që ka shkaktuar aksidentin është kthyer përmbys në mes të rrugës.

7 komente në “Vdekja e policit, autori që përplasi patrullën, djali i ish-deputetit të PS. Ja ngjarja…”

  1. erion brace i verteti says:

    Hajdeeee Arnold eee! Emer te forti! Tani ta q… ne b… bashke me babain!

    1. Edkari says:

      Le te jete djali i kujtedo po ne se do ishte i biri ndonje demokrati
      shumica ketu ashtu si dhe gazetari do ishin duke honger mut shume.
      Vdiq nje polic……………….me plasi bytha,,,perdite nga nje deri sa te mbarojne te tere.

  2. usbekistanezi says:

    Keshtu ndodh kur femijet i meson sikur misen per fufte e jo per te dale xhiro…ne c’do aspekt….dalin per kafe….sikur behen gati te zihen geto me geto…dalin per clubing….sikur behen gati per betejen e fundit…dalin per plash…sikur do clirojne shqiperine….te gjitha keto,me bekimin e “babit”.
    Nje kultur allosoi…nje kultur e prishur qe ne fillesat e saja.Vetem ne shqiperi dhe rusi shesin pordhe baballaret me “cunat” e tyre.
    U thoni baballarve se keto ndodhin sepse nuk i mesoni “cunat” si te zene nje dashnore…por i mesoni si ti blejne”dashnoret”…e pasi blejne dashnoret..i fusi edhe nje me dore sepse kjo blerja nuk i ndimon shpirterisht te jene te qete…ta kene zemeren te mbushur me dashuri….kur nuk e mbush dot jeten me dashuri…normale qe djet do e mbushin me makina bixhos e idjotesira te pa-kuptushme per nje jete normale.

  3. Mirush says:

    Po ç’faj ka babai mor idiota, e aq me pak qe ka qene ish deputet. A ju qifja trute juve, rob te trashe. Kush ben gabim, paguan, dhe jo prindi. Aaa po, nese i ati do te kishte nderhyre qe mos te arrestohej apo denohej, atehere keni te drejte te lehni.

    1. mirel says:

      Ka faj babi se e ka mesuar te behet cub. Si ai koketuli i Luiza Xhuvanit.
      Shteti u jep liri te mbajne arme, te varferit i kontrollon per licence bananesh.

  4. ronny says:

    Kola, LLeshi Prenga Keci e leshi,,, cfare pret nga barbaret qe kane mesymur Tiranes,,,,,,kjo eshte cfare ofrojne ata….

    Fale Sale Bishes e kemi kete situate qe kemi…..dhe jo se ai i do ata nga vjen dhe vete,,, por ai si gjarper qe eshte di si ti perdore ata per interesat e tija,,,,

  5. miri says:

    po prindi e ka fajin qe i ka blere makine qe bejne te fortin se ku i gjeti ai parate per te blere X5 more zoteri o jane paret e babit ose pare droge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje