Bregu i përgjigjet kritikëve: Basha “pronar” i PD sa të gjithë ne të tjerët. PD, jo e kryetarit...

26 Shtator 2016, 21:05Politika TEMA

Deputjetja demokrate, ish-Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu i është përgjigjur akuzave të ish-deputetit demokrat Jemin Gjana se po tentojnë ti marrin drejtimin e PD-së Lulzim Bashës sëbashku me zërat e tjerë kritikë brenda kësaj partie.

E ftuar në intervistën e lajmeve në Ora News, Bregu tha se Basha është bashkëpronar i PD me të gjithë deputetët dhe anëtarët e tjerë demokratë.

Bregu insiston se PD duhet të shohë problemin edhe tek vetja për humbjen në Dibër, megjithë problematikat që kanë denoncuar kolegët e saj për proçesin.

Siç thotë Bregu, “nuk mund të ndaj të njëjtin mendim me kolegë të cilët kanë përfituar nga situatat konfliktuale në PD. Psh Jemini ka qenë gjithmonë me kryetarët e partisë”.

Pjesë nga intervista:

Njiheni si një nga zërat kritik brenda partisë bashkë me deputetin Eduard Selami dhe Dibra e tregoi këtë më së miri, zëri i juaj ishte i fortë kur thatë: Ne humbëm, PD humbi  në Dibër pavarësisht kanabisit, drogës, krimit, që elementë të tjerë të partisë deklaruan publikisht.Zoti Jemi Gjana në një intervistë për një nga mediat shqiptare ka thënë se është në planet tuaja, në ambicien tuaj, ju dhe zoti Selami për të marrë partinë nga Lulzim Basha. I keni këto ambicie?

Nuk besoj se zoti Gjana është aq i vogël sa të mos ketë mundësinë që të kuptojë dhe ta shohë situatën si është realisht. Për më tepër është një njeri i cili.., është një njeri partiak, e njeh partinë, e njeh dhe sesi funksionon. Mua nuk më shoqërojnë deklaratat e askujt, sigurisht as të kolegëve dhe as të atyre që mendojnë se po them një gjë që nuk qëndron. Vazhdoj ti qëndroj me bindje të plotë asaj që kam thënë dhe deri këtu nuk ka asnjë lajm të ri. Por unë nuk besoj se partitë politike dhe as PD janë të ozurpura. Lulzim Basha është kryetari i Partisë Demokratike, i pari mes të barabartëve.

E thënë ndryshe në këtë merak që paska Jemini se mos po i marrim partinë. Aq sa është “pronar” Lulzim Basha në PD, nëse flitet për koncepte pronësie, megjithëse nuk më duket se është korrekte, po aq jemi të gjithë. Pra jemi të gjithë aksionerë, është pronë e përbashkët, nuk është pronë e askujt. Ndaj askush nuk i merr dikujt një gjë që është e tij sepse unë nuk shoh që PD është e Lulzim Bashës, them që PD është e demokratëve. Nuk besoj se ne nuk duhet të mos flasim duke menduar se po ndjehet keq apo nuk po i vjen mirë për momentin kryetarit të PD apo nuk i vjen mirë dikujt tjetër.

Megjithatë nuk besoj se ka ndonjë vlerë ky debat. Unë vazhdoj të besoj se në bindjen time të plotë PD ka nevojë për të parë dhe nga vetja. Nuk u heq asnjë presje atyre deklaratave që janë bërë për zgjedhjet në Dibër nga kolegët e mi, për të gjithë problematikat që kishte Dibra. Por më vjen keq por unë nuk mund të ndaj të njëjtin mendim me kolegë të cilët kanë përfituar nga situatat konfliktuale në PD. Psh Jemini ka qenë gjithmonë me kryetarët e partisë, nuk ka asgjë të keqe as këtu që të jesh gjithmonë në krah të kryetarit dhe nëse e mbështet tani… Unë besoj që çdo kryetar partie, sikurse secili nga ne ka nevojë të mendojë qoftë edhe sikur të jetë një ide që të mos jetë ideja që i kalon në kokë gjithë ditën apo një mendim tjetër.

A nuk bëjmë këtë të gjithë çdo ditë? A nuk ulesh për një kafe me miqtë për të diskutuar për një çështje të cilën e ke problem, e ke hall në familje? Me kë ndahet? A nuk ndahet me njerëzit e shtëpisë të parët, ndahet me njerëzit e tu. Nuk pres të jetë një situatë kaq e nderë sa kush flet të konsiderohet si armiku i klasës dikur. Nuk  e kam pasur kurrë këtë koncept, nuk arrij dot ta ndaj me askënd. Nëse dikush e sheh kështu është puna e tij por ky nuk është problemi im.

5 komente në “Bregu i përgjigjet kritikëve: Basha “pronar” i PD sa të gjithë ne të tjerët. PD, jo e kryetarit…”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    ka filluar ta holloje trupin dhe fytyren me photoshop Miss Bregu!!

  2. Arturi says:

    Ama Salih krye-demokarin nuk guxon t’a kritikosh! Apo ai eshte pronari?! ?

  3. aksioneret says:

    Ik o majlinda, u konsumove ti tani nga te gjitha drejtimet, rolin e njeshit vete e keni kultivuar me Salin, sikur pa Salin bota nuk do te ecte, ti vete ke thene qe Saliu eshte partia ,pa Salin PD nuk ka kuptim,nuk mund te ekzistoje,dhe ne te vertet Saliu ka qene Partia, tani eshte Luli, ky eshte partia,ky eshte pronari i ri i kesaj partie, ju kete Parti keni ndertuar ku me vite te tera nuk beneit as mbledhje,as zgjedhje ,nuk benit asgje, ato i dinte kryetari, edhe tani keto gjera i di kryetari, duke e pare partine si prone ti ke humbur cdo te drejte te jeshe pjese e kesaj partie e cila duhet thene se per fajin tuaj si ministre e shokeve e shoqeve te tua te korruptuara e te degraduara ne poste te rendesishme,partia demokratike humbi zgjedhjet dhe ne se keta isha do te jene prape pjese e PD do te thote qe PD kete shekull nuk vjene dote ne pushtet, prandaj ik shiko punet e tua ne se te behet vone per partine,se ti nuk ke cfare te japesh me ne kete parti, ky eshte fati te gjithe atyre qe vijne rastesisht e te marr nga rruga per ne parti.Bashkepronaret e PD kerkojne sejcili aksionet e tyre,nje ndermarje per te vjedhur shqiptaret,jo vetem qe partine e bete rrumpall por edhe vendin e bete rrumpall

  4. Stefani new york says:

    Shko moj e paturp! Te erdhi veza ty? Sa jane perzene nga ajo parti vetem gjate kohes qe ke qene ti aty, po nuk ke folur per te tjeret. Tani tebgjithe qe mund te flisnin jane perzene kur ti nuk fole. Tani po bejne sehir ty dhe kollovarin tend te gjate si talleni me PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje