Konferenca “Sfidat ekonomike të migracionit dhe integrimit brenda projektit europian” solli në Tiranë ish-kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder, i cili në fjalën e mbajtur në këtë takim u ndal tek sfidat aktuale të Bashkimit Europian.
Shrëder kërkoi nga vendet kandidate që të mos demoralizohen nga dalja e Britanisë së Madhe.
“Ne jemi duke përjetuar një kapitull që shkon përtej aspektit politik. Kjo është në thelb një krizë strukturash, shtuar këtu edhe faktin që rrezikun që i kanoset ekonomisë botërore nga luftërat në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Nuk duhet të harrojmë një gjë: integrimi europian vazhdon të mbetet një bekim për Europën dhe ju jeni pjesë e saj. Të gjithë përfitojnë nga avantazhet e stabilitetit që ofron unioni. Ky është një sukses i BE-së dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi ai.
Shrëder shtoi se nëse Bashkimi Europian kërkon të ekzistojë në mënyrë të suksesshme, atëherë ai duhet të rritet ekonomikisht dhe politikisht si një i tërë.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Ai vuri theksin tek sfidat me të cilat përballet rajoni ynë dhe në lidhje me krizën e refugjatëve ripërsëriti se pozicioni i vendit tonë është ai i shprehur edhe në takimin e Vjenës pak ditë më parë.
Kemi nje Krye….. njesh…. si per Politiken e brendshme dhe ate te jashtme…..
Edhe nje zet vite… me z. Edi R.
Kjo vizit nuk me pelqen!
Gerhard Shryder ka aleanc me Putinin ka birsu nje fmi ruse dhe eshte perfaqsus i nje kompanije ruse ne Gjermani.
Me gjas Putini ja paska msy Shqiperis.
Edi Rama kubdes
E paska bere nje event tjeter megallomani ku fillon e flet budalliqe me ore te tera, e gjitha e sponsorizuar nga taksapaguesi shqiptar.
se pari, i tregoni publikut se ku punon dhe per ke punon ky ish-kancelar..sa e paguan Putini…pse pikerisht pas marrveshjes se plehrave Itali-MAFJA rAMA ky takim i pakuptimte dhe i shpejtuar…..
Rama e ka qejf sportin e grirjes se sallates. Vetem pune nuk ben.
nese SHqiperia hyn ne Europe, vetem sipas modelit Anglez, se perndryshe u beme skllever te burokracise se ndonje dopjodyshi ne Bruksel