Majlinda Bregu: Për idhullin tim “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë

28 Shtator 2016, 14:11Politika TEMA

Nga Majlinda Bregu

E di se nëse ndalon të gjuash me gurë këdo që të lehë, ndërsa ecën në rrugën tënde, nuk do të arrish kurrë në fund të rrugës; por janë disa gjëra për të cilat kam detyrim të flas, sidomos për ata që nuk kanë mundësi të mbrohen nga këto lehje. E kam fjalën për një njeri me emër e mbiemër, por anonim për mua në rrafshin publik, i cili quan kandidat të vdekur, një nga bashkëudhëtarët e mi dhe të mijëra demokratëve në rrugën tonë, Sokol Olldashi.

Nuk do të merrja mundimin ta shkruaja këtë replikë me një njeri që ka mbaruar shkollë nate, që është nisur të këshillojë Presidentin dhe që i ka mbetur në tentativë këshillimi, por zgjodha ta bëj në respekt të mikut tim Sokolit dhe pamundësisë së tij për ta bërë vetë këtë gjë.

Shkurtazi po i kujtoj këtij njeriu në respekt të honorareve që ka marrë për të fyer kujtimin e Sokol Olldashit, se i kanë treguar gjithcka gabim për të, pasi ai vet as e ka njohur, as ka patur dëshirë ta njohë, se nuk ka patur punë me PD.

Është e vërtetë se unë dhe Lulzim Basha kemi ardhur bashkë në një ditë në PD. Nuk na kanë futur nga dritarja, por nga dera dhe na kanë pritur me entuziazëm në kuadrin e një projekti për ripërtëritjen e PD. Sokol Olldashi ishte moshatari ynë, por ishte shumë i vjetër në PD kur erdhëm ne. Kishte qenë aty dhe më 1997 dhe më 2001 dhe kur ne, të drojtur në 2005 morëm zona elektorale pak më të sigurta që të “mos dështonim”, ai zgjodhi betejën më të vështirë.

Shkoi u përball me Agron Dukën në Shijak që në atë kohë ishte jo vetëm Ministri më i fuqishëm i qeverisë Fatos Nanos, por dhe biznesmeni më i madh në Shqipëri. E mundi duke bindur shqiptarët se dhe një djalë i ri me duar në xhepat bosh, mund të nxirrte jashtë Kuvendit një milioner dhe Ministër të Fatos Nanos.

Ai u bë pas disa muajsh ministri ynë më i suksesëshëm, pasi futi në burg gjithë banditët që kishin shëtitur lirshëm deri më 2005.

Është e vërtetë se ai nuk fitoi dot Bashkinë e Tiranës më 2007 dhe unë isha në krye të asaj fushate. Nuk e di ku ka qenë ky anonimi në këtë kohë, druaj se edhe nëse nuk ka qenë me PS-në, selinë e PD-së mund ta gjente me të treguar. Por ajo që di dhe më dhemb, është se shumë njerëz brenda PD, nga këta që sot po tentojne te hyjnë nga vrimat e çatisë, votuan kundër Sokolit, me shpresë se do ta nxirrnin nga politika.

Por ai vazhdoi të ishte në politikë si Ministër përsëri i suksesshëm. Ai shkoi në vitin 2009 në zonën me të vështirë elektorale, në Qarkun e Fierit, në bastionin më të sigurt të socialistëve dhe e rriti PD-në me së paku dy deputetë. Ishte njeri dhe nuk i fshihte as vetes as miqve dhe dilemat qe betejat politike natyrshem bartin per secilin nga ne.

Nuk di kush ja ka thënë këtij njeriut të honorareve, se ai duhet të shkonte kandidat në Durrës apo broçkulla të tilla, por di që ai arriti të ngjallte shpresë për PD-në dhe në bastionin më të egër të socialistëve.

Ende sot banorët e Fierit dhe fshatrave përreth, i janë atij mirënjohës për infrastrukturën rrugore dhe krenarinë që i dha PD-së.

Sa i përket vitit 2013, Sokol Olldashi humbi më pak nga të gjithë. E dhimbshme më 2013 ishte që ne humbëm bastionet tona historike, Kavajën, Shkodrën apo Elbasanin.

Une kam qene ne Tirane,por fushaten ne gjithe Shqiperine e kam ndjekur se kisha per detyre te merresha me te.

Fieri nuk ka qenë kurrë bastion ynë. Ai u bë fitues aq sa e bëri Sokol Olldashi. Cdo humbje dhemb edhe pse per hir te saj, Sali Berisha mori vendimin si lider per tu larguar nga kreu i PD-se.

Unë jam e hapur dhe mirëpres kritika dhe për ata që më thonë ke idhull Olldashin dhe për ata që me thonë ke idhull Berishën. Largimi i kobshem nga jeta i tij eshte mjaftueshem dhimbje per te gjithe demokratet.

Kur them që Berisha ka lënë boshllëqe në Partinë Demokratike, them një të vërtetë që nuk druhem ta përsëris, por nga ana tjetër duhet ta pranojmë se Shqipëria e vitit 2016 dhe më tutje, ka nevojë për një identitet të ri politik në krye të PD, dhe kur them të ri, kam parasysh një mendim të ri, ide dhe sjellje të reja e moderne politike.

Kush nuk eshte dakord me mua, nuk ka pse perbalt ke nuk jeton, as te shese per teza politike sulme te porositura.

25 komente në “Majlinda Bregu: Për idhullin tim “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë”

  1. Tirona says:

    Olldashi u prehte ne paqe,por nje hajdut e mafioz ka qene. Mos na i beni heronj tani.

    1. jona says:

      bravo majlindes
      ka shkruar me mend
      jo si ca
      qe e kane gojen ne b

    2. Bushi says:

      Tirona! Ke te drejte.Por zonja Bregu e di mire kushe vrau Olldashin. Ate vrau Saliu me mafjen dhe horrat e tij se i doli nga duaret.Olldashi kishte vizion te mire per pd-ke,por kjo nuk i ineresonte Saliut dhe e zhduku.Ateher,pse ju MAJLIND BREGU e doni dhe e mbroni kaq shume Berishen? Ju e dini me mire se te tjeret qe Olldashin e vrau Saliu.Te duash nje vrases te shokut,kjo nuk ka shembull ne bote.Qofshe ti qe je,se te ishte ndonje tjeter nuk do ta bente kete gabim,edhe sikur te paguante Saliu me shume maramendese.

  2. TJ says:

    Nuk ngjisni me Majlinda! Keni ngelur “kurkushi” ne PD! Largohuni dhe hapini ruge PD se vertete edhe bashke me Berishen dhe Lulin e keqja shqiptare sot!

  3. Petro says:

    Zonja Bregu! Nje pergjgje prej teje.Humbjet e parreshtura ne Durres, ne qytetin me demokratik te Shqiperise, nese s e di po ta them, jane rezultat i mikut tend, i njerezve qe injektoj, rezultat i te cileve eshte kjo panorame e zymte edhe sot.Leri protagonismat.Ashtu si ke hyre ashtu dhe do te dalesh nga PD.mendohu mire, nuk te takon te jesh aty.Ishit ju qe u futet me nje urdher dhe jo me zgjedhje demokratike qe i vute kazmen PD.Nje parti demokratike mund te qendroje ne kembe vetem po respektoi statutin e saj dhe preoceset demokratike ne zgjedhje dhe vendimmarrje.Eja ne Durres dhe provo te mbledhesh strukturat.Do ta shohesh rezultatin.E ke pare Durresin me dylbi nga plazhi i bllokut, atij blloku qe durrsaket e urryen ne vite dhe e urrejne akoma dhe qe ajo partia jote tashme e gerryer nga babezia dhe injoranca vazhdoi ta mbante te gjalle , te rrethuar me roje.Durresi i urren blloqet.Ju nuk i rrezuar.Madje edhe i shtuat.Besoj se kishe kaq te ardhura nga puna si ministre saqe fundjavat t i kaloje ne hotele private me para vetjake.Kete ti dhe shoket e tu nuk e bete, ndaj dhe humbet.Ish miku dhe shoku yt posedon pa ndonje biznes vile ne Gjirin e Laleziit.Apo jo?Me c fare zonja Bregu?Ndaj humbet dhe sa te jeni ju atje(bashke me Bashen) demokratet e vertete nuk ju votojne me.Heshtni zonja Bregu se kur ju shohim te pozoni keshtu na vjen neveri dhe per te vjelle.Shperdorimin e pushtetit nuk ta fal kush me 2016.Po e keni kollaj, zonja Bregu.Nje kapercim ylberi dhe shkoni ne preher te PS, nga e keni origjinen.Fundja ndryshimet mes dy partive tashme jane te padukshme.

    1. aqif tahipi says:

      O pedro ,mos na u hiq si i djathte kot or taj. Ju keni ne krye te gjoja te djathtes nje komunist 24 karatesh si shoku sali dhe ne strukturat tuaja plot ish sigurimsa dhe bij ish prokuroresh dhe ish gjyqtaresh te diktatures.Perpiqu te jesh sa me i vertete ,ti dhe gjithe shqupistet si ti ,ndoshta atehere shqiptaret mund te fillojne tu besojne sadopak..

      1. Petro says:

        Ti aqif(me shkronje te vogel) je nje idiot qe nuk kupton asgje dhe qe flet ne emer te trurit tend prej injoranti.Asnje thermije nuk ke kuptuar nga fjalet e mia.Ashtu vazhdo.Lum vendi qe te ka.Nga fitorja ne fitorje do te shkoj e nen hijen e hashashit, shtrire ne dyshek plehrash.

    2. Spiro Austri says:

      Komplimeta Petro! Kujtoi zonjes edhe apartamentin e vet te blere ne austri se do coje vajzen me studime…… Askush nuk del te flase se cili eshte modeli qe ofrojne se e njohin mire veten dhe cdo model morali do i qeronte nga skena…. Nese kalon me PS apo me ndonje demek parti pronaresh vilash, kte s’di ta them. Duket ama qe kryeministri e ka shum qejf kte Majlinden qe shikoka endrra me Olldashin (te me ndjeje), por kur dukej sikur Olldashi po ngrinte ndonje ide politike, Majlinda fshihej hijeve. Se s’i dihej…. Tani qe me sa duket ka marre vesh qe “i dihet”, ka dale e ben si revolucionare. Tha do mbledhi vota per keshillin kombetar? Pse spo i mbledh? Ja kerkon Selamit shkret. Kjo kembe permbi kembe……. Apo mos valle keshtu e ka porositur Saliu???? Ben teatrin kjo dhe shtrengon rradhen Jemini te PD-ja???

  4. Kaonia says:

    ti koli e ca te tjere nje surrat keni.po c na beni si engjej more pisa.kol olldashi ka bere pislleqe pa fund.e keni zakon qe nga hajdari ,pas vdekjes doni ti ktheni ne idhuj.

  5. olta says:

    bravo majlinda
    je zonje

  6. KAPEDANI says:

    Pulave u ka hije të kakarisin në kotec!

  7. Endri says:

    Majlinda po thote nje te vertete te sajen. Olldashi mundet te kete qene 99 por mund te ndryshonte historin e PD pasi filloj te kerkonte falje nga te vetmit ne PD per menyren e qeverisjes se tije dhe pritej ne vazhdim te kishte reagime me te ashpra. U VRA AKSIDENTALISHT? VESHTIRE TE BESOHET por ama Majlinda nuk po heshte dhe per kete duhet te mbeshtetet. NDRYSHIMI FILLON NGA TY. DHE MAJLINDA PO E FILLON NGA SHTEPIA E PD DHE MUA ME NGJALLE SHPRESE POR DO ME NGJALLTE ME SHUME NESE NUK DO TE PERKRAH BERISHEN SIÇ BERI DHE OLLDSSHI AS ME SHUM E AS ME PAK NUK DO BENTE GJE TJETE VEÇSE DO NXIRRTE BERISHEN NE PENSION.

    1. Petro says:

      Endri dhe Spiro-PD ka nevoje te shoshise dhe te nxjerr njerezit me patente morale te paster.Kete nuk e ben dot.Ka nevoje te ndaje engjejt nga djajte.As kete nuk e ben dot.Perse? Sepse dominante aty jane ata me patente morale te piset, jane djajte.Ne keto kushte duhet te presim fatkeqesisht humbjen e radhes.Them fatkeqesisht se pala fituese eshte menxyre, po ja qe populli e merr me vonese kthesen dhe e merr kur i hyn thika ne kocke.Gjer atehere keta le te bejne bla bla bla me kotesine, me demkriminalizimin aspak efektiv dhe me reformen ne drejtesi po ashtu.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po,PD-ja ka nevoj per nje pastrim radikal nga berishizmi,por fatkeqsisht eshte shume e ndotur,do behet,por do kohe !

  9. Me te vertete je zonje Majlinda prudentino.
    ku shkuan gjithe ato akuza te socialisteve qe do pastronin politiken nga hajdutet e PD komuniste.

  10. Paqesori says:

    Majlinda , je nje vajze me mend. Uroj qe te shohin seriozisht ne PD dhe jo te vrapojne pas kameleoneve…

  11. frenky says:

    Majlinda! Erdhe ne PD per shkak te frustracioneve të liderit, i cili ne rinine e tij “nuk dinte ende se ç’ishte një femer”. Erdhe dhe bere karriere te larte pa asnje merite: drejt e ne kryesi, drejt e ne kuvend, drejt e ne ministri. PD vrau qe heret karrieren, ndaj sot eshte nje parti pa kujtese, pa bosht, e fosilizuar nga disa militante injorante teper te varfer dhe nga disa te kamur ne kryesi. Ne mes bosh, bosh, bosh. Sepse u vra konkurenca. Djem, burra qe paten me teper se dy dekada kontribute ne PD u menjanuan nga ty, Çiljeta, Bogdani e plot njerez bosh. Tani tund ca flamuj te rreckosur me fytyra rrugeçësh ordinere qe u ngjiten lart, teper lart me te njejten metode si ty.

  12. MeteH says:

    BREGU E DI KUSH E VRAU OLLDASHIN POR NUK JA MBAN TA DEKLAROI.DHE MBURR SALIN..! AJO E DI MIRE SE KUSH ESHTE SALIU-SHPIRTE ZI..TE VRET NATEN E TE QAN DITEN.NDAJ SHPRESON QE TE JET DEPUTETE NE 2017 ME BEKIMIN E TIJ.OLLDASHI NE MENDIME ISHTE EKSTREMIST SI SALIU.POR AI NUK MUMD TE BEHEJ DREJTUES I PD SE NUK ISHTE SHOK I ARGITES E ZENIT.OLLDASHI E DINTE QE NUK DO FITONTE.AI JU FUT DETIT NE KEMBE PA E MENDUAR SE DO E HANTE TIGRI ME DY KEMBE,AI QE KA NGRENE SHUME TE TJERE SI AI.BREGUT PO I VJEN FUNDI NE PD.SE NE KETE PARTI NUK PRANOHEN ZERAT KUNDER SI BLUSHI NE PS.SE LULI E SB NUK JANE SI RAMA-TOLERANT,NDAJ RAMES NUK I TREMBET SYRI NGA SHPIFJET BERISHISTE.PA IKUR SB,PD NUK VJEN KURR NE PUSHTET.

  13. lyl says:

    Vetem Majlinda mund te doje edhe kriminelin edhe viktimen.

  14. inf says:

    olldashi nga gazetar u rras ne politike ne pd mero bazja e njef mire ka punu me olldashin
    por kur u rras ne pd e salih kreminelit beri deri ne oren e fundit te jetes ate qe i thoshte kremineli salih
    tani flet majlinda mir ben qe flet por 0 nuk shkon kshu ai iku beri miliona per 7 breza dhe iku tamam
    kush e vrau aksidenti kush e hodhi asnji nuk flet
    shoqja Maja meqe e ke idhull olldashin tend si deputete qe je kerko nji seance dhe hap dosjen e oll dashit tat
    por……… aty jeni te gjithe te perzjere olldashi ben pjese ne kartelat e berishit dhe lules se tij basha

  15. Na bashkoj kenga popullore says:

    Ne rradh te par jam kunder dhunes dhe krimit çdo llojit,por zoti Ollkari me falni Olldashi e ka lypur vet fundin e tij duke ditur rregullat ne partin e tij te PD, a ishte ai qe me leje te padronit te tij( qe e nisi per lesh) i dha te drejten te kandidoj per bashkin me te madhe te vendit qe ne fillim te fushates ishte predendet dhe humbi me nje difernc te madhe votash,sepse e kuptuan Shqiptart se çfar brumit eshte nuk behet fushat duke quajtur rivalin e tij ai eshte zero zero zero tri her ne nje koh qe sot eshte kryeministri i vendit,prandaj zonja bregu me vjen keq se je zonj por je duke bere rolin e kalins,zonj vetem nje gje te ka mbetur sa nuk eshte teper von jep dorheqjen ose perfundo si iddoli jot i vdekur se si ky i gjalli nuk ke shans

  16. alphade says:

    Cunat e “Temes” ,lutem botoni komentin tim .FLM!

  17. Peço says:

    Këto janë të gjitha fjalë pa bereqet. Për mua dhe çdokënd që beson se politika më e mirë është ndershmëria, Olldashi ka qënë model i politikanit më pa nder, servil dhe një kobure e poshtër në duart e Berishës. Ka qënë rripi i trasmesionit, ai që Berisha i kish besuar lidjet e PD me botën e krimit. Kur besoi se do përkrahej nga Berisha për të gjitha shërbimet që i kish bërë dhe pa se nuk u përkrah, atëherë gjykoj se erdhi momenti që mund të hidhej në sulm pabesisht kundër padronit të vet. Ishte një qën që Berisha e rriti, e ushqeu dhe forcoi vetë, por që në fund vendosi të kafshonte të zotin. Dhe fundi dihet. Të kesh për model politik një mafioz të urryer si Olldashi këtë vetëm një laraskë pa tru si Majlinda Bregu mund ta bëjë.
    PD tashmë vetë një provë i ka mbetur të bëjë. Nëse Berisha është akoma i interesuar që PD të kthehet në pushtet, pa humbur kohë të gjejë një arsye pklitike për vendosjen e Eduard Selamit në krye të PD. Dhe këtij ti lejoheshinme marëveshje qëndrime ekstrastatutore për të marë ato masa të nevojshme dhe urgjente për ndryshimin e situatës në PD. Do të shiheshin me këtë rast ndryshimet e menjëhershme në opinionin publik. Pra, në gjëndjen që e kanë katandisur, PD ka vetëm një shpëtim, ti thërrasë nderit dhe njerzve që realisht janë përfaqësues të nderit. Dhe jo siç bënë kjo kukumjaçka, i thërret Sokol Olldashit, përfaqsuesit më tipik të korrupsionit politik në këtë vënd.

  18. peço says:

    Ju dërgova një koment. Nuk fyeja askënd. Nuk e kuptoj pse e çensuroni. Kjo të habit. Më thoni ju lutem, është e lejuar të thuash diçka ndryshe nga politika juaj editoriale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje