FOTO/ Kush është Ardian Braho, prokurori që mori 18 mijë euro ryshfet

28 Shtator 2016, 21:32Politika TEMA

Prokurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho është denoncuar nga emisioni “Stop”, pasi ka marrë ryshfet një qytetari për t’i zgjidhur një çështje gjyqësore që kishte të bënte me bllokimin e një shumë parashë prej 120 mijë euro.

43-vjeçari nga Shkodra rezulton prokuror me karrierë të gjatë pasi në CV-në e tij bëjnë pjesë çështje si ajo e sheshit “Skënderbej”, ku Lulzim Basha u akuzua për dëm ekonomik.

Braho vendosi mbylljen e çështjes pasi vendimi ishte marrë nga Këshilli i Bashkisë.

Gjithashtu, së fundmi Braho ishte prokuror dhe në hetimet ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako në çështjen e përdorimit të pajisjes së përgjimit.

Po ashtu, Braho ka qenë prokuror edhe në çështjen hetimore ndaj ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha.

Braho ka qenë dhe pjesë e task-forcës së Prokurorisë së Tiranës që hetoi çështjen e mashtrimit me TVSH-në në industrinë e përpunimit të metaleve që përllogaritej se i kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 26 milionë dollarë.

5 komente në “FOTO/ Kush është Ardian Braho, prokurori që mori 18 mijë euro ryshfet”

  1. tani says:

    shqip e paskan fut ne kurth…..ne ket tok djajsh po kerkove te vesh drejtesi morre vedin ne qaf…mjer vahtan e vaj milet

  2. Mandi says:

    Te gjithe prokuroret sa peshojne vete, aq te korruptuar jane. Nje prokuror me ka kerkuar nje here 20 mije euro per nje ceshtje. Ne kete bote do te lahen te gjitha

  3. Shefqeti says:

    10 Titi, 5 Ardi, 3 Tosi

    1. Ceti says:

      Po normal qe eshte Titi, se pa firmen e Titiy nuk kalon gje aty. Eshte Titi, eshte Tiku, pastaj vijne kete horrat e vegjel qe bejne sekserin…

  4. joel shkodra says:

    Perse ka marre pikerisht 18 mije euro ryshfet dhe nuk e ka rrumbullakosur ne 20 mije euro? Dote ishte interesante ta dinim si jane bere llogarite se si ka dale kjo shifer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje