Edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, shprehet pro ligjit që sapo kaloi parlamenti shqiptar për importin e mbetjeve.
Mark Crowford, Presidenti i Dhomës, u shpreh për “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, se disa anëtarë të Dhomës janë përfshirë në këtë sektor dhe kanë pasur nevojë për kalimin e këtij ligji.
Nëse ka kapacitet, këtu në Shqipëri dhe natyrisht kjo rrit punësimin, është diçka pozitive.
Ne duam, kapacitetin e industrisë që ekziston këtu, të mbushet dhe të përpunojmë mbetjet, që vijnë nga jashtë. Unë besoj, se normalisht mbetjet, që ndodhen në Shqipëri, duhet të riciklohen më parë sepse është normal që kostoja e transportit rëndon dhe duhet të nisë nga to. Besoj se vetëm ata që kanë kapacitet më shumë, mund të importojnë.
Kështu që nuk është gjë e keqe, nëse është nën vëzhgimin e ambientalistëve.
“Unë besoj se nuk duhet të keni frikë, por varet nëse besoni ambientalistët”.
Crawford shprehu opinionin e tij edhe në lidhje me qëndrimin e opozitës karshi këtij ligji.
“Pashë në Parlament që opozita nuk votoi. Por në qoftë se do kishin votuar, do të kishin mjaft vota për ta bllokuar këtë ligj. Do të thotë që mazhoranca ka mbështetje nga opozita.” – e mbylli Crawford prononcimin e tij në DritaremeRudinën./dritare.net
Ik mor legen, plehrat merri ne USA po deshe.
E tha ky americoni dhe i vuri vulen!! Tani po, u qetesuam. FU and your Chamber of Commerce.
Doli dhe nje ndyresire tjeter Amerike te na tregoje se çfare duhet te bejme ne vendin tone
Edhe Dhoma Shqiptare e Tregtise e ka mbeshtetur plotesisht kete ligj. Madje njekohesisht me liberalizimin e plehrave ka propozuar te liberalizohen kanabisi e prostitucioni, pasi keshtu punojme me kapacitet te plote dhe hapim vende pune!!! Pastaj kanabisi e prostitucioni jane edhe me me shume leverdi ekonomike!!!