Hipokrizia/ PD i bashkohet protestës së shoqërisë civile kundër riciklimit të mbetjeve, zëdhënësja Zhupa e para në radhë

26 Shtator 2016, 13:31Politika TEMA

Dje kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, shkruajti në Facebook për ligjin e riciklimit të mbetjeve të gjelbërta, duke u shfaqur kundër tij.

Kaq ka mjaftuar që Partia Demokratike të marrë mesazhin se duhet t’i bashkohet protestave të shoqërisë civile.
Siç shihet në foton e mëposhtme, zëdhënesja e PD-së, Ina Zhupa, në facebook-un e saj i ka thënë “join”, pra “bashkohet” me shoqërinë civile.

Por ka një hipokrizi të paprecedent në gjithë këtë histori. Sepse Lulzim Basha dhe PD në të kaluarën, kanë qenë iniciatorë të ligjeve që lejonin importin e plehrave për djegie apo groposje në Shqipëri. Madje si kryetar bashkie Lulëzim Basha ka negociuar për një incenerator (furrë) plehrash në Sharrë. Jo riciklim të mbetjeve të gjelbërta, por djegie dhe goposje plehërash në kuptimin e plotë të fjalës.

Tani që i bashkëngjitën shoqërisë civile duke mos pasur asnjë kauzë të tyren, PD tregon edhe njëherë atë që thotë Bregu, Selami etj Brenda PD-së, mungesën e vizionit.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike votuan pro ligjit që i hapte rrugë importit të plehrave për djegie apo groposje, vetëm 4 vjet më parë. Sot I bashkohen hapur shoqërisë civile kundër ligjit që një nisme që fuqizon industrinë vendase të riciklimit, për mbetjet e drurit, letrës, plastikës dhe aluminit në produkte ambalazhimi dhe ngrohje, shkruan Lexo.al.

Shoqëria civile është në të drejtën e saj të kërkojë informacion dhe ta kërkojë me të gjitha rrugët demokratike, por tek sheh se si është katandisur partia më e madhe opozitare, që jargavitet pas shoqërisë civile në pamundësi të ngritjes së kauzave të veta, kupton se sa dëm i bën vendit mungesa e saj./

4 komente në “Hipokrizia/ PD i bashkohet protestës së shoqërisë civile kundër riciklimit të mbetjeve, zëdhënësja Zhupa e para në radhë”

  1. zambi says:

    Ne te dy rastet lejimi i importit te plehrave nga plehrat e pushtetit eshte gabim me pasoja te renda.

    Mero kush eshte me mire, qe ta pranosh nje gabim te bere dhe ta korrigjosh per mire, sic po e ben PD (nga halli, por po e ben) apo te ndryshosh nga nje vendim i mire ne lejimin e plehrave sic po bejne keta plehrat?

    E kam bere disa here koment, turp te te vije qe po hesht mbi ceshtjen e plehrave dhe mezi bere nje analize sa per te thene ose lave mutin me shurre sic thote populli. Mosveprimi yt, dhe kujdo tjeter , kunder plehrave te ben pjese te plehrave.

    1. Kujtim says:

      Keta te PD jan te pa fytyre keta presin veten kur ndodhin gjera te keqia dhe gezohen . Po te jet e organizuar nga shoqeria civile keta nuk duhen pranuar ti perzwjn

  2. andromeda says:

    Rama, me idiotësinë e tij i dha dorë të fortë PD ta bëjë kauzë politike importin e plehrave. Dhe duam s’duam, PD del më e larë në këtë histori që u nis prej tyre dhe po bitiset nga Rama, kundër vullnetit mbarëpopullor. Rama ka humbur shumë me këtë këmbëngulje idioteske për sjelljen e plehrave sidoqofshin ato.

  3. line says:

    o zambi se qenke nje zombi i vertet!! PD vertet nuk asnje moral, sepse ishin vete iniciatoret e ligjit, i cili ne formet sic ishte lejonte manipulime edhe keqperdorime. Kurse tani ajo cfare po behet eshte qe kufizohet vetem ne mbejte te gjelberta, pra eshte qeveria qe rregulloi nje mish mash te bere nga PD. edhe tani PD ka fytyre edhe na ben sikur ka kauzen e saj. Opozite me skandaloze qe nuk eshte e afte te gjej nje kauze edje qe lepin ate cfare ka peshtyre me pare, kjo e jona eshte!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje