Gjëndja në Hipotekën e Tiranës është në kaos total, ku një numër i lartë qytetarësh janë në rradhë për mbaruar punën e tyre.
Një gjëndje e rëndë kjo, pasi sipas punonjësve të Hipotekës sistemi nuk punon pasi është i bllokuar.
Ky ngërc ka bërë që situata të dalë jashtë kontrrollit brenda ambienteve të Hipotekës, e cila ka sjellë acarimin e qyetarëve të cilët akuzojnë se sjellja e punonjësve është jo njerzore, pasi ata komunikojnë me një gjuhë arrogante.
“Situata është mjaft e rëndë. Kemi disa orë që presim në rradhë dhe ende nuk kemi mbaruar punë. Kemi për rreth 2-orë që sorrollatemi kot bërë ende asgjë.
Gjuha e punonjësve është e rëndë dhe arroganate ,duke u tallur me ne” shprehet një qytetar për TemA TV.
Një situate vërtet kaotike ku shihet dhe nga foto që qytetarët kanë sjellë në TemA TV, ku shumë njerez janë ende në pritje derisa “sistemi I bllokuar” të rregullohet.