Fleckenstein kritikon PD: Rrezikoni negociatat nëse çoni Vetting-un në Kushtetuese!

26 Shtator 2016, 17:38Politika TEMA

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein dhe njëkohësisht raportues i Shqipërisë në Parlamentin Europian në një prononcim për Report Tv deklaron se nëse Partia Demokratike do të dërgojë ligjin e Vettingut në Gjykatën Kushtetuese nuk do të ketë rekomandim pozitiv për Shqipërinë në progres raportin që do të publikohet në nëntor duke rrezikuar hapjen e negociatave.

Knut Fleckenstein shprehet se pret nga Partia Demokratike një sqarim se përse do ta dërgojë ligjin në Kushtetuese.

“Nuk e di pse PD do e dërgojë ligjin e Vetingut në kushtetuese. Por do u kërkoj sigurisht të ma sqarojnë.

Por nëse i dërgoni të gjitha ligjet në gjykatë Kushtetuese tashmë, nuk e di cfarë rekomandimi prisni për hapjen e negociatave?

E mbi çfarë mund të rekomandojë komisioni sepse gjithçka do të konsiderohet e hapur nga e para por besoj se nuk do të ndodhë”, tha ai.

Knut Fleckenstein përsa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikut të drogës, thekson se nuk do të ndikojë në progres raport, por në anëtarësimin në BE.

“Përsa i përket kanabisit, nuk e rrezikon rekomandimin, por do të rrezikojë anëtarësimin një ditë në të ardhmen, nëse nuk merren masa për këtë fenomen” tha ai.

3 komente në “Fleckenstein kritikon PD: Rrezikoni negociatat nëse çoni Vetting-un në Kushtetuese!”

  1. Zambi says:

    Perderisa ligji eshte ok nuk ka arsye per tu shqetesuar. Apo nuk eshte ne rregull?

  2. E po kjo pune! says:

    do e bejne se i porosit ustai serbi-greqi, nuk eshte thjesht te shpetojne lekuren

  3. Moni says:

    Eshte e vertete se nese PD dergon ligjin per vetingun ne kushtetuese, nuk do te kete negociata per tu pranuar ne BE?
    -Po qe keshtu kjo eshte nje fitore per PD-ne. Ajo kete po e kerkon hapur dhe ky eshte qellimi i saj. Te mos hapen negociatat. Dhe keshtu e realizon lehte fare. Duke cuar ligjin ne gjykaten kushtetues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje