PD dhe Lulzim Basha nuk lënë ngjarje pa reaguar dhe e politizuar.
Madje edhe për ngjarje ordinere apo aksidente.
Sot p.sh Lulzim Basha ka reaguar për aksidentin e mbrëmshëm në Kamëz, ku u përplasën 3 punonjës policie.
Edhe pse nuk kanë lënë polic pa akuzuar si kriminel, Basha këtë radhë shpreh ngushëllime dhe thotë se fajin për këtë aksident e ka qeveria.
“Ngjarje jashme mase tronditëse ajo mbrëmë në Kamëz, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj. Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.
Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në cdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.
Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri,” thuhet në deklaratën e Bashës.
Ky eshte “Letyre me e Ndyre” se Kac Islami.Vini re dhe me plehrat !! po del gjoja se eshte kundra importit te tyre!!!.Po keta kur ishin ne pushtet talleshin me shoqerine civile.Kam qene vete deshmitar ne KQZ ,ku Ristani i Organizativit te PD mbajti qendrim mosperfilles ndaj protestes se shoqerise Civile.Nje mender jane te dy palet.Po Lulka eshte i vecante ,po ti kerkosh gje ,thote gjithmone PO si ata kuckat qe te mbajne pezull!!!
Po ky mendon se edhe keto zgjidhen duke ardhur PD-ja ne pushtet? Me siguri te behet perseri ose Muli minister, ose nese nuk pranon Muli, te behet Kac Islami, se ai u thyen kafkat krimineleve.