“Ja përse e quajta “lëtyrë” Kastriot Islamin”

26 Shtator 2016, 08:56Politika TEMA

Nga Arben Llalla

Kur kam shkruar për “Lëtyra Kaç’ Islami” nuk pata parasysh deklaratat e tij politike, por veprimet që ai ka bërë në dëm të kombit shqiptar. Më 22 dhjetor 2004 në Tiranë ministri i jashtëm i Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje me ministrin e Federatës Serbe dhe Mali i Zi, Vuk  Drashkoviç, ku Republika e Shqipërisë e njihte Kosovën territor të Serbisë. Atë periudhë pati shumë reagime të ashpra ndaj veprimit të paprecedent të ministrit Kastriot Islamit.

Shumë intelektualë shqiptarë reaguan me letra të hapura. Në atë kohë për turpin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga Kastriot Islami reaguan ashpër ministri i mbrojtjes Pandeli Majko dhe ministri i drejtësisë Fatmir Xhafaj.

Historia nuk fal, faktet janë kokëforta dhe përballë çdo lloj politikani, intelektuali apo akademiku duhet të përkulet para tyre.

Më poshtë po sjellim reagimet e personaliteteve te ndryshme pas kësaj ngjarje të pazakontë:

Letër e hapur intelektualëve dhe kastës politike të Shqipërisë:

Logjika e profiterit

Shoqëria shqiptare këndej e andej murit tragjik, duhet t’i kuptojë sinjalet se të merresh ende me veten, do të thotë se nuk mendon për të ardhmen e brezave. Shpesh na mungoi guximi dhe lejuam që me fatin tonë të merren të tjerët. Nuk ditëm të krijojmë miq as të krijojmë aleanca. Shoqërisë shqiptare i mungon mendimi i vet politik. Nuk e krijoi elitën intelektuale, as nuk i përkrahu sa duhet vlerat e veta shpirtërore. Pranoi logjikën e profiterit, dhe ky është rrënimi i kodit tonë etik.

“Ji i sinqertë ndaj vetes”, thoshte Shekspiri. Mbi këtë maksimë Xhorxh Oruelli ngriti konceptin e ndershmërisë: shkrimtari (lexo dhe akëcili njeri) duhet të pranojë vetëm të vërtetën. E, e vërteta jonë është dinjiteti. Harrojmë se vjen koha kur duhet të kapërcehet hendeku i krijuar nga padrejtësitë e të tjerëve, që u morën me ne shkaku i pazarllëqeve të tyre. Kjo është çështje e vështirë edhe për popujt që kanë traditë të mendimit politik.

Dokumenti i nënshkruar nga zotërinjtë Kastriot Islami, Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Vuk Drashkoviç, Ministër i Punëve të Jashtme të Unionit Serbi-Mali i Zi, na frikëson se në kurriz të Kosovës vazhdon të bëhet tregti si në të kaluarën. Nuk na habit z.Vuk Drashkoviç, na tmerron gjesti i z.Kastriot Islami, i cili ka pranuar që Kosova të shikohet nën ombrellën e Unionit Serbo-Malazez, do të thotë se në rajonin tonë të mos ketë qetësi. Mu për këtë kërkojmë nga Parlamenti Shqiptar të shqyrtohet gjesti i pamatur i Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z.Kastriot Islami. Kosova, megjithatë, nuk është Afrikë.

Prishtinë, 11.03.2005

Me nderime, Akademik, Ali Podrimja

Luan Mulliqi, drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës

Akademik, Rexhep Ferri

Dr. Basri Çapriqi, kryetar i PEN-it të Kosovës

“Nuk është superskandal, por një tradhti renegatësh”

Sylejman Aliu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami, ka nënshkruar “pa e lexuar” marrëveshjen e Beogradit për njohjen e plotë të Unionit Serbi-Mali i Zi me Kosovën brenda tyre. Në Shqipëri qeveritarët këtë tradhti e quajnë “gabim teknik”, kurse të tjerët e quajnë skandal dhe superskandal, duke u treguar më të butë ndaj tradhtisë! Mos i pyet renegatët, sepse ata shpalohen vetë. Por edhe pas pyetjeve, edhe pas shpalimit të tyre renegatë, pasojat rrjedhin në mënyrën më hakmarrëse. Nuk është hera e parë që konstatohet se qeveria Nano është fund e krye renegate dhe kundërshqiptare. Çfarë duan pas gjithë këtyre fatkeqësive që na kanë shkaktuar?

Duan ta zhbëjnë edhe Kosovën, lirinë e saj dhe mundësinë historike të pavarësisë? Ministri i Jashtëm, i dha me nënshkrim Drashkoviçit se edhe Shqipëria e njeh Unionin Serbi-Mali i Zi me gjithë Kosovën brenda tyre! Tre muaj kjo qeveri renegate e Shqipërisë e mbajti fshehtë këtë tradhëti të pashembullt. Vetëm kur media zbuloi këtë akt renegatësh qeveritarë, u ngritën dhe thanë se paskan bërë “gabim teknik”, kur e kanë nënshkruar. Nuk e paska lexuar?

Si mund të shpjegohet kjo dhe ky arsyetim i këtij diplomati, kur nënshkruaka dokumente të tradhtisë, pa i lexuar fare përmbajtjet e tyre? Rivalët politikë në Shqipëri këtë akt nuk e quajnë me emrin e vërtetë të tradhtisë dhe të renegatizmit, por e quajnë skandal dhe ndonjëri nga ta edhe superskandal. Nuk dihet saktësisht se ç’mendojnë këta kur e quajnë skandal ose superskandal: nënshkrimin e një dokumenti të tillë për interesa ripushtuese të Beogradit, apo e quajnë skandal ose superskandal se pse kjo qeveri mercenare e paska mbajtur fshehtë këtë nënshkrim të palejueshëm në dëm të Kosovës, në dëm të gjakut të derdhur dhe në dëm të të ardhmes së saj?!

 

13 komente në ““Ja përse e quajta “lëtyrë” Kastriot Islamin””

  1. Kola says:

    Ky letyra Llalla, nuk ka gje per te na thene per letyren tjeter Llalla qe qenka kercenuar? Pasi letyra Islami eshte i pademshem, kurse ky i dyti eshte letyre e letyrave.

    1. Ermir says:

      O kol ai letyra qe ti thua eshte i pademshem e ke gabim sepse ai plehra islami duke mbeshtetur familjen mafioze Berisha i ka sjelle dhe po i sjell akoma aq shume deme ketije vendi sa nuk imagjinohen dot.

    2. niku says:

      Eshte thjeshte nje alabak, ashtu sic e njohin gjithe shqiptaret brenda dhje jashte shqiperise, eshte njeriu me i pamoralshhem ne politik, hileqar,mashtrues,i korruptuar. Kultivimi kesaj natyre tek ky mashtrues eshte edhe qendrimi i gjate ne parlamentin e vendit, nje hicgje ka zene vendin e nje tjeteri qe te pakten nuk do ishte si ky, ky nuk perfaqeson shqiptaret por fekalet e tyre,me kete marrveshje qe ka nenshkruar duhet te hapet nje hetim special ndaj ketij burri njemetrosh

  2. Tralala says:

    Fjala letyre I rri mire ketij njeriu. Edhe fjala interesaxhi I rri mire. Se eshte I tille eshte I vogel dhe pa fytyre. Ai nuk ka kaluar nga nje krah politik ne tjetren per parime po per perfitime.

  3. Spartaku says:

    Kaç Islamuti,per kete tradheti duhet te shkoi ne burgim te perjetshem.Mallakastriot gjysem opinge,ngrihet sa me larte,behet minister i jashtem dhe i dhjet kalin duke kaluar lumin.Ky pis njeri si Berisha dhe Basha e kane vendin ne qeli e te bejne veze atje dhe ti hane vete.

  4. Emigranti SHBA. says:

    Ti thuash letyre, eshte shume pake. Eshte e vertete qe letyra eshte pisllek, ne trupe dhe ne shpirte te ketuje renegati. Pore ne rastin konkret, ky eshte tradhetare, armike i shqiptareve dhe me keq i shitjes te kosoves tek Serbia qe i ka shkaktuar aqe dhimbje ati populli. Ky moster pa morale e pa karaker, vazhdon te mbetet, po ai qe ka qene. Kure ishte me PS, per te perfituar politikishte, kerknte tja thyej kockat, Sali Berishes, Tani qe, nga sosjaliste u be demokrate dhe i pine shuren Saliut, ben thirje publike per asgjeimin fizike te Rames. Ky eshte karakteri i ketije karagjozi, qe per interesa politike dhe ekonomike vrete edhe babane. Me cka ka bere ne dem te Kosoves dhe te shqiptareve, duhet ti hidhen hekurat nje ore e me pare, sepse , jo vetem qe stimulon urejtjen ne vend te dashurise, pore ben thirje fasiste dhe kriminale.

  5. sokol says:

    O Arben Llalla, po ti qenke injorant e shkuar injorantit.Ministri Kastriot Islami ka ushtruar detyren e tij si minister i qeverise Nano. Qendrimi i tij eshte qendrimi zyrtar i shtetit shqiptar.
    Pse sot, o njeri i ndyre, del rilindasi Rama dhe nuk njeh (ne fakt bizneset dhe kontratat e lidhura nga kryeministrat e tjere i quan te vetat!!!) asnje qeveri shqiptare para tij, ky nuk eshte faji i Kastriot Islamit. Ndersa njerezit si ti, Arben Llalla, jane shume te rrezikshem, sidomos kur perkrahin ne menyre te peshture njerez te tille si Edi Rama. Ti po zbaton urdherat e tij, sepse ai eshte bere keq nga artikujt e Kastriotit, por edhe nga fakti qe nuk po e perkrahin as gazetaret e pavarur, apo te majte, te cilet nuk mund te zgjyrosin veten dhe vendin e tyre.

    1. enzo says:

      Eshte e pabesueshme qe ka te pafytyre ketu te cilet komentojne ne favor te ketij veprimi super-serbogrekofil…. e pabesueshme ……e pabesueshme ….e pabesueshme o te pafytyre qe po na beni qe te duken lule plehra si plehrat enver dhe edi…..

  6. cudia Shqiptare says:

    Ato pak ose aspak deputete qe ishin pro Shqipetar d m th qe donin te Benin dicka edhe per Popullin i vrau salihaleja ose i degdisen nga munden Si munden Dora e serbosalihut vashdon aktivitetin cuditerisht kur dihet nga gjithe se ky intrigant i felliqur ka bere dhe po Ben krime te panumurta
    Cdo te thote kjo per Rinine Shqipetare qe Turp me te madh ska Nuk Kane gjak keta apo anomalia Dhe fb

  7. Rolex says:

    Letyre je ti more llalla.
    Kastrioti ka marre graden profesor ne France dhe ti surrat gjize ke guximin te vleresosh ate? Ah mjere ti

  8. Shushica says:

    Le të arsyetojmë në mënyrë matematike ..si preferon K.Islami..
    1.Islami ishte, socialist,Përse ishte, kishte ide socialiste , mendonte se nëpërmjet realizimit të këtyre ideve do të ndihmonte të ndërtonte një shoqëri më të drejtë , ku të gjithë të kishin mundësi të barabarta , ku solidariteti, konkurenca , pushtetet do të ishin në një ekuilibër të pranueshëm….Si rezultat K.Islami bëri karierë , u bë kryetar kuvendi , pra figura e dytë e shtetit, u bë ministër , deputet mbi 25 vite …..pra një politikan kariere që mbahet me taksat e shtetasve , dhe konkretisht ka qënë në këto poste i zgjedhur , pra i paguar nga populli i majtë.
    2.Islami u bë , demokrat,…Pra nga e majta u hodh në të djathtën ….Pra paska ide të djathta , ku predominon logjika e konkurencës së egër , e liberalizmit , ku secili pretendon maksimumin e fitimit në një lojë të pamëshirëshme në kurriz të atyre që janë të detyruar të pranojnë diktatin e më të fortëve .
    Atëhere cili je ti z.Islami .i pari apo i dyti ..Sepse të tradhëtosh vetvehten dhe njerëzit që të votojnë do të thotë se ti z.Islami je një njeri pa ide , pa moral , pa bindje , pa formim të qëndrueshëm , pa kulturë .Praktikisht nuk je as intelektual , as fshatar apo punëtor i thjeshtë .Ti dhe një kategori si ti, që për fat të keq nuk janë pak, përfshiheni në atë kategori të papërcaktuar njerëzore që zvarriteni vetëm pas interesave personale , pas pushtetit , pas parasë….Njerëz si ty janë të lindur të tillë .Ata nuk kanë ide , as të djathta as të majta… Ju jeni gati të bashkoheni edhe me djallin , mjafton që të realizoni qëllimin tuaj Unë jam i bindur që edhe të djathtët normalë , pasi të japin dorën nga halli , pas një minute shkojnë për ta larë , sepse kanë neveri nga një qënie si ty..Për ty z, Islami qënia i neveritëshëm nuk është problem .Ti ke qënë , je dhe do të jesh gjithmonë një personalitet egzemplar i ndyrësisë që mund të arrijë qënia humane..Dhe shpresoj që edhe të djathtët normalë , që ndoshta një ditë do të eleminojnë berishofashizmin , do të të flakin si një leckë ……Gjithësesi më fal për fjalorin , nuk është stili im , por ti egziston në këtë mēnyrë , nuk kam çtë bëj ,, nuk gjej fjalë të tjera……Natyrisht politikanët shqiptarë nuk janë engjëj , por ti je i çuditëshëm , je një fenomen i rralllë .

  9. Kaci zi says:

    Nuk Po thuhet qe s’ka titulli ne fizike. Po thuhet qe Kaci nuk ka karakter. Po thuhet qe per leke e karrike Kaci shet atdheun. Po thuhet qe Kaci nuk ieshte burre. Se pasi ke marre gjithcke nga e majta, Kryetar kuvendir, minister arsimi, minister financash e minister I jashtem, perse duhet te ulet ne prehrin e kundershtari? Perse duhet nenshkruar ajo marreveshje? Perse, per burrreri thoni Ju.

  10. ........ says:

    PER veç ENVERIT te ter politikanet shqiptar per ti ber qefin vendeve te perendimit ose fqinjve kan falur territore gjithmon , e din mir qe bota nuk ta fal shkurren e selimit si tek portokallia dhe e ndiejn se me falje trojesh ja bejn vertet qefin te huajve dhe teritoret historikish i falin ata qe kurr brez mas brezi nuk kan hedhur qoft edhe nje push per kte vend e kto troje, te tjeret i kan ruajtur me gjak dhe dobiçet perfitojn dhe i falin ose i shesin teritoret sa ju jepet mudesia si me detin.p,qe ja falen grekut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje