Bregu kundër Bashës: Reforma në Drejtësi rol kyç për Integrimin në BE. Koha për hapjen e negociatave tani

26 Shtator 2016, 11:08Politika TEMA

Kryetarja e Këshillit të Integrimit Majlinda Bregu gjatë tryezës për hapjen e shkollës verore evropiane tha se Reforma në Drejtësi është kyçe për integrimin.

Njëherësh në kundërshtim me qëndrimin e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe gjithë lidershipit të partisë që kanë bërë thirrje në drejtim të BE që të mos hapin negociatat për anëtarësim me këtë qeveri të kryesuar nga Rama, ish-ministrja e Integrimit ka deklaruar se është pikërisht tani koha për ti hapur negociatat me BE.

Bregu theksoi se rekomandimet e BE-së janë prioritare për vendin.

“Integrimi në BE varet nga performanca jonë. Një monitorim më i madh gjatë negociatave, do kontrollonte më mirë qeverinë. Rekomandimet e BE janë prioritet për vendin tonë. Çelja e negociatave është domosdoshmëri për Shqipërinë.

Reforma në Drejtësi, mundësi për të shkuar në BE. Duhen forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve që do punojnë në këtë proces. Hapja e negociatave me BE, koha e duhur tani” theksoi Bregu.

2 komente në “Bregu kundër Bashës: Reforma në Drejtësi rol kyç për Integrimin në BE. Koha për hapjen e negociatave tani”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Mire moj mire po ato 7 milion ne musj qe fiton seicili nga ju
    E populli ska buke te haje
    Kesaj cfar ti themi.asnjeri nga ju se do integrimin se nuk vidhet aq kollaj pastaj.

  2. Gezim says:

    Mire, qe del dikush me mendje te kthjellet nga PD..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje