Mediat online fillimisht, e me pas edhe ato tradicionale e deri tek TV kombetare, kane shperndare sot pothuajse te njejtin lajm ne permbajtje e titull: “Komisioni i arsimit, opozita kerkon pranine e ministres; rrezohet kerkesa”. Ne cilesine e nen kryetarit te ketij komisioni parlamentar dhe perfaqesuesit te mazhorances ne te, me duhet te sqaroj qe ne krye te heres, se pothuajse gjithcka eshte thene, eshte e pasakte.
Se pari, thirrja e ministres se arsimit per seance degjimore ka qene pjese e projekt- kalendarit te punimeve qe komisioni do diskutonte sot dhe jo ndonje propozim sporadik i njerit apo tjetrit deputet gjate mbledhjes. Sebashku me kryetarin e komisionit, z. Pollo e kemi diskutuar ne lidhje me kete ceshtje shume dite me pare dhe sot pritej qe komisioni te merte nje vendim, pas debatit te anetareve.
Se dyti, ne asnje moment, asnje nga deputetet e mazhorances ne komision, nuk ka qene kunder ardhjes se ministres se arsimit ne seance degjimore ne lidhje me maturantet dhe procesin e pranimit te tyre ne universitete. Qendrimi yne si mazhorance ishte i qarte: Ne perfundim te ketij procesi, sapo te shpallet lista perfundimtare e pranive ne universitete, ministrja te thirret per te sqaruar cdo paqartesi. Madje, mazhoranca mbeshteti edhe propozimin e perfaqesuesve te opozites, qe sebashku me ministren, ne seance degjimore te ftohen edhe te gjithe rektoret e universiteteve publike dhe private te Shqiperise.
Se treti, ne lajmin e shperndare thuhet se: “Propozimi (per thirrjen e ministres se Arsimit ne komision) eshte hedhur ne vote, duke marre 6 vota pro te opozites dhe 6 kunder te mazhorances. LSI, e perfaqesuar nga Mehmetaj, ka abstenuar”. Mjafton kjo fjali per te kuptuar se e gjitha qe eshte thene nga lajmet e mediave se “mazhoranca ka rrezuar kerkesen e opozites”, eshte e pasakte. Per aresyen e thjeshte, sepse kur ka numer te barabarte votash mes mazhorances dhe opozites ne nje votim, vendimi eshte nul.Pra, kerkesa as nuk mund te pranohet por as nuk mund te rrezohet.
hajde qerrata. ja dhe pozen e ke tani. mos ca kok se do te bej rama president.
O zoti Peza. Shyqyr qe u bere i gjalle. Ore ate TVSH e reformove ti sepse ka gjashte muaj qe merret me logon dhe nuk e ka zgjidhur akoma. Sa per te tjerat, ne taksapaguesit nuk shpresojme me kete drejtor qe keni vene.