Pikëpyetjet e rrahjes së “Kaubojsit” në Prizren/ Policia e Kosovës: Ja e vërteta e incidentit

28 Shtator 2016, 10:27Politika TEMA

Zbardhen detaje nga sulmi fizik ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, i njohur si “Kuaboji”, gjatë vizitës së tij në Prizren. Policia e Kosovës konfirmon se deputeti ishte i shoqëruar me shoferin dhe këshilltarin e tij, kur është sulmuar fizikisht nga disa persona afër një karburanti në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Policia e Kosovës, në një përgjigje për “Indeksonline”, ka konfirmuar se pas këtij sulmi janë arrestuar dy të dyshuar, njëri shtetas i Shqipërisë kurse tjetri nga Kosova.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha tregon se ka pasur një denoncim. Sipas tij, organet e sigurisë kanë ndërmarre veprimet dhe kanë arrestuar të dyshuarit, të cilët kanë sulmuar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë.

“Ka pasur një denoncim dhe Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes rreth orës 13:50 në Landovicë të Prizrenit në një market”, thotë ai.

Më tej, Berisha shpjegon se eskorta e deputetit ka ndaluar për t’u furnizuar me ujë e aty janë takuar me dy të dyshuar, njëri nga Prizreni e tjetri nga Kukësi.

“Mes tyre ka pasur një përleshje të vogël. Ne kemi incizimet që i kemi siguruar përmes kamerave të sigurisë. Policia e ka hetuar rastin, janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit të dy iu është caktuar masa e arrestit për 48 orë”, ka treguar ai.

Vetë Ndocaj e ka mohuar një lajm të tillë, duke thënë se është shëndoshë e mirë.

3 komente në “Pikëpyetjet e rrahjes së “Kaubojsit” në Prizren/ Policia e Kosovës: Ja e vërteta e incidentit”

  1. Saliu i biri sheqeres dhe i partizanit serb says:

    Pse se kane vrar kete mishin me dy sy

  2. Xen deledashi says:

    Oooo Edvin ! Po ku e gjete kete kllounin qe e more nga italia e e bere deputet brenda nates !
    E bere si sala qe vuni greta koçin kryetare

  3. harillaqi says:

    Pse pikerisht ne ate vend ku do furnizohej me uje dolen dy veta? Mos vall deputeti e ka te keqen brenda ne makine? Pastaj mire ja kane bere se ky vertete eshte nje deputet injorant i trash nga trute e i trash nga trupi.Tamam mish me dy sy.Partia demokristiane gjeti njeri per deputet.Nuk kishte ndonje tjeter me te trash se ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje