Andrea Stefani nuk rresht se përgjigjuri se harmonia me demokratët dhe analistët afër tyre për konfigurimin e Ramës si e keqja më e madhe e këtij vendi dhe për pasojë largimin e tij, është një e keqe e madhe për vendin pasi hap rrugë për rikthimin e Berishës.
Ai nuk mungon të rikujtojë dhe njëherë se ish-kryeministri është aty dhe postulati “Berisha nuk kthehet më” nuk ka vlerë për të, pasi ai ka në dorë PD dhe opozitën.
Stefani u kthen përgjigje Mustafa Nanos dhe gjithë atyre që mendojnë se Rama është një e keqe më e madhe se Berisha, duke kujtuar Gërdecin, 21 janarin, rrugën e Kombit, shkatërrimin e shtetit.
Ja çfarë shkruan ai për gazetën Dita:
“Thuajse paralel me replikën tënde Zheji, që tentonte të më ndriçonte se problem i Shqipërisë sot është Rama dhe se Berisha nuk vjen më, pashë të publikuar edhe një deklamim të Lulzim Bashës që mbyllej me kredon “Shqipëria më mirë pa Ramën”! Eshtë pikërisht kjo që më shqetëson edhe në pozicionimin tënd koleg. Harmonia e plotë me kauzën e lidershipit të PD për të larguar me çdo kusht Edi Ramën. Dhe 26 vjet përvoja të hidhura për Shqipërinë, më kanë krijuar bindjen se nga një SHQUP i dirigjuar nga autokrati Berisha, nuk mund të dalë asnjë kauzë e mirë për Shqipërinë.
A kam prova për këtë që them? Gjendja e mjeruar e shtetit pas jo pak por 26 vjetësh tranzicion, rrëfen me elokuencë maksimale aftësinë destruktive të kultit të këtij sharlatani që shtiret si demokrat dhe që, mjerisht, ja ka arritur t’i japë ton konfliktual jetës politike si kur ndodhet në pushtet, ashtu edhe në opozitë. Prandaj kur Berisha kërkon me ngulm largimin e Ramës, jo vetëm logjika por edhe intuita më përforcojnë bindjen se asgjë e mirë nuk mund t’i vijë vendit nga ngopja e këtij amoku.
Në rastin e Berishës jam i sigurt për shkaqet e amokut anti-Rama. Eshtë gjakimi për të bllokuar reformën në drejtësi që kërcënon të ndëshkojë një mullar krimesh dhe korrupsioni të pandëshkuar për mbi dy dekada dhe strumbullari i të cilit, është Saliu më klanin e tij.
Dhe kuptohet që largimi i kryeministrit që mbështet reformën në drejtësi (kur ata në opozitë e kundërshtojnë të “shqetësuar” për “sovranitetin” dhe “Kushtetuën”) në një moment kur reforma sapo ka nisur të përparojë, do të ishte njësoj si të shkarkojë një gjeneral në momentin që ai sapo ushtrina është hedhur në sulm. Çorientimi do të qe total dhe disfata e reformës e sigurt.
Ndërkaq, Zheji, nuk mund të flas me siguri se ku i ka rrënjët xanxa e sulmit tënd kundër Ramës. Dua të besoj se është thjesht bindja si gazetar që Rama është korruptuar. Por “provat” që ofron nuk janë fare të mjafta për ta themeluar një bindje të tillë. Nuk jam prokuror dhe nuk mund të them me siguri se në ato 5 raste korrupsioni që përmend nuk ka gisht edhe kjo qeveri, ndonëse 3 prej tyre origjinojnë nga qeveria e kaluar. Por përsëri, ato nuk janë provë për korruptimin personal të Ramës. Lidhur me kanabisin, habitem që ke besuar përrallën kolumbiste se sot, që agjësohet më shumë kanabis nga policia, gjendja është më kritike se kur asgjësohej vetëm sa për të thënë se po luftohej.
Por, për për të gjitha këto, ne do të mbetemi në sferën e spekulimeve boshe, duke trazuar kazanin e llafeve të Berishës, sa kohë që nuk vepron një prokurori që heton dhe një drejtësi që ndëshkon. Për këtë na duhet reforma në drejtësi.
Prandaj mbështes, përkundër gjakimeve të Berishës, avancimin e reformës në drejtësi, vullnetin e palëkundër politik për të cilën, e kam parë vetëm te “i korruptuari” Rama. Dhe mezi pres që kjo drejtësi të vijë për të kaluar në skanerin e saj edhe ato raste që t’i përmend si edhe këdo që duhet të japë llogari para saj. Edhe Ramën vetë, nëse e meriton. Mos më thuaj që ke përvetësuar përrallën tjetër berishiste se amerikanët po përgatisin një drejtësi që të jetë e varur nga Rama.
E sa për Berishën, provat për korruptimin e tij personal janë pasuria e tij e maskuar me paratë dhe pronat e vëna nga fëmijët e tij jo vetëm me anë privilegjesh e favorizimesh që buronin nga posti i babait, por edhe nga përfshirja e tyre në biznese si “Gërdeci”, ku strukturat e shtetit u gërshetuan me ato të mafies së municioneve (ka degradim më të thellë të shtetit se kaq?) në një biznes të zi që derdhi gjak të pafajshëm dhe shkatërroi me qindra jetë. Mos duhet që teknikën banale të fshehjes së pasurisë pas fëmijëve, këtë teknikë të rëndomtë të pastrimit të parave dhe pasurisë korruptive, duhet ta pranojmë duke mbyllur sytë?
Por kjo pasuri e dyshimtë, nuk është asgjë përballë provës së krimit të përbindshën të vrasjes së protestuesve në 21 janar dhe për të cilin, përgjegjësia e Berishës është e drejtpërdrejtë. Se u vranë para zyrës së tij dhe, kam të drejtë ta dyshoj, me urdhër të tij. Ndryshe përse do ndërmerrte atë fushatë shpifjes dhe falsifikimesh, të fshirjes së provave duke penguar deri edhe hetimet e prokurorisë që e përdhunoi me fyerje e sharje? Nëse ky falsifikator profesionist nuk përgjigjet për krime të tilla si “21 janari”, do të jetë treguesi se drejtësia nuk ka ardhur në Shqipëri.
“21 janari”, “Gërdeci”, korrupsioni 200 milionësh me rrugën Durrës-Kukës, falja e ujrave detare, do mbeten kriteri i vlerësimit. Të mos flasim për një listë të gjatë krimesh për të cilat ai akuzohet si frymëzues dhe nxitës nga ish-bashkëpunëtorë të tij të afërt, si Izet Haxhia për shembull, që sot neglizhohet për turp pikërisht nga një prokurori e kapur prej Berishës. I kemi thënë e stërthënë këto të vërteta por, për sa kohë që hileja e propagandës berishiste bazohet të përsëritja pa fund e gënjeshtrave, nuk ka mjet tjetër kundër saj përveçse përsëritja pa fund e të vërtetave.
Për importimin e mbejtjeve (kjo lidhur me një prononcim të fundit të Mustafa Nanos) si arsye për të larguar Ramën, kam patur mendimin që qeveria duhet ta zgjidhë në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile. Gjë që po rezulton se nuk e ka bërë mirë. Por a është kjo një arsye për të larguar Ramën?! Janë çështje që mund të devijohen fare lehtë në një populizëm destruktiv. Por edhe në këtë rast dua t’i mbetem besnik të vërtetës.
Nga ato që kam dëgjuar prej disa specialistëve të fushës, duket që ligji i sapo miratuar është brenda të gjitha standarteve të BE duke lejuar importin e një liste shumë të ngushtë mbetjesh që përdoren si lëndë e parë, dhe pa mbetje, nga industria ricikluese. Pra nuk është fare e vërtetë se kemi të bëjmë me të njëjtin ligj të anuluar nga qeveria Rama në vitin 2013.
Por shoqëria civile ka paraqitur, në mos gaboj, një pretendim jo pa bazë: A është në gjendie shteti ynë t’i përmbahet këtyre standarteve të ligjit duke i ruajtur ato përballë agresionit korruptues të mafies së plehrave që, me shumë gjasa, nuk do të mungojë? Mendoj se në kushtet kur shteti ka treguar dobësi deri edhe për garantimin e cilësisë së ushqimeve në treg, ky është një shqetësim i bazuar. Megjithatë, nëse shteti sot nuk garanton deri edhe cilësinë e akullores mos vallë zgjidhja është të mos prodhojmë më akullore?! Këtu shtrohet çështja si do zbatohet një ligj i mirë nga qeveria dhe jo ajo e kundërshtimit të një ligji të keq si ai i vitit 2011 miratur nga qeveria e PD. Ç
ështje që zgjidhet me bashkëpunim dhe jo me kundërshtim. Nuk është një ligj i mirë për importin e mbetjeve ai që ja hap shtigjet mafias për kontrabandimin e plehrave. Aq më pak zbatimi me rigorozitet i këtij ligji, por shkelja e tij. Por i takon shoqërisë civile të investigojë nëse barrierat e vendosura nga qeveria për mos kontrabandimin e plehrave nën maskën e mbetjeve, janë ato që ajo thotë se janë dhe, nëse janë të mjafta apo jo. Arroganca është e papranueshme për të gjitha palët.
Mendoj se skepticizmi i bazuar i shoqërisë civile, nuk duhet të shërbejë edhe si shkak për rrënimin e industrisë së riciklimit që është po ashtu e rëndësishme për ruajtjen e mjedisit. Dhe është akoma më e pa pranueshme që PD e cila, kur qe në pushtet, miratoi një ligj që lejonte deri edhe importimin jo të mbetjeve por tamam të plehrave që duheshin djegur apo groposur duke ndotur mjedisin, të tolerohet për t’u shitur si kampione kundër imporit të “plehrave”, të tolerohet që një çështje të tillë ta keqpërdorë politikisht për qëllimin e saj, largimin e Ramës, ndërrimin e qeverisë dhe sabotimin e reformës në drejtësi. Koha ka provuar se kauzat e përbashkëta me Berishën janë fatale jo vetëm për Shqipërinë por edhe për ata që aderojnë në to. Kjo është tashmë aksiomatike.
E sa për atë që nuk kthehet më Berisha kjo është versioni i genjeshtrës së tretë historike të PD. E para ishte, në nisje të tranzicionit, se Berisha ishte demokrat dhe solli demokracinë në Shqipëri. Gënjeshtra e dytë qe ajo e hedhur në vitin 2005 se Berisha “ka ndryshuar” se nuk ishte më ai autokrati që i bëri gjëmën Shqipërisë në vitin ‘97. Janë dy gënjeshtra që i kanë kushtuar shumë Shqipërisë. E treta gënjeshtër është kjo e sotmja, se gjoja Berisha ka ikur dhe nuk e drejton më PD dhe se nuk vjen më në pushtet.
E vërteta është se Saliu nuk ka ikur, nuk e ka lëshuar për asnjë sekondë timonin e PD. Dhe nuk do ta lëshojë kurrë. Përralla se “ka ikur” është një farsë e turpshme por dhe pohimi se edhe berishistët e shohin që kohëzgjatja e tij në lidership nuk justifikohet nga asnjë parim i demokracisë. Se largime të vërteta janë ato të Toni Blerit apo Kamerunit, që tashmë nuk kanë më asnjë ndikim në partitë respektive.
Berisha e di këtë dhe, si mashtrues me përvojë që është, vendosi ta pastrojnë lidershipin nga Berisha duke përdorur si lavatriçe Lulzimin. A duhet ta gëlltisim një mashtrim të tillë që më ngjason me larjen e parave të pista? Ata që e gëlltisin kanë nevoja që shkojnë përkundër të vërtetës. Si në përrallën daneze ku edhe pse e shihin qartë mbretin lakuriq, oborrtarët mburrinin rrobat e mbretit. Dhe kthehet në pushtet Berisha, kthehet i nderuar koleg!
Ai nuk rri në SHQUP që t’i bëjë garniturën e opozitës Ramës. Rri për pushtet. Ditën e rënies nga “fiku” është betuar të punojë 24 orë në 24 orë për këtë qëllim. Ndaj mund të kthehet një ditë i fshehur prapa një tjetër kostumi a fytyre. Si prapa Lulit sot. I fshehur prapa një koalicioni. Për ta drejtuar qeverinë dhe kukullat që mund të vendosë nga shtëpia a vila në Lalëz. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Sepse e tillë është struktura e PD.
Ajo është një parti e Berishës që nuk ekziston dot pa të. Ndërsa Berisha është padrinoja i PD. Dhe pengesa më e madhe që ky autokrat të realizojë amokun e tij për pushtet, është “i korruptuari” Rama dhe reforma në drejtësi që ai mbështet i mbështetur edhe nga SHBA dhe BE. Prandaj në dyluftimin Berisha-Rama, që është sot dyluftimi real politik në Shqipëri, jam me Ramën kundër Berishës. Jam për largimin e Berishës. Gjë që e mundëson vetëm drejtësia!”, shkruan Stefani.
Nuk i heq dhe nuk i shtoj as edhe një presje kësaj analize të z. Andrea Srefani. Berisha duhet zhdukur nga politika. Rrugë tjetër nuk ka.
te shkretet ju, socialistet e plehrave…ju ka ngel ora te Saliu ne nje kohe qe kanceri LSI ilir meta dhe edscobar Hashashi po ju merr per budalle te lindur….
Ok Andrea ok kur ishe ne opozite qe derdellisje per pasurite e femijeve te Berishes, po sot ne pushtet cfare te pengosh te provosh se i kane vene pasurite ne menyre te paligjshme. Rama kontrollon ILDKP dhe Agjensine e pastrimit te parave dhe per rrjedhoje i ka te gjitha mundesite ti kontrolloje dhe veproje por nuk e ben. Se do ta fale ? Nuk besoj. Gjasat jane te keni genjyer si genjeni per plehrat qe kur donte ti sillte Berisha ishin helme dhe mafia kurse sot qe do ti sjelle Rama jane ilac dhe dobi. Je thjesht i neveritshem.
I shkreti ty ose e shkreta ty qe vazhdon akoma ison e Saliut? Problemi eshte qe duhet te filloje nga i pari e pastaj te tjeret pas tij. Iliri e plote te tjere pas tij…..
Nuk shikoni qe kane kaluar me shume se 20 vjet dhe po prape ne vend Shqiperia. Sepse ka ca njerez qe te vrasin per emra personash qe ja u kane shpifur jeten popullit shqipetar. Gjithmone ka nje fillim . Mos i shikoni ceshtjet nga nghyra politike po shifni njerezit e duhur qe bejne vertet pune per popullin, pamvaresisht se nga njehere qe te realizosh dicka duhet tu thyesh turinjte disave te tjereve….. E mbaj mend Saliun me kulunine kur erdhi per here te pare ne pushtet tha: “Besoni per 20 vjet Shqiperia do behet lule”. …. ‘
O Timo!
Nuk shihet realiteti sic e shikon ky debil Stefani.
Te dyja partite ,sebashku me LSI tre e kane mbaruar misionin e tyre zhvates.Duhet nje brez i ri politikanesh dhe jo bythelepiresish sic eshte ky Stefani.
Me kurve se ky Stefani qe i rinte Tacit pas bythes ,nuk ka.
Ky i bythlepinte bythen Taci Oil,sepse i jepte ca karburant free dhe ca pare.
Ky eshte servil dhe i pandershem dhe i pabesueshem.
Po ti dhe ca tifoze teveqele te se majtes besojeni.
Une nuk i besoj as Rames dhe as Bashes a Saliut,por do te me vinte mire qe ne Shqiperi te vinte nje brez i shkolluar te rinjsh,jashte,pa bythlepirje alla shqiptare dhe servile.Tifozin beheni me futbollin,por jo me fatet e vendit.
Per 25 vjet e kane bere nje dore ate vend dhe e kane grabitur dhe masakruar.Kurrvat tane politikane dhe bythelepiresit analiste dhe servile,qe smund te ndryshojne opinionin ne kete moshe pensioni si Stefani.
E kam thene dhe po e perseris :Analiostet shqiptare ,jo te gjithe pak jane serioz ,jane me te keqinje se vete politikanet qe na drejtojne .Me qe shpallem shtetin demokratik te gjithe e hapin e mbyllin gojen si te ishte rruge kalimi e jashteqitjes njerzore .
Dje na the se komenton si komentues i “pavarur” dhe te “besuam “.
Te pakten A. Stefani nuk eshte hipokrit siç je ti dhe SHQUP-i i tere.
E keqja juaj eshte se hiqeni si demokrate dhe jeni me komuniste nga komunistet.
Ju ka ngelur i trasheguar nga ish komunist diktati mbi PARTINE se mund
te jete aktuale ajo qe thuhej per Leninin : Kur themi SALIU nenkuptojme
PARTINE dhe kur themi PARTIA nenkuptojme SALIUN.
Besoje se kete nuk mund ta mohoshe se e dine 100% e shqiptareve.
Komunistet kishin primare ne demagogji qe e keni dhe ju.
Kur thua se Lylzim Basha ben nje opozite krejte ndryshe ne keto 26 vjete
me vjen per te qeshur se me ngjan si kjo kur thua se je komentues i pavarur.
Kete e shohin gjithe shqiptaret se SHQUP-in nuk e drejton Lylzim Basha ,
po Sali Berisha edhe A.Stefani kesaj i ruhet ,se nese largqofte vjen ne pushtet
SHQUP-i , Saliu nuk do vije i fshehur pas ndonje kostumi
si ha frike A.Stefani , po une jam i bindur se do jete ai vete pa kostum ,
lakuriq pa fshehur asgje do ti menjanoje te gjithe dhe do do mare pushtetin .
Dhe do jete fatale per shqiptaret se do jete hera e trete qe do shkateroje
Shqiperine dhe them me plote gojen se mire do tu behet shqiptareve.
Atehere do vertetoje ate thenien popullore : ma hodhe per here te pare
harram ty se te besova , ma hodhe per te dyten here ,prap harram ty se prape
te besova , po kur ma hedhe per here te trete te lumte bytha se jam une idiot.
Paragrafin e fundit nuk e kuptova se per ke e ke fjalen se kamanisti me i
devotshem per PPSH-en ka qene SALI RAM BERISHA.Dhe prap ka ngelur kamanist
si ta thashe edhe me siper nuk ka ndryshuar.
Nuk do bej nje koment per shkrimin e gjate e te merzitshem te bolshevikut te gazetarise shqiptare,Andrea Stefani,qe perserit ka shekuj e shekuj te njejtat gjera.Cdo shkrim i tij ,duket sikur eshte copy paste e shkrimit pararendes.Do te ishte idioteske te merreshe me fiksimin e Stefanit,i cili eshte bere legjende tashme.
Ajo qe me duket me interes dhe per ta ndare,qofte edhe me trushpelaret e ketij forumi te nderuar te zotni Bazes,ka te beje me nervozizmin qe ka shkaktuar tek bashibozuket mediatike te Rames,Lulzim Basha.
Po c’hyn Lulzim Basha ketu ?! Kete pyetje,dhe me te drejte,mund ta beje cdo naiv.
Hyn qe cke me te!
Arsyeja eshte kjo : Lulzim Basha po ben nje opozite krejt ndryshe,nga c’eshte bere keto 26 vite demokraci.Eshte e paprecedente kjo opozite e Bashes.E paprecedente ne te gjitha kuptimet me te mira te mundshme te fjales.
Nuk dua te merzis askend,duke dhene arsyet se pse,qysh e tek.Po jap vetem nje.Vetem nje:
Lulzim Basha po ben realitet ate cka ka thene Edi Rama qe kur erdhi ne krye te PS-se e qe kur u be lideri i opozites ne 2005.Ate kohe,per ata qe e kane harruar,slogani i Rames ishte: nje politike e re,qe do t’i jepte fund politikes se vjeter!
Shume u mrekulluan,po kaq e besuan.Media dhe shoqeria civile,ne mase te madhe,e popullarizuan edhe me shume.Poashtu,shume nga nderkombetaret,paten te njejten pritshmeri.Megjithese sjellja e tij ne opozite,sidomos me protestat e dhunshme per hapjen e kutive,qe kulmuan me protesten e pergjakshme fashiste te 21 janarit,deshmuan fallcitetin, Edi Rama,prapeseprape ia arriti te ruante deri diku pritshmerine tek nje pjese e mire e shqiptareve,si nje politikan i i nje “politike te re”.
Por,gjithcka u permbys shume shpejt, sapo mori pushtetin.Aq shpejt ndodhi kjo,sa te duket e pabesueshme.
3 vitet e qeverisjes Rama,jane 3 vitet e qeverisjes me te keqe ne keto 26 vite.Nuk ka njohur historia e politikes shqiptare,nje degradim kaq te shpejte dhe te gjithanshem ,qe ne mandatin e pare,te ndonje qeverie.Rasti i qeverise Rama,eshte rasti i pare.
Keshtu,ne syte e gjithe shqiptareve,Edi Rama,doli si politikani me i keq i “politikes se vjeter”.Si politikani me i korruptuar i “politikes se vjeter”.Si politikani me i inkriminuar i “politikes se vjeter”.Si Kryeministri me i korruptuar dhe i inkriminuar ne gjithe historine politike te pas nentedhjetes.
Diskretitimi i Rames,ne syte e opinionit publik,eshte spektakolar.Askush nuk do ta besonte nje gje te tille 3 vite me pare.Madje as kundershtaret e tij me te eger.
Te gjendur para ketij fakti,mbeshtetesit e tij,sidomos bashibozuket mediatike qe e kane propaganduar me kaq zell per vite e vite me radhe,jane zene ne befasi.
Keshtu ne pike te hallit,ata kapen pas te vetmit shpetim-mallkim te tyrin: pas Sali Berishes.Jo pas atij te vertetit.Por gogolit Berisha.Them keshtu,sepse gogoli Berisha eshte krijese e tyre.Kete krijese e besojne turmat e majta.E me te i frikesojne ato.
Mirepo,u del dicka nga skema .U del Lulzim Basha.Lulzim BAsha,qe po sipas tyre eshte krijese e gogolit Berisha.Qe logjikshem do te thote se eshte,ne mos me i keq ,te pakten njesoj si “babai” i tij.
Mirepo akoma,kjo krijese e gogolit,po ben ate qe propagandonte vete Edi Rama: po ben nje politike te re,krejt te ndryshme nga politika e vjeter.Ate qe Edi Rama e thoshte me fjale,Lulzim BAsha po e ben realitet me vepra,me sjelljen e tij politike si opozitar.
Pikerisht kjo sjellje e Lulzim BAshes,kryetarit te Partise Demokratike,liderit te opozites, i ka coroditur krejt bashibozuket meditatike te Edi Rames,te cilet mundohen ne cdo menyre ta shmangin ne shkrimet e tyre.
Por,me qarte,kjo coroditje e gazetareve te Aleances se Qelbesirave del ne pah,kur flasin per te.
Dhe e dini c’thone bashibozuket mediatike te Rames per Lulzim BAshen?!
Thone gjerat me kontradiktore qe mund te thuhen. Nga njera ane thone qe,Basha eshte nen kontrollin e Berishes.Me ane tjeter,tallen,apo me sakte bejne tallesin,me pafuqine e Lulit per te bere opozite,me opoziten e tij te flashket.Bile shkojne deri atje,sa e quajne opoziten e Bashes inekzistente…!!!
Tani ,kush eshte ai bir nene apo bir kumlle,qe te me shpjegoje,sesi nje opozite qe na u drejtuaka nga Sali Berisha te na bekesh njo opozicion te tille te bute prej hollandezesh,e te mos bekesh nje te tille sic BErisha di t’i beje,e qe te te gjithe e dime sesi i ben??!!!
He de,po e perseris edhe njehere pyetjen: kush eshte ai bir nene apo bir kumlle qe te ma shpjegoje kete paradoks?!
Keshtu pra,tmerri i ketyre bashibozukeve mediatike si Muci,Stefani &co,nuk eshte Sali Berisha.Pavaresisht se bertasin me te madhe per kete.
Nuk eshte Sali Berisha,jo!
Tmerri i tyre eshte Lulzim Basha.
Eshte fryma e re qe ka futur ne politike Lulzim BAsha.Eshte politika e RE e politikanit te RI ,Lulzim BAsha.Kete here prej verteti dhe e faktuar ne sjelljen politike konkrete.
Ata e shohin,te gjithe e shohin,nuk ka shqiptare qe te mos e shohe,se c’kontrast i madh eshte mes Lulzim Bashes dhe Edi Rames.Mes frymes se re qe ka sjelle ne te berit opozite dhe politike Lulzim Basha,dhe frymes se vjeter,te qelbur te gerbulshit , Edi Rames.
Por,ajo qe i cmend,mbi te gjitha,para e pas se gjithash,ajo qe i kop,qe i plas, te gjithe keta,sidomos fshataro-analistin Muci dhe bolshevikun e perhenur Andrea,ka te beje me faktin se Lulzim BAsha ka bekimin e … Sali Berishes…!!!
Kete,ata nuk mund ta kaperdijen dot.Nuk e kuptojne mbase(kjo,nese besojne me te vertete ne ato cka thone per Berishen).Por,jo vetem ata.Por edhe shume te tjere socialiste,te trushpelare ka 25 vite me gogolin Berisha,e kane te veshtire te kuptojne dhe pranojne,qe hollandezi yne,ky Lulzim Basha qe po ben opoziten me civile,me demokratike,me europiane qe ka njohur Shqiperia kete cerekshekulli demokraci,te kete bekimin e … Sali Berishes…gogolit…!
Besoj qe ka ardhur koha per nje kendellje tek mavrinjte e shkrete.Kane mbi 70 vite qe po trushpelahen nga e njejta makine propagandistike kriminale – 45 vite trushpelarje nga baballaret e 25 nga bastardet e tyre – qe krijon gogole per te trembur dhe mbajtur nen kontroll te mjeret.
Nese ndonje njeri kerkon te dije se cdo te thote te zhgrapesh dhe tjeresh llafe pa fund dhe pa asnje permbajtje,kete mund ta mesoje ne shkrimet e sterzgjatura te ketij grafomanit me nick-name Skypion.
Politika e re e Lulezim Bashes -thote ky.Po ku eshte kjo politike e re?
Skypioni thote se ndryshe nga Berisha,ky na qenka “i bute”.Me se pari me kete teze pranon qe Berisha eshte nje egersire,dhe i vjeter.Ndersa kjo gjoja politike e “bute” e Bashes,e ka nje shpjegim.Ai e provoi dhe politiken e “forte”,sipas mesimeve te Berishes,por deshtoi ne te gjitha “mitingjet” gjoja paqesore,por qe shpresonte dhe i nxiste per dhune.
Tani i detyruar nga braktisja e popullit, i eshte kthyer politikes se shpifjeve te Berishes nga katedra e SHQUPIT, dhe qe Skypioni kerkon ta paraqese si “politike e re” e Bashes qe e tremb maxhorancen.Hahahhahah….Te shkrihesh gazit.
Bashen me kete politike te “re” nuk e besojne as ata qe ka ne hyqem ne SHQUP,e jo me populli!
Edhe dicka tjeter Skypion.Na brockullit gjithmone per “diskreditimin e Rames” ne popull,”korrupsionin e tij te madh” e tj.e tj.Por nuk na thua ne kete hartim asnje prove konkrete.Ku?,Si? Skypion!!
Korrupsion dhe krime jane ato te babait tend shpirteror S.B dhe birit te tij L.B Skypion.
Te te kujtoj vetem disa me te fundit qe SB-ne dhe LB-ne i lene pa gjume:
Vjedhja e 220 mil.€ ne rrugen Durres-Kukes,dhe mbyllja e gjyqit me procedure
Shitja dhe vjedhja e parave te municioneve.
Afera e Gerdecit me te birin e SB-se me pasoje vrasjen e 26 veteve,plagosjen e 300 te tjereve dhe demet dhjetra mil.€.U be dhe film dhe liber kjo histori Skypion,e di?
Vrasja e 4 protestuesve paqesore,te pa rrezikshem,te pa armatosur,jashte territorit te godines dhe plagosja e dhjetrave te tjere me 21 Janar.
Falja e 325 km/2 det per interesa elektorale Greqise nga SB dhe LB.
Vjedhjet e naftes me Rezar Tacin…
Privatizimi korruptiv e OSSH-se
……………………e tj,e tj,e tj….
Ku mbarohen krimet tuaja mbi kete vend mor plere,qe ti kerkon ti mbulosh si oktopodi me ate lengun blu qe leshon kur e sheh vehten keq.
ha mut te sherohesh.
Ahahahaha sa kom qesh. Shkrim i paster satirik te skypion.
Nuk lodhem se perserituri.Respekte dhe faleminderit Andrea!!!!
z Andrea kerkon serisht te perfitoj nga z Rama banes si i pastreh ashtu si e perfitoj ne kohen kur z Rama ishete kryetar bashkie…prandaj z Stefano mos bej rolin e viktimes se nuk ka shqiptar qe nuk te nje. .
Va fa … Stefan ke mbaruar dhe ti njeri i kuzhinave te shkolles se partise. Meru me te sotmen o injorant komunzmi jo me te djeshmen se keshtu si je je bere mister fakti qe i ke para syve po sdo ti shohesh. Ik o lanet i neveritur se i ze buken ne fyt njerezve qe te shikojne ne diskuret e tua sa qesharake aq te neveritura. Nena parti te ka mesuar te hash te pish te flesh me neverine bashke. Po gruaja si ta jep o i zi ne darke kur fle se ma do mendja dhe ajo neveritet me ty.
Analize e drejte, si heq asnje pike. Skypjon je jasht-tokesor,, ose i perket nje thundrrakeve qe zbresin malore me frena dore e ju ushqen serbi. Per sa i perket ligjit per industrine e riciklimit, rames i duhet dhene shansi te provoje veten. Ajo qe ju be arvziut me protestat kunder shkaterrimit te armeve kimike te sirise ne shqiperi ishte skandal dhe rrezikoi marrdheniet e shqiperise me ameriken qe eshte garanti i vetem qe ne mund te kemi nje shtet modern, jo anadoll komunist apo zogist si deri tani. Shteti berishes eshte specie klasifkimi me vete qe vetem serbet mund te tregojn se kujt i perket. Edi rama ka pasur rezultate deri tani, le ti japim nje shans dhe ta provojme edhe me ligjin e riciklimit.
O Selim demokari! Marrte Salih Karaxhici nga ditet e tua!
I lexoje me shume interes shkrmet e Andreas,eshte i vetmi analist,qe flet dhe shkruan realitetin. BRAVO te madhe zoti ANDREA.
Ik o skpion se nje koker gomari qe flete pallavra se analisti andrea stefani ka te drejte po ty zotri nuke te ka rene ne kuriz sali berisha me te pjellet e tije ,po kur te te biejre do ta shohim si do flasesh,si duket ty te kane mbaruar parate qe te ka dhene sala prandaj e mbrone po sala eshte kriminel si milloshevici te vrete naten dhe te qane diten bashke me lulin djalin e enverit
Si te gjitha shkrimet e A.Stefanit, edhe ky eshte i persosur; i sakte, i argumentuar dhe me nerv.
Lum Andrea, sa e duan grate!!!!
Andrea je nje gazetar shume professional per sa ke shkruar me larte per sali kafshen te pergezoj.
Epoka e kapterave filozofe.
Plera te qelbur, shurra te politikes.
Duhet zhdukur Salua dhe Ramuti qe ricikloi mafien e Metes.
Andrea Stefani eshte nga ata te paktet qe e ka kuptu se e keqja mbarekombetare eshte Sali Berisha..!
Ne kete 100 vjeteshin e fundit nuk mund te gjesh nje sikur ky qe i ka sjell kob e vaj vendit, kaq shume te keqia, dhe qe rrezikojme te na kethehet perseri nga budallalleku yne i pafund , nga neglizhenca e naiviteti qe na karakterizon..! Prandaj te hapim te gjithe syte qe kete MONSTER SHEKULLORE, ta paralizojme, ta diskreditojme duke ja permendur gjithemon te keqiat e pafund qe i ka sjlell kombit ne pergjithesi..!
Ky do goditur 24 ore ne dite..!
Zoti Stefani , komplimente . Mos u ndal…!
i marrshi te keqen Edi Rames ,ai do te fitoje dhe zgjedhjet e 2017-es.luli vodhi sa deshi boll me tani
vemjet e majta po terbohen. Zila per kulturen e Bashes dhe dallimi i madh qe ai ka me halabakun injorantin te pa shkolin Edi Rama eshte aq. thelle se jane marrosur fare. Askush nga gazetaret e djathte nuk del te mbroje Berishen, nuk ka nevoje ai. ta mboje askush. Shikoni Ramen paguan nje taborr sahanlepresish per t’u mbrojtur, disa gazeta d perseri jane te mundur. Le. blejne pushetin, le te eprdorin drogen, krimin perbtanmbajtur peresi pushetin . Edi Rama dhe paauesit e tij politikane te papaergjeshem rrugesh do te bredhin. Nuk i hane dot parate e vejdhura. Sa per Sali Berishen e keni kot. Ai ketu eshte dhe ketu do jete dhe pusheti moral i tij sa vjen e po rritet. Askush ne keto 25 vite nuk ka bere sa ai per kete vend. Sot Rama po mburrej se u ndau disa tapia falas, por Berisha deh PD undha token qe po e punojne prej 25!vietsh.
cdo parti tjeter mundet te vije ne pushtet po saliu dhe pd jo.
In k po fa il mundimin te shkruaj per analizen
Se Pune komunista sigurimsash
Po ca i paska Bo merua me ate foto Andreas
E paska nxjerre si lugat si i marre.
Bo cfare i ka Bo merua me te foto Andreas
E paska nxjerre si te marre.
Ne SHQUP duket qe ka nje ekip qe lexon dhe komenton-i paguan Lulushi me ore pune……Liri
Ky skupjoni, eshte me fashiste, se sali berisha dhe hajduti hollandezo shqiptari Lulezim Basha. Ska dite qe ky maskara me emrin skupjon, pore dihet se eshte artan hoxha , ose ish sekretari i rinise shqiptare tropojani, …….. sme kujtohet emr, pore kushdoqofte,E. Vetem se mbrojne nje krimnel si sali berisha dhe i thurin hymne nje kukelle te sali Berishes, sice eshte Luli, duhet diskredituar dhe deshkuar, sepse jane keta mostra qe duke mbrojtur kriminele e hajdute, vraseses e mashtrus, si berishen me shoke, duan ta shikojne shqiperine, simose me keq, ashtu si e la Saliu, vendin me tme krim dhe koorupsjon mete lartin ne evrope.
Bravo çuna, shkruani kunder Andreas se ky po na prish punë. Duhet të ndjekim “taktikën e qenit”, shumë qen e hanë me lehte prene, se kur jemi te vetmuar. Jo vetem eksponentet e PD dhe farefisi I tyre, por te gjithe te interesuarit qe te vije Luli im ne pushtet, perfshire edhe sherbimet e fshehta te huaja qe u kemi bere qefin sa herë, duhet te mobilizohen me ç”te munden. Rama po sulmon mua, une jam PD, PD eshte Shqiperia, athere kuptoht qarte qe Rama eshe kunder Shqiperise