Reforma shqiptaro-amerikane ka trembur Sali Berishën

27 Shtator 2016, 18:21Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

A ka mundësi dhe forcë Sali Berisha të ndalojë apo të zhbëjë reformën amerikano-shqiptare?

Kjo është një pamundësi absolute; por të gjithë keqbërësit deri në fund mendojnë se me intrigat e tyre mund të mundin edhe ata që nuk munden dot.

l.Asgjë nuk mund ta ndalë dot sot reformën amerikano-shqiptare, edhe pse Berisha po i luan të gjitha gurët e destabilizimit të Shqipërisë. Por asgjë nuk ka arritur dot deri tani. Të gjitha inisiativat që ka ndërmarrë, sidomos në Parlament dhe në thirrjet për protesta, kanë qenë një dëshpërim. Injorantët që ka pranë vetes e shohin në dritë të syrit, por ai dhë ata bashkë kanë humbur. Akti i fundit që bëri së bashku me Ilir Metën, ishte presioni kundrejt Kryeministrit shqiptar për t’i marrë këtij Ministrinë e Brendshme. Marrja e saj, sigurisht që mund ta destabilizonte vendin, se me atë ministri, Berisha-Meta kanë dashur të bëjnë një grusht shteti të mirfilltë. Duke pasur në drejtim Ministrinë e Brendshme, me segmentet e inkriminuara të ish piolicisë Berisha, që tani janë jashtë sistemit të policisë së shtetit, dhe më krimin e rrugës, sigurisht që mund të arrinin një turbullirë apo një forcë ndaluese të Reformës.

Por, Rama u tregua i fortë, dhe nuk e pranoi presionin Meta; sepse e gjithë e ashtuquajtura luftë kundër kanabisit, ka qënë skema Berisha – Meta për të marrë Ministrinë e Brendshme. Tani gjithçka ka përfunduar. Reforma shqiptaro-amerikane nuk mund të ndalohet. Ajo do të kryet për të filluar jeta e re demokratike në Shqipërinë pa korrupsion dhe pa elitat qeverisëse antishqiptare, por me elita politike që janë me shqiptarët dhe jo kundër tyre. Dhe, shpejt pas Reformës, fillon të dominojë interesi shqiptar në politikën qeverisëse shqiptare, si asnjëherë në njëqind vjetët e fundit.

Të gjithë ata që nuk janë në gjndje të kuptojnë duhet ta dinë se kjo nuk është një reformë luksi që bëhet në një vend të pazhvilluar, sepse kjo është një reformë që ka si synim zhvillimin modern të Ballkanit. Kurse Berisha mendon se me strategjemat e mendjeve kriminale naive, mund të ndalojë ndërkohë një interers të madh perëndimor për Ballkanin perëndimor.

II.Reforma shqiptaro – amerikane nuk ka trembur vetëm Sali Berishën, por edhe fqinjët e Shqipërisë që kanë hesape historike me shqiptarët. Ndërkohë ka filluar të lëvizë reaksioni grek antishqiptar, sepse e sheh që as shqiptarët dhe as gjuhën shqipe nuk e shrrënjosën dot nga Ballkani në një luftë të pandërprerë gati 200 vjeçare.

Sot, përkundrazi, ka një botë të madhe shqiptare në Ballkan, dhe pikërisht te ky fakt e zë fillin e vet aleanca shqiptaro – amerikame. Janë dy shtete shqiptarë ndërkohë të përfshirë në aleancën shqiptaro- amerikane, dhe ka sakaq edhe një interes dhe një angazhim serioz nga politika gjermane për botën shqiptare në Ballkan. Ky është një trinom shumë i fortë që sigurisht që, nëpërmjet reformës që ka nisur në Shqipëri, do të çelë rrugën për një Ballkan të ri, të fortë dhe me principe perëndimorë të mirëfilltë zhvillimi.

Ky është një fakt, i cili përfundimisht e çorri maskën e vjetër të gënjeshtrës së madhe të Patriarkanave ortodokse dhe të vetë Portës së Lartë të Stambollit, që, të gjithë bashkë, propagandonin në dy shekujt e fundit, se shqiptarët ishin turq, dhe se nuk kishte gjuhë shqipe. Po tani?

Gjithçka humbi si uji në rërën e shkretëtirës: sot në Ballkan janë më shumë se tëtë milionë shqiptarë me shqipen e tyre të konsoliduar si gjuhë shkencore.

Por reaksioni ballkanik e kishte të gjithë shpresën te reaksioni antikombëtar i taborit të Sali Berishës, i cili mendoi se, më të gjithë mbeturinat shqiptare dhe ballkanike mund të ndalonte reformën amerikano – shqiptare antikorrupsion, pasi, sigurisht që, nga kjo reformë, do të goditet korrupsioni i tij dhe i të gjithë taborit familiar Berisha.

III.Para se të dilte në skenë reforma shqiptaro-amerikane, ka pasur prej njëzetepesë vjetësh një aleancë të ngushte shqiptaro – amerikane. I pari që e kapi se kjo aleancë e ngushte shqiptaro – amerokane do të ishte afatgjatë dhe me interes të lartë, ka qënë Sllobodan Miloshevçi. Prandaj ai i luajt të gjitha gurët në Shqipëri dhe në Kosovë që ta prishte, por tani dihet sesi vëtë ai përfundoi.

Pikërisht për këtë, mbeturinat e tij në Tiranë apo kudo gjetkë, e kanë të pamundur që të ndalojnë aktin e fundit të kësaj aleance, që në fakt është reforma shqiptaro-amerikane, e cila po spikat në këto momente e fortë dhe e palëkundur drejt përmbushjes së interesit amerikano-gjermano-shqiptar, për krijimin e një tregu të fortë ballkanik, në aleancë me shqiptarët, dhe, njëherësh, edhe si një frenim të penetrimit lindor dhe Rus në Ballkan.

Sot Ballkani kërcënohet edhe ngë terrorizmi islamik, por edhe nga presioni i penetrimit Rus në të. Ballkani është pikë e domosdoshme për të dyja palët “ndërlufuese” të kohes sonë; dhe bota shqiptare në Ballkan, është mbështetja kryesore e politikës frenuese antilindore.

Politika e parë që e kapi këtë fakt, ishte politika austrohungarëze e fillimit të Shekullit të Njëzetë. Pikërisht me këtë synim, Austrohungaria ndihmoi drejtpërdrejt në pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912-1913.

Aleanca shqiptaro – amerikane, dhe reforma shqiptaro – amerikane, dhe, gjithashtu, edhe gjermane, krijojnë tani pikërisht atë politikë perëndimorë që u luajt nga Austrohungaria ne fillim të Shekullit të Njëzetë, në një kiohë kur politika anglosaksone, në analitikën e saj për shekullin që kaloi, e ka konsideruar si “gabim të saj prishjen e Austrohungarisë dhe krijimin e Jugosllavisë”.

Tani, jemi në një tjetër kohë, por pa Jugosllavinë, dhe me një botë të madhe shqiptare në Ballkan, me gjujë shqipe të konsoliduar shkencërisht, dhe me identitet shqipar panballkanik. Shqiptarët kanë filluarv të flasin shqip në të gjitha vendet ballkanike ku janë ndaluar me dhunë që të flasin shqip. Ky realisht është fati historik i shqiptarëve, që siguron se interesi amerikan do të bashkohet gjatë me inrteresin shqiptar në Ballkan, sepse:

Se Pari – shqiptarët janë mbi tetë milionë në Ballkan, dhe nuk janë sllavë, domethënë nuk mund të influencohen nga politika Ruse;

Se Dyti – shqiptarët sot, në të gjithë Ballkanin janë mbi 95 përqind filoamerikanë të vendosur, sepse kanë parë edhe mbështetjen e saj në luftën për pavarësisnë e Kosovës, në antarësimin e Shqipërisë në NATO; dhe në përkrahjen e madhe amerikane për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian;

Së Treti – në tërritorin shqiptar sot përqëndrohet një gjeopolitikë tepër e mdhe, dhe, njëherësh, ekonomikisht, sot luajnë miliarda për faktet e reja të burimeve të brendshme natyrore që ndodhen në territorin shqiptar. Kjo pritet të utilizohet menjëherë sapo të përfundojë reforma shqiptaro-amerikane, që po kërkon në jerm ta ndalojë Berisha me taborin e tij të korruptuar.

Asgjë nuk i bën dot më elita antishqiptare interesit të madh të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, tani që sapo po përfundon me sukses reforma shqiptaro-amerikane në drejtësinë shqiptare, dhe për formimin e shtetit modern, të drejtë dhe perëndimor shqiptar.

26 komente në “Reforma shqiptaro-amerikane ka trembur Sali Berishën”

  1. kleptofagos says:

    Avokati e ka kuptuar qe shpresa nuk duhet te vdese nder shqiptaret..
    Ben shume mire qe i bie, pervec Berishes dhe ortakut (te perbashket) Ilir Meta..
    Por, te mos hapet si vaji ne lakra, me tezat e 8 milion shqiptareve te Ballkanit (deri ne Azine e Vogel),
    sepse duhet me pare te rregullojme shtepine tone. Ne nuk po arrijme te bejme shtetin me 2.5 milionet e Shqiperise..
    Kur e filloi fushaten e tij, fliste (me optimizem) per afate….. pune ditesh, brenda muajit, fundi Gushtit…. Iku Shtatori, avokat…..
    Spartacus, dil pak me ralle si politikan dhe na fol me konkretisht si profesionist… qe te mos na dukesh si Kreshnik Spahiu (i Rames).
    Problemi qendron tek afatet dhe rezultatet. A mund te na thuash (afersisht), avokat, se kur do futen ne burg Hajdutet e medhej?
    Shqiptaret e varfer do te lumturohen (prej verteti), vetem kur te shohin qe pronat dhe pasurite e grabitura te kthehen tek i zoti..

  2. MeteH says:

    Z.ÀVOKAT JU LUMT PER ANALIZAT QE BENI.POR TA DINI SE SB E IM PO BEJNE ÇESHTE E MUNDUR TA SHTYJNE REFORMEN DERI NE 2017 PER TA SABOTUAR.ESHTE SHTYRE DISA HERE NE KETO 2 VJET.SE IM SHTYN KUVENDIN NGA MUAJ NE MUAJ.KJO NUK ESHTE SERIOZE PER HORRAT E POLITIKES BERISHISTE E METISTE.

  3. Andi says:

    O taku nje sugjerim. Nese te paguajne per rreshta bindi te te paguajne per shkrim se kaq gjate nuk i bie as e ema e zeqos maje thanes.

    1. Lugati says:

      O tak ngjela +lugat kryeminister+ripjellja=gam gam sala m burg=vetingu vetingu per perrr perrrr po na cate rroten bathe bathe po i koqe boll se u bo boz

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Bath bath po nje kokerr.

  5. Tahir Gashi says:

    Doktor MORTJA asht trim!
    Ai para vret veten se ju dorezohet ju shqiptareve !
    Cfare do qe te thoni per Doktorin e madherishem, ai jua ka nxire jeten!
    Shqiperine e beri Albanistan
    Ekonomine, politiken, kulturen Tallava!
    Dhe territorin do ju duhen 200 vjet me riparu demet e me pas qytete e fshatra europiane !
    Doktor MORTJA ju bani dhe ate qe sjua ka be kush ! Ju la shpijat shkrete vec me pleq e plaka, rinise ja dogji token e te pareve! Kujtoji populli shqiptar se do jetoje gjithe jeten me rimesat e emigranteve!
    Epo Doktor MORTJA boll u perpoq i shkreti jo me taksen e sheshte, jo me hapje uzinash, jo me ujembledhes per bujqesine por se lane kamunistat !

  6. Taku fjala jote Cekic ne turinjte e sahli-serbit says:

    Bravo Taku Si gjithmone optimist Dhe na Ben me optimiste. Sa here qe shkruan Dora jote eshte nje cekic ne turinjte e serbosalihut intrigant bashke me debilat qe e shoqerojne POSHTE berishizmi serb

  7. skifteri says:

    ………..Të lumtë avkat NGJELA !!!! ..JE PERFEKTË !, – …REFORMA NË DREJTËSI ËSHTË KRYEFJALA DHE KRYEVEPRA , NËNA E TË GJITHA REFORMAVE NË SHQIPËRI !…SHPORRJA E Berishës dhe BERISHIZMIT është DETYRA Nr/1 e çdo shqiptari në votime,dhe objekti nr/1 i BYROSË SË RE TË HETIMIT krimet e kryera të S.Berishës në mënyrë që të ndëshkohet gjakderdhja ,vjedhja ,tradhëtija dhe krimet të pa ndëshkuara të tijë.
    QË VENDI TË MARRË FRYMË
    LIRISHT SI SHTET DEMOKRATIK EUROPIAN !!!
    ………..Kushë se kupton është fatkeq ,nqs-e e kupton e se lufton është kriminel më i keq se Berisha.

  8. Gasper says:

    Sa here i ngelet veza kryq Rames, del Avokat leshi dhe shkruan fanta-shkence te Tema. Nuk ka faj do rrogen, se per Avokat nuk ben nje lek dhe si sekser gjykate eshte i pabesueshem, se i do te gjitha per vete. Ne zanatin e tij nuk e qas njeri fare.

  9. Ledio says:

    Ke ndonje llafe per plehrat , se boll na lodhe me keto budallleqe..?

  10. Bushi says:

    Te lumt avukat Ngjela! Je vertete nje politikan dhe analist i zoti.Berisha vertete eshte nje mbetje e Millosheviçit ketu ne Tirane,qe mban shperese se mbetja tij do te luftoi akoma.Ky eshte Berisha.A e ke vene re se çpo bene Saliu tani? Ai po e ndjen vehten afer fundit dhe paguan tv.klan te beje ca spektakle si psh me ca femije te dirigjuar nga Ardit Gjebrea,qe te fusin helmin edhe te femijet,duke thene se Saliu eshte “lideri me i madh ne histori”,Apo me Ermal Mamaqin qe i puthe duaret e gjakosura te Saliut,dhe i bene elozhe se saliu i di te gjitha e te duartrokitet nga auditori prezent.AI KERKON TE LERE FUNDIN E LITARIT JASHTE.Ai do qe edhe kur te mos jete, te beje te keqija me te zeza.Besoje se populli nuk e ha kete kokerr te helmuar,qe Berisha e paraqet te embel.

  11. harillaqi says:

    Zoti Ngjela! mos i degjo dhe mos i merre ne konsiderat komentet qe bejne disa kundra teje,se ata jane bythelepiresit e Saliut.Ti po shkruan te verteta,dhe neve keto na duhen.

  12. kombinatsi-rruga qelqit says:

    Babai i tij bllokmen,vete njehere socialist,nje here demokrat, kandidat per kryetar bashkie me pd pastaj ne fushate me Sali Berishen,tani eshte kthyer e lepin Edi Ramen.Nuk kam pare njeri me pa dinjitet.Legen burre.

  13. Lennard says:

    Je nje Patriot i Madh!!.Gjithmone fjalet tuaja jane balsam per te gjithe shqiptaret.Na ke shtuar shpresen se do rrojme dhe do ta shikojme Shqiperine Zonje te Rende.Analiza e juaj eshte shume e sakte dhe shkencore.Duhet qe te gjithe njerzit persembari te bashkohen nen Flamurin Me Zhgaben Dy krenore,per te mundur perfundimisht tradhetaret dhe te korruptuarit qe i kane zene frymen popullit.Faleminderit dhe njehere per perkushtimin e madh ndaj ceshtjes shqiptare

  14. Briklona says:

    Bravo avokat se na mbush me shprese, por fjalet e tua vafshin ne vesh te zotit se amerikan ishte ai qe i tha ” burre shteti” ne 21 janar apo jo?
    Tani paska ardhur prape se eshte duke rene “ylli ne ngjitje”
    Nuk besojme se do behet si duhet, edhe po u be ajo e uruar reforme per te cilen behet kaq zhurme.
    Kur ka bubullima, nuk bie shi.
    Respekt per ju avokat!

  15. Maloku says:

    Demi qe i eshte bere Shqiperise nga Sali Berisha eshte i pallogaritshem. Sikur ta varim miliona here ne litar ate person nuk i paguan demet ne mjedis (shkaterrimin e pyjeve, liqeneve, dy deteve, maleve), shkaterrimin e edukimit cilesor (universitetet, shkollat fillore dhe te mesme qe ishin dhe jame sic i dijme), mjekesise (spitale, sherbime ambulatore, kirurgjia etj etj ku vdes 100 here sherohesh nje here – ne te dyja rastet duken lene lesht) por me se shumti degjenerimin social qe solli, humbjen e identitetit, promovimin e injorantit me muskuj, mendesine e korrupsionit qe nuk dihet nese do ta shkulim ndonjehere si shoqeri. Nje million jete te kishte Sali Berisha nuk e paguan dot demin e bere.

  16. alfons says:

    THuaj cte duash i dashur taku por as amerikanet as gjermanet nuk kane per ta trembur ish sekretarin dhe ish kryeministrin per deri sa ka mbeshtetje te fuqishme nga gazeta prestigjoze 55 TE CILEN PER FAT NUK E KAM LEXUAR AS NJE HERE DHE DJE KUR DOLI TEK NJU 24PRONARI I KESAJ GAZETE NDROVA STACINININ POR TA DISH SE I DI PERMENDESH PA I DEGJUAR SE CFAR KA THENE

  17. Edi Idem says:

    Bravo avocat!
    Ti po i mban me gajret sqiptaret!
    I bindur se asnje gjemb nuk te hyn ne se i genjen!
    Kujt i sherben more derdimen?

  18. XHIM XHIBOKSI says:

    Taku je i papar per analizat qe bene je madheshtor te lumt sado qe ata po bejne te pamunduren per te rritur lavdin e Shpellarit por shpata jote me gjuhen e mprehte e me mendjen e sakte qe ti transmeton eshte e njenjte me ate te shqiptareve prej 70% pra ky eshte realiteti.TV Klani (tv shejtani) nuk e bene dote ate qe do Shpellari sepse ai ngelet prap nje kriminel dhe e ka vendin atje prapa hekurave ,vetem athere shqiperia dhe shqiptaret me mendje te kthjellte do qetesohen.Taku une jame i thjeshte dhe nuk shkruaj me ate guxim si ty por ti beje kujdese se ai nuk ti fal keto qe thua ti per ate,sepse ai eshte i pabese dhe ka plote rrogetar qe paguane dhe te eleminon siç ka eleminuar shume te tjere ne kete vende te bukur por qe e ka bere ai te merzitshem.TE PAFSHA Kryeprokuror TE PERGJITHSHEM SA ME SHPEJTE SE AI DO IKI SE ESHTE KERCENUAR., ,,U KU KU SA QESHARAK ESHTE BERE Taku i kane thene ustallaret e tij keshtu.

  19. tani says:

    Analizë e saktë e politkës se brendëshme e asaj të jashtëme me logjikë të ftohtë të fakteve dhe historisë dhe çfarë duhet të bëjnë shqiptarët kudo që janë x një Shqipēri Etnike ,sepse sot ka ardhur Koha e Shqipērisë dhe e Shqiptarëve dhe duhet ta kapin atë kohë që u ka ikur nga antishqiptarët e brëndshëm e të jashtëm.Avokati shikon larg dhe është gjithmonë dy hapa para pseudo politikanëve në vend.

  20. enter"" says:

    hahahahahaha, or Tak, reforma ne drejtesi spi uje me per Salen. Sala ka mbrojtjen e ameriqise ndaj reforma u be.
    Si thua ti, do fusi ne burg ameriqia idhullin e saj te viteve 90?

  21. superman says:

    Avokat te gjithe Shqiptaret jane me ty se e dine qe je asnjeanes. As nga Saliu e as nga Edi nuk fitove gje por dite te balancosh gjerat dhe te kuptosh ashtu si dhe shumica e Shqipetareve qe smund te mbetemi mbrapa nga duart e disa hajduteve por te ecim me hapin e Evropes.

  22. alphade says:

    Jo i “trembur” ,por idhjere ne brekushe prej maloku,zoti avokat …!!!

  23. Emigranti says:

    Bravo Maloku, per komentin briland. Me kete koment bashkohen 70 perqind e shqiptareve kudo ku puojne e jetojne. Je ne je vale me Melaim Zken, analistin famoz kosovare, i cili kohe me are ne VIZJON PLUS, deklaroi ; Demi qe Sali Berisha u ka bere shqiptareve , ketej dh andej kufirit, eshte shume here me i madhe , se ai qe Enver Hoxha u ka bere shqiptareve. Nuke i heqe asnje presje kmentit tuaje, vetm mundet te shtonja edhe nja 50 te tjera. Saliu me akuzat qe jane bere duhet te varet dhe te teriqet zvare. Vetingu duhet te filloi me kete krimenel, vetem keshtu dote vihen ne vend padrejtesite , qe ka bere drejtesia per shume probleme dhe per mosehtimin dhe denimin e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje