Për herë të parë në vendin tonë një parti politike është dënuar nga gjykata për ndotje të mjedisit. Gjykata Administrative e Tiranës ka shpallur sot vendimin mbi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e gjobës së Bashkisë së Tiranës për dëmet që shkaktuan protestuesit demokrate në tubimin e dhunshëm të 8 dhjetorit, duke e shpallur atë fajtore për ndotjen e ambientit dhe trotuareve.
Gjykata në përfundim të shqyrtimit të kësaj ankese ka vendosur të pranojë pjesërisht gjobën, duke lënë në fuqi dëmet e shkaktuara për ndotje e ambientit, qqugeve dhe trotuareve nga protestuesit e PD.
Konkretisht Gjykata e ka gjetur të drejtë gjobitjen që Bashkia e Tiranës i ka bërë subjektit politikë, Partia Demokratike për ndotjen e ambientit të përbashkët dhe pronës publike. E përkthyer në vlera monetare, PD do të paguajë 20 mijë lekë te reja.
Por pavarsisht vlerës, kjo gjobë mbart një simbolikë të fortë që e shpall PD-në si forcen e pare politike ne vend qe gjobitet si ndotëse e qytetit të Tiranës.
Burime nga Bashkia e Tiranës kanë bërë me dije se pjesa tjeter e vendimit, ajo per demet materiale qe protestuesit e PD i shkaktuan qytetit, do të ankimohet prej saj në shkallët e tjera të gjyqësorit. Bashkia e Tiranës gjobiti Partinë Demokratike me 163.7 mln lekë për të gjitha dëmet që protestuesit demokratë shkaktuan në prtotestën e 8 dhjetorit.
Si more vetem ndotje ambjeti?
Ndotje po shkaktojme ne te tjeret cdo dite, kta shkaterruan vendin !! e harruat si donin ti vinin zjarrin bunkerit? qe thyen e hodhen poshte ctu dilte para? e pse? sepse keshtu donte lideri legjendar Berisha!!
Ata duhet te denoheshin nje me nje dhe PD te kishte marr nje gjobe te rende qe tmos i shkonte me mendja per vandalizma te tilla!
Gjoba prej 163,7 meleon u zbyth vetem ne 200 mije lek te vjetra aq sa prish une vetem naten e se premtes.
Erioni e mori kastarvecin qe i pat cuar Luli.
Thuajse e kisha harruar kte ngjarje.. Shoh fotot dhe nuk e besoj dot qe ka ndodhur vetem para disa muajsh.. e tmerrshme !
Nje turme ku numri i te rinjve ishte shum i madh, por qe synim kishin vetem te shkaterronin. Kjo eshte rinia qe po rrisim? Kjo eshte e ardhmja? Te rinj qe ekzaltohen duke shkaterruar qytetin e tyre?? Mjere keta cu beri PD-ja..
Ata jane thjesht halabake,c’rini po thua ?
Eshte verte per tu cuditur !
Nje gjykate qe denon PD..kohe te arta po vine me duket..
Joo mos e denoni kaq shume PD-ne !
Cjan kto 20 mij lek? Ata nuk bene asgje vec se shkaterrun Tiranen me aq sa kishin mundesi.. 20 mij jane pak..
shume shume pak !!! Vetem kur mendoj cka bere PD gjith keto vite dhe cfare vazhdon te beje akoma, mendoj se nuk ka denim gjykate ti mbuloje te gjitha. E cuan shqiperine ne limitet e saj dhe sikur te mos mjaftoje shkojne e dalin edhe ne protesta ku dine vetem te shkaterrojne.. nje here te vetme nuk bene dicka paqesore po vetem te demtojne dine !
Mjere ne!