Nuk kanë fund vrasjet në Amerikë.
Ditën e djeshme një person me ngjyrë, 30 vjeç, është vrarë nga policia amerikane në sy të motrës së tij.
30-vjeçari i paarmatosur është qëlluar për vdekje nga policia, pasi refuzoi të dorëzohej.
Motra e tij ka filmuar gjithë ngjarjen, por i është konfiskuar telefoni.
Ngjarja ka ndodhur në El Cajon, Kaliforni.
Vrasjet e shumë njerëzve më ngjyrë në muajt e fundit kanë bërë që të shpërthejnë protestat nga ky komunitet, por situata duket se sa vjen e rëndohet më shumë.