Hillary Clintoni detyroi Donald Trumpin të “luajë në mbrojtje” në debatin e parë presidencial, teksa e sulmoi atë për temperamentin, refuzimin për të paguar taksat dhe komentet e tij në të kaluarën në lidhje me racën dhe gratë. Debati ishte shumë i “luftuar”, një moment kulmor në këtë garë presidenciale “kokë më kokë”.
Clintoni, e cila ka parë avantazhin dominues në garën presidenciale të zhduket gjatë javëve të fundit, që nga konventa e Partisë Demokratike, ofroi një performancë të fuqishme, në të cilën demonstroi një zotërim të fortë të politikës dhe një sens humori, duke buzëqeshur gjatë disa prej sulmeve më të fortë të Trumpit. Ajo ofroi batutën më të fortë të mbrëmjes, në përgjigje të kritikave të Trumpit për faktin që kish qëndruar jashtë fushatës së fundmi.
“Mendoj se Donald sapo më kritikoi se jam përgatitur për këtë debat”, tha ajo. “Po, jam përgatitur. Dhe a e di për çfarë tjetër jam përgatitur? Jam përgatitur për Presidente. Dhe kjo është gjë e mirë”.
Trumpi e nisi në sulm fillimin e debatit, dhe ofroi disa pika efektive për ekonominë dhe vendet e punës – disa prej aspekteve të fushatës së tij presidenciale që kanë gjetur jehonë tek amerikanët. Por debati nxorri në pah tendencën e Trumpit për të thënë gjëra të rreme, teksa ai bëri disa deklarata të pavërteta për gjithçka, që nga ligjet mbi policinë, tek mbështetja e tij për luftën në Irak, si dhe pretendimin e tij se Clintoni ishte prapa të ashtuquajturit “komploti i çertifikatës së lindjes të Obamës”.
Në dhomën e gazetarëve pas debatit, Trumpi tha se ishte i lumtur me performancën e tij.
Një sondazh i CNN/ORC mes atyre që e kishin parë debatin, i realizuar menjëherë pas tij, zbuloi se 62% ndjenë që Clintoni kishte fituar, në krahasim me 27% për Trumpin. Sondazhi linte të kuptohej se audienca e debatit ishte pak më shumë demokrate se sa publiku në tërësi.
Një prej momenteve më të fuqishëm të debatit erdhi kur biseda u fokusua tek i ashtuquajturi debat për çertifikatën, me Donald Trumpin që së fundi ka pranuar se presidenti Obama ka lindur në SHBA – në fakt i cili ka qenë i qartë prej vitesh. Me Trumpin vetëm pak metra larg saj, Clintoni e sulmoi fort duke i thënë se ka përsëritur një “gënjeshtër raciste”.
“Ai ka një histori të gjatë angazhimi në sjellje raciste”, tha Clintoni, teksa Trumpi tundte kokën. Trumpi kundërsulmoi, duke përmendur kritikat e forta që Clintoni i ka bërë Obamës gjatë betejës së tyre në primaret e vitit 2008.
“Ti e ke trajtuar me respekt të tmerrshëm dhe unë shoh tani mënyrën se sa me dashuri flet për të… nuk funksionon kështu”, tha ai. “Kur përpiqesh të veprosh si më shenjte se të gjithë, nuk funksionon”.
Me afrimin e fundit të debatit, Clintoni sulmoi Trumpin për trajtimin që u ka bërë grave.
“Ky është një burrë që i ka quajtur gratë dosa, llum dhe qen”, tha Clinton.
Ajo e akuzoi Trumpin se ka quajtur “Mis Dosa” një latino amerikane që merrte pjesë në një konkurs bukurie si dhe shtëpiake për shkak të etnisë, duke e nxjerrë krejt nga shinat Trumpin, i cili përsëriti dy herë: “Ku e gjte këtë”?
Clintoni u përpoq vazhdimisht të korrigjonte deklaratat e Trumpit – duke u bërë thirrje madje votuesve të verifikojnë ato në faqen e tij në internet – teksa synonte që ta paraqiste atë si jashtë realitetit me kompleksitetet e ekonomisë amerikane.
“Unë e di që ti jeton në realitetin tënd”, i tha ajo Trumpit.
Clintoni dhe Trumpi e hapën debatin në një moment pozitiv duke shtrënguar duart, përpara se të vendoseshin prapa podiumeve në Universitetin Hofstra, në Long Island të Nju Jorkut. Bashkëshortët respektivë, ish Presidenti Bill Clinton dhe Melania Trump, gjithashtu u takuan përpara se të zinin vendet e tyre në holl.
Prej aty, drama u shpalos me shpejtësi.
Një Trump gjithnjë e më i zemëruar sulmoi Clintonin për vendosjen në faqen e saj të internetit të planeve për të luftuar ISIS – dhe duke i dhënë informacione pra, armiku të Amerikës.
“Epo të paktën unë kam një plan për të luftuar ISIS”, u përgjigj Clintoni, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme, se ka një “plan sekret” për ta shkatërruar grupin terrorist.
Beteja për taksat
Clinton gjithashtu e sulmoi Trumpin për refuzimin e tij për nxjerrjen e të dhënave për taksat.
“Pse nuk do ai të lëshojë deklaratat tatimore?” pyeti Clinton.
“Ndoshta ai nuk është aq i pasur sa thotë se është,” vazhdoi ajo. “Ndoshta ai nuk është aq bamirës sa pretendon të jetë”. “Ndoshta ai nuk do që populli amerikan të dijë se ai nuk ka paguar asgjë në taksat federale.”
Clinton i bëri presion Trumpit mbi këtë çështje, duke thënë se “Ka diçka që ai është duke e fshehur”.
Trumpi u përgjigj se ai do të nxjerrë taksat e tij, kur Clintoni të bëjë publike 33.000 emaile që janë fshirë nga serveri i saj privat i emaileve. Kur Clintoni tha se Trumpi nuk kishte paguar asnjë tatim mbi të ardhurat federale në disa vite, Trump u përgjigj: “Kjo më bën të zgjuar.”
Clinton foli e vendosur, edhe në lidhje me të dhënat e biznesit të Trumpit, duke theksuar se ai e kishte quajtur veten “Mbreti i borxhit” dhe duke e akuzuar atë se ua kish hedhur me mijëra kontraktorëve që kishin bërë punë për biznesin e tij.
Kur debati u kthye në çështjet racore dhe krimin, Clintoni tha se ishte e rëndësishme për policinë që të punojë së bashku me komunitetet lokale për të rivendosur besimin.
Trumpi akuzoi Clintonin se refuzon të thotë frazën “ligj dhe rend” dhe bëri kritika për gjendjen e qyteteve. Ai tha se afro-amerikanët dhe hispanikët “jetojnë në ferr”.
“Nëse ecën në rrugë, të qëllojnë e të vrasin”, tha Trumpi.
Clintoni e sulmoi Trumpin për faktin që paraqiti një peisazh kaq të zymtë të komuniteteve me ngjyrë.
Fushata në moment kritik
Trumpi dhe Clintoni ndodhen në një moment kritik të fushatës, vetëm 43 ditë para zgjedhjeve.
Një sondazh i CNN/ORC i ditës së hënë nxorri se Trumpi është në avantazh 42 me 41% përballë Clintonit në shtetin “fushëbetejë” të Kolorados. Në Pensilvani, Clintoni është në avantazh 45 me 44%. Ish Sekretarja e Shtetit dëshiron që të marrë këta shtete për të shtruar rrugën drejt 270 votave elektorale që i duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Në nivel kombëtar, sondazhi i CNN nxjerr Clintonin në avantazh 44 me 42%. / www.bota.al
Clinton tregoji qe eshte nje genjeshtare paskrupullt dje! Sondazhet e CNN Jane si New York Times dhe Fox News , Te tre keto stacione Jane politikisht Te pozicionuara dhe Te pabesueshme! Kur kjo mashtruesja e pyeti per taksat trump ai ju kunderpergjigj- do I nxjerr kur te nxjerr Hillary 33.000 emails qe ka fshire! Nderkaq qe kjo vetem qeshte… Te zhdukesh emails konfidenciale shteterore dhe Te buzeqeshesh ne tv !!! Kjo nuk eshte qetesi por poshtersi!! Sa per birther movement – certifikata e Obumes, kete e ka filluar klinton me Bloomberg ne 2008 dhe eshte e faktuar! Personalisht jetoj ne usa por asnje nga kandidatet nuk me pelqen, dhe Hillary me duket nje mashtruese e tmerrshme e etur per pushtet ndersa trump karafil!!
rri e laj ndonje pjate atje se nuk je ti me u marre me politike o dru me pre,ben edhe kritikun legen,qe ktu dukesh qe nuk kupton depatin trung,kur e pyet hilari per takset i ke paguar apo jo,ai duhet te ncirrte faktet dhe letrat apo dokumentat qe nuk i ka shtetit asnje taks borxh,dhe jo te kthej pergjigje me pyetje,ncirri ti e para e_mailet paastaj do te flas edhe une per taksat,ketu duket ndergjegja e nje njeriut te sinqerte,po ti aq kupton dhe aq flet,ti nuk je ne amerike se je i zgjuar,por je budall me fate qe jeton gabimisht ne ate shtet suprem,prandaj here tjeter mos te flasi bytha para medjes trap,dhe nje pyetje,por sikur trum ta shkaterroje ameriken cfare konkluzjoni do ncjerresh pastaj,se eshte de fackto qe ne drejtimin e trumit amerika do shkaterrohet si shtet i demokracise reale,ashtu sic thoshte edhe enver pinoceti,qe xhandarin e botes ameriken kurre nuk do ta mposhtin fuqete e huaja ashtu sic e kan pesuar te gjithe perandorite,por shkaterrimi i saj dovij vete nga njerezit e saj te bremshem,sic eshte de fackto donald trum o panxhar,rroft amerika demokratike.
O Mero boll ju referove CNN se është bere si Klan TV në kohën e PD. Këtu në SHBA vetëm sondazhi i CNN e nxjerr fituese Clinton ndërsa të paktën 4 sondazhe të tjera nga media të ndryshme si CBN etj nxjerrin Trump në nivele mes 55 dhe 61%. Kerkoju gazetarëve të investigojne se do zbulojnë që familjare të disa prej drejtuesve kryesorë të CNN kanë punuar apo vazhdojnë të jenë pjesë e stafit të Clinton. Do bëjë mirë ai i gjati që kemi për kryeministër qe to rishikojë ca deklarata të papërgjegjshme politike që bëri kur erdhi ketu në SHBA së si po duken bathët kam frikë se do dale si kelluf politik.
Shqiptaret jane me Hillary-n sepse dhe Kryeministri Rama eshte kunder Trump!
Tashme qe amerikanet duhet te zgjedhin mes Clinton dhe Trump, amerikanet pergjithesisht, pervec afro-amerikaneve dhe hispanikeve, pelqejne me teper Trump. Trump eshte ne favor te interesave te USA. Clinton to te jete nje vazhdimtare e vaket e Obama. Do te shkelqeje shume dhe nuk do te beje asgje per te permiresuar situaten ekonomiko-sociale te USA sikunder Trump.
Clinton eshte e neveritshme dhe karrieriste!
@loni – o cope idioti per cfare komenton ti? Tipiku i s shqiptarit injorant dhe ziliqar qe i nxjerr mendimet nga byt””@ dhe jo nga koka! O morr jeton ne Shqiperi 24/7 dhe jep mend ti per politiken e nje shteti tjeter… sa per mua edhe sikur te laja pjata nuk do ta kisha per turp, por shyqyr we nuk ke mundesi te vish ti ne usa o cope gomari!!! O loni o idiot rregullo njeher politiken dhe politikanet e vendit tend, e vendit ku jeton, pastaj komento per USA!! Debil a thua se è nderrite poltiken ne Shqiperi dhe ajo e amerikes te ngeli! Tipa si ty e meritojne te jetojne ne Shqiperi !!!