Zululand, mbetjet, Shameti e Ballauri: Ligji arbitrar, zgjidhje referendumi. Zyla: Qeveria të informonte qytetarët

26 Shtator 2016, 20:12Sociale TEMA
Zululand, mbetjet, Shameti e Ballauri: Ligji arbitrar, zgjidhje referendumi.

Të enjten e 22 shtatorit Parlamenti i Shqipërisë miratoi për të dytën herë ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” duke i hapur në këtë mënyrë rrugë importit të plehrave në vendin tonë. Surprizë nuk ishte ligji, as reagimet që solli me vete por qëndrimi i kryeministrit Edi Rama i cili me të njëjtën krenari që e shfuqizoi e risolli sërish ligjin duke mbrojtur interesat e industrialistëve e duke pretenduar se Shqipëria nuk është ajo e tre viteve më parë, por është përmirësuar. Debati ende “gëlon” ndërsa shoqëria civile ka nisur përpjekjet që ligji të mos bëhet funksional.

Temë e Zululand-it të kësaj të hëne ishtë pikërisht kjo çështje.Të ftuar ishin analisti Sokol Shameti, përfaqësuesja e shoqërisë civile Elsa Ballauri si dhe drejtori i agjensisë “Pro demokratia” Julian Zyla.

Të tre të ftuarit ndanin të njëtjtin mendim se Shqipëria ende nuk është gati për një ligj të tillë, ndërsa theksuan se duhej një debat më i fort publik e politik.

Analisti Shameti tha se ligji ishte arbitrar ndërsa vendosi në dyshim shifrën e deklaruar të kryeminsitrit se në insdustrinë e riciklimit janë të punësuar 30 mijë persona.

Ku janë këta 30 mijë persona të punësuar? T`i quash industri këto nyjet e djegjes së plastikës dhe kartonave është guxim i madh.  Unë nuk mendoj se ky ligj është i keq, është një ligj arbitrar. Ky është një ligj që duhet të konsultohej me ne që jemi pasuesit e pasojave. Kjo nuk ishte në programin e PS-së gjatë zgjedhjeve. Kjo është një forcë politike që nuk e ka mandatin dhe autorizmin e zgjedhësve të vet për të miratuar atë ligj, minmalisht duhet ta kalojë sërish për diskutim” u shpreh Shameti.

Ndërsa Nano theksoi në qëndrimin e tij “Unë kam dashur që ligjit t`i paraprihej një debat i madh politik e publik. Dhe kur ka ligje të rëndësishme duhet të bërë kjo gjë. Këtu kjo gjë nuk ndodh, këtu kemi vetëm një njeri që i bën këto.

Ndërkohë aktivistja Elsa Ballauri tha se në këto momente Shqipërisë nuk i duhet një ligj i tillë pasi rezulton ndër vendet më të ndotura.

Nuk them që është një ligj i gabuar, është një ligj që i takon vendeve të zhvilluara. Unë kam qënë në disa fabrika të riciklimit në botë ndër vite, në Paris ishte një fabrikë shumë e madhe dhe ishin të punësuar vetëm 6 persona. Pra punësimi nuk është kryesorja. Ky ligj ka një histori shumë të turpshme për Partinë Socialiste” nënvizoi Ballauri.

Sakaq më pranë ligjit ishte Julian Zyla, i cili tha se qeveria duhet të punonte më shumë për të informuar publikun për avantazhet që importi i plehrave ka dhe se debati nuk duhet të ishte për ligjin por për kontrollin dhe masat që qeveria ka marrë për zbatimin e tij.

Besoj se ligji duhet parë më në thellësi. Një diçka kaq e rëndësishme meriton një debat publik, këtë herë debati u mbajt nën radar. Unë jam pro mjedisit por nuk e di se kush do marrë guximin që të shkoj e ti thotë një punonjëse të atyre fabrike që zonjë ju kini humbur vendin e punës se fabrika juaj nuk ka lëndë të pare. Që të jemi apriori kundër ligjit mendoj se është e tepruar” është shprehur Zyla.

Shameti dhe Ballauri theksuan se zgjidhje mbetet referendumi ku do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të vendosin për importin ose jo të mbetjeve.

2 komente në “Zululand, mbetjet, Shameti e Ballauri: Ligji arbitrar, zgjidhje referendumi. Zyla: Qeveria të informonte qytetarët”

  1. kritiku qe s'pranon kritika says:

    Kush e ka zgjedhur Ballhaurin perfaqesuese te shoqerise civile? po eshte ajo qe ne Shqiperi nuk egziston shoqeri civile, as sindikata, vetem tufa njerezish te nekryer si Altin Goxhaj apo “profesor” qorri me kater sy por pa mendje.

  2. lina says:

    O shameti por paske qene injorant fare. Si mund te ngaterrosh fabrikat qe djegin kartona e plastike me fabrika qe bejne riciklim. Vetem idiotet si puna jote e bejne kete. Keshtu eshte kur debati zhvillohet ne kushte te pabarabarta e nuk ka patur perfaqesues te indusstrise se riciklimit. Ore injorantere fabrikat qe bejne djegje jane komplet tjeter gje nga ato te riciklimit.
    Kjo Ballauri gjithmone e me shume e tregon se sa e paafte eshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje