Kryeprokurori i Prizrenit konfirmon rrahjen e "Kaubojit", ishte me një femër në makinë

27 Shtator 2016, 15:34Politika TEMA

Deputetit më karakteristik të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj i ka kushtuar shtrenjtë një vizitë në Kosovë.

Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se deputeti Ndocaj, i njohur si “Kauboji”, është rrahur keq nga dy persona në fshatin Landovicë, afër qytetit të Prizrenit.

Ndocaj ka qenë në Pejë dhe duke u kthyer nga Peja, është ndalur në Landovicë të Prizrenit.

Aty e kanë rrahur dy persona, që janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë”, ka thënë ky burim brenda Policisë.

Personat që kanë sulmuar deputetin shqiptar janë të njohur për policinë, shkruan Gazeta Blic.

“A.V nga Kukësi, me banim në Prizren, dhe I.B nga Prizreni”, tha burimi.

Merret vesh se bashkë me deputetin Ndocaj, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E. A., një personazh i njohur nga Shqipëria.

Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rastin.

Ndocaj: Sulm politik, jam si kokrra e mollës

Por në një prononcim për gazetën “Express” deputeti Ndocaj tha se ai ka qenë i ftuar në qytetin e Pejës, aty ku ka marrë edhe titullin si politikan i vitit, por kurrsesi nuk ka pasur një incident të tillë.

Ndocaj thekson se ky mund të jetë një sulm politik që bëhet ndaj figurës së tij.

“Nuk është e vërtetë. Kam qenë para 4 ditësh në Pejë, i ftuar në një spektakël ku ka marrë edhe një çmim për politikanin e vitit.

Nuk kam qenë në makinë me asnjë këngëtare, por vetëm me këshilltarin dhe shoferin. Nuk ka pasur asnjë incident siç flitet në media.

Ky mund të jetë sulm politik që bëhet ndaj meje”, tha Ndocaj për “Express”.

Kryeprokurori i Prizrenit konfirmon rrahjen

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Eduart Ndocaj është rrahur nga disa persona gjatë një vizite në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në Prizren.

Por vetë deputeti socialist, Eduart Ndocaj ka muahuar një gjë të tillë duke bërë publike në Facebook një foto të tij dhe një status ku thuhet se është shëndosh e mirë.

Por media kosovare kanë zbuluar të vërtetën për këtë ngjarje. Klan Kosova ka pyetur Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ai ka thënë se sulmi dhe dhuna ndaj deputetit socialist është bërë nga dy persona, njëri qytetar i Kosovës ndërsa tjetri nga Shqipëria.

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Eduart Ndocaj i njohur si “Kauboji” është rrahur dy net më parë në Landovicë të Prizrenit. Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave tu caktohet masa e paraburgimit.

Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren.

14 komente në “Kryeprokurori i Prizrenit konfirmon rrahjen e “Kaubojit”, ishte me një femër në makinë”

  1. ilia says:

    OSA MIR JIA KANE BA SE U BA SHUM I NEVERITSHEM,DHUM INJORANT DHE SKANDALOZ

  2. Lumjani says:

    I lumte kuksiamit dhe prizrenianit.Kete katunar idiot,media kriminále dhe katunare njekohesisht,na e bene si Ernest Heminguej.Nuk e di a e kane hekuros mire ashtu sic e meriton.Hallall Atdhetareve qe jan thyne turite e kapadaillekin katunarit.

  3. Lumjani says:

    I lumte kuksiamit dhe prizrenianit.Kete katunar idiot,media kriminále dhe katunare njekohesisht,na e bene si Ernest Heminguej.Nuk e di a e kane hekuros mire ashtu sic e meriton.Hallall Atdhetareve qe jan thyne turite e kapadaillekin katunarit.kuj

  4. LORA says:

    Me e pakta ky fare lesh-deputeti qenka i perzjere ne afera te trafikimit te narkotikeve.
    Nga pamja duket hajvan,,,,por qenka edhe trafikant.
    Besoj se ketu duhet te jete burimi i pasurive me te cilat krenohet ky karabush.
    U lumte dora atyre qe e kane kopanisur.

  5. kapedani says:

    O ilia ai po e po qe eshte injorant po ti qenke kokrra idiotit.Dy fjale shqip nuk dike te shkruash.

    1. kazani i plehrave "PS" says:

      HAHHAHAAHHA, si puna e politikanit te vitit”kaubojsit” me universitet….

    2. Sa keqardhje! says:

      Për Kapedanin më lart.

      Ka varietete idiotësh nëpër këto portalet e komenteve, por kur korrigjon dikë të paktën mos bëj gabimin e injorancës së injorantit që kritkon!
      Meqë ra fjala “kokrra idiotit”, është gabim pra duhet korrigjuar në: “kokra e idiotit”. Gjithashtu kur i drejtohesh dikujt nuk thuhet, “nuk dike te shkruash” por, “nuk di të shkruash”.
      Të paktën nuk je aq keq sa ai që kritikove. Të këshilloj të marrësh disa klasa Shqip nqs. kerkon të përmirësosh Shqipen tënde. . . Fat të mbarë

      1. Kapedani says:

        Keqardhje mos bej te diturin ne shqip eshte shprehja kokrra kur flitet si kokrra e molles kokrra idiotit ose kokerr gruri e paske trurin dmth kokrra e grurit .Ndersa fjalet di te shkruash shkruhet dhe thuhet : dike te shkruash ,pi raki ,pike edhe raki ti ,fitoke lekë ti ,ne gjuhen shqipe ,kerkon shume ti = kerkoke shume zotrote ,fle shume naten ,ti flike shume naten ….etj etj.Ka me qindra folje qe shendrrohen.Prandaj kujdes debil kur korigjon ….DIKE edhe te korigjosh ti ,ose trap korigjoke te tjeret kur je hajvan.Hap abetaren dhe meso ,po jep mend ti gomar ,po jepKE mend ti toç.

  6. aqif tahipi says:

    Eshte mjeshter i marketingut. Nuk ka publicitet te keq ,ka vetem publicitet.

  7. Sotiri says:

    PO KENKA ENE SUPERMASHTRUES. E NDINI ÇKA ASHT TUJ THANE SE NUK KA NDODH KURGJA. RACE IDIO TAN.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    @ kapedan
    Ilia duket qe eshte nga elbasani.
    @ sa keqardhje
    Kokra i thone nga korca ose nga
    Shoqate LGBT.
    Kapedani normalisht qe do ta thote me RR.

    1. Lugati says:

      Ku je mer firak ke hum fare??

  9. zik-zak says:

    — BRAVO ”kapedan” …..kam qesh me te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje