Pas Ramës, Blushi sulmon Erion Veliajn: Firma ime për ardhjen e mbetjeve? S’u bë se doli Erioni me fiq e domate

27 Shtator 2016, 15:59Politika TEMA

Ben Blushi pas sulmeve ndaj kryeministrit Edi Rama, është kapur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I zënë ngushtë nga pyetja e gazetares Rudina Xhunga për firmën e tij 12 vite më parë, për importin e mbetjeve në Shqipëri, ai është pëprjekur ta shmangë atë duke sulmuar Veliajn, që atë kohë ishte pjesë e shoqërisë civile.

Z. Blushi, po ju me cilin Blush jeni sepse në media,  doli edhe një firmë juaja në ligjin e 2004-ës për plehrat

E para këto të dyja nuk kanë asnjë lidhje sepse ai impiant për të cilin unë paskam firmosur, ku është, dini gjë juve?!

Nuk u bë sepse pati protesta

Si mendon, nuk u bë se doli Erion Veliaj me fiq e me domate? Më kujtohet që Erion Veliaj dilte e i gjuante me domate Bashkim Finos, një koleg imi në vitin 2003-2004.

Që firmosi edhe ai

Por nuk është kjo arsyeja pse nuk u bë. Në atë kohë ka pasur një debat shumë të gjerë brenda qeverisë për shkak të ligjeve në fuqi për të dhënë një marrëveshje koncesionare për një kuotë importi të mbetjeve nga jashtë për tu djegur. Për shkak të mendimeve të ndryshme që kishim ne brenda qeverisë, ky ligj nuk u bë, ajo kontratë nuk u nënshkrua. Çfarë tregon kjo? Tregon thelbin e kësaj që po ndodh sot. Pra, brenda qeverisë kishte pikëpamje të ndryshme për një çështje. A mendon se kjo mund të ndodhë sot?

Brenda asaj qeverie të gjithë firmosën, nëse nuk gaboj

Brenda asaj qeverie kishte kontradikta për atë akt dhe kjo është arsyeja që nuk u bë.

Pse kush ishte dikush kundër?

Sigurisht që ka pasur njerëz kundër dhe kjo është arsyeja që kontrata nuk u bë dhe nuk dua të tregoj detaje më shumë se kaq. Fakti është që ai impiant nuk është në Shqipëri, kurse sot kemi një ligj i cili parashikon importin, pra dyer të shqyera për mbetjet evropiane, pa asnjë argument industrial ose rentabiliteti që mund ta mbështesë këtë gjë. Dëgjova kryeministrin që tha sot dhe dje, argumentet e tij janë qesharake, sigurisht. Tha: “Kemi hapur vetëm tre dogana për mbetjet”. E di si është kjo? Është njësoj sikur të kesh afër shtëpisë një fushë të ndotur dhe të ngushëllohesh se nuk i ke hapur të gjitha dritaret, por vetëm tre dhe era e keqe futet vetëm nga tre dritaret. Ky është një argument foshnjarak. Fakti është që ky ligj është totalisht kriminal dhe ajo që mua më habit është se si ka mundësi, në këtë shumicë ose këtë qeveri, dhe kjo është filozofi në fakt, nuk flet njeri për shëndetin. E dini ju që me statistikë Shqipëria është sot ndër vendet e para në Evropë për sëmundje kanceroze. A ke dëgjuar njeri të flasë për këtë temë? Kë mbron qeveria? Mbron industrinë? Sigurisht që duhet t’i mbrojë dhe vendet e punës pa dyshim që duhet t’i mbrojë, por në radhë të parë duhet të mbrojë interesin publik.

16 komente në “Pas Ramës, Blushi sulmon Erion Veliajn: Firma ime për ardhjen e mbetjeve? S’u bë se doli Erioni me fiq e domate”

  1. ariff says:

    Kot perpelitesh o Beni i Kicos . I gjati te fut ne xhepin e vogel megjith ata ligetyra qe te vine mbrapa .

    1. kazani i plehrave "PS" says:

      plehrat e socialisteve, si bushi me shoke, jeni te pakorrigjushem…..mafja socialiste ne bashkpunim me ate te bandes PD DHE KANCERIN lsi MBESHTETEN marrjen e plehrave nga Italia vecanerisht per xhepat e tyre dhe helmimin e tokes shqiptare, o kashe milet…

  2. Laura says:

    Blushi mbron interesat e veta, kur i intereson esht pro mbetjeve kurse tani oaska dal kunder. Se kuptoj si mund ti besosh ketij njeriu kur sesht i vendosur ne veprimet e veta.

  3. Artan says:

    Un jam dakort me importin e mbetjeve, dhe sbesoj te jete asgje ne dem te popullit , perkundrazi besoj ne ngritjen tone ekonomike.

  4. aqif tahipi says:

    Zoteri nuk krahasohesh dot me Erjonin sepse ai brenda te mundures perpiqet te beje gjera konkrete.Ju jeni ne nivelin e propagandes dhe nuk shfaqni asnje alternative zgjidhje per problemet qe shtrohen.E vetmja zgjidhje sipas jush na qenka zevendesimi i rames me aleancen tende me lylin ( lylin nuk e pyet kush por me mire te themi saliu)

  5. Olta says:

    Sa poshte ka rene Blushi ! Nga nje nder deputetet e mi te preferuar ne nje person qe nuk e shoh dot sa her del ne TV

  6. Donald says:

    E mesuam si funksionon Blushi tani.. shkon nga ka interesat e tij, ska rendesi edhe nese i del kunder vetes se tij mjafton te dale kunder qeverisë ..

  7. blushi, katoli-ortodoks nga jugu qe ha mish thiu dhe hafize muslimanja qe shko ne xhami eshte nga veriu. e pyeti ne nje kohe gazetapanorama kac islami,’a do krijosh parti’ pergjigja ishte ‘nqs eshte puna per vetmbrojtje po’. ky eshte ideali blush hafizit e kac islamit. u duhet nje parti per vetmbrojtje. te dy jene falls, karierist deri ne cmire. populli ju njef edhe pse beni nje binom meshkull-femer, fetar e krahinor te cpifur. turp te ju vije te dyve, 1000 hre turp.

    1. korcari says:

      Mos shkruaj me se na felliqe gjuhen shqipe….

  8. fteri says:

    Për pesë lek shite PS-në more mor qyqar ! Mjaftë që të mbushish egon tënde dhe thesin personal !!! ,krijon partinë Beni vovkërr të qajmë hallin ! Siçë shite PS-në për pesë pare ? , për karrike e ofiqe ,shetë krejtë shqipërinë ,pa merek.Korrupsionin e tradhëtinë ke në gjak. Je vegël e korrupsionit s’e luan topi ,në kurrizë të popullit rëndon partia jote.Prandaj BENIO thirri kokës sa s’është vonë ,Leri tradhëtitë dhe shko me PS-në,mor zuzarë.

    1. korcari says:

      O fteri nuk me thua,ku ke mesuar shkrim edhe kendim?

      1. fteri says:

        Jam peej koçe si je ti ,mor jesmen !!!!!

      2. fteri says:

        Jam peej koçe si je ti ,mor jesmen !!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. Emigranti says:

    Me eshte dhene rasti ta takoj Ben Blushin ne Elbasan, ne pranine e Peleshit dhe Sejdinit. I kishin thene qe nje refugjat po perpiqej te zhvillonte nje projekt per menaxhimin e mbeturinave te Elbasanit. Ne moshen time, e kupton kur tjetri te injoron dhe te konsideron nje emigrante enderrues te mjere!
    Gjithe kohen me telefonin e tij te ndezur. Nuk e di pse ishte aty!
    Ne nje moment une fola edhe per poezi. Me veshtroi me perçmim dhe perbuzje. Si mund te beja bashke, une nje refugjat, ne takim me njerezit me te famshem, te zgjedhur dhe te emeruar te Elbasanit, plehrat dhe poezine?

  10. Qen i Edvinit says:

    Blush je qelbesire .

  11. Shelgura says:

    Oben me teori boll llomotite kryetaret e partive duhet te dalin nga pervoja konjret , teken drejtuar nje bashki. Josi luli ,tekene lene pune te dukshme. Ti ben di te flasesh dhe te krihesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje