Deputeti i LSI në protestë kundër Ramës për ligjin e plehrave

27 Shtator 2016, 18:33Politika TEMA

Përparim Spahiu, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidat për kreun e kësaj force politike do të jetë pjesë e protestave kundër ligjit të importit të mbetjeve më 1 tetor.

Njoftimin për pjesëmarrjen në protestë e ka dhënë vetë Spahiu në një postim në Twitter.

“Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë.!!!”,- shkruan ai.

Ka mjaft deputetë të mazhorancës që nuk kanë votuar pro ligjit të mbetjeve, megjithatë Spahiu është i pari që deklaron se do të marrë pjesë në protestë.

Një protestë që ka si qëllim anulimin e ligjit të miratuar të enjten e kaluar në Kuvend.

1 komente në “Deputeti i LSI në protestë kundër Ramës për ligjin e plehrave”

  1. L leshi says:

    Te q…….a ty dhe shoqerine civile ne shqiperi. .ku e ke ate shoqeri o legen ,kur eshte cuar ndonje here per hallet e Shqiperise …..a po ke te drejte eshte cuar kunder kendit te lojareve te kalamajve ose per te te rivene ne pushtet Berishen.Rrace e ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje