Kryeprokurori Adriatik Llalla shprehet për herë të parë rreth lajmit për kërcënimin ndaj tij dhe familjes. Ashtu siç organi qendror i akuzës mbajti zyrtarisht qendrimin se puna vazhdon edhe Llalla nuk mohoi dhe as e pohoi lajmin, por gjatë takimit që pati në Korçë, e vuri theksin te lufta ndaj ekstremizmit fetar.