Suzanna Shkreli: Do të jem shqiptarja e parë në Kongresin amerikan!

27 Shtator 2016, 19:40Politika TEMA

Suzanna Shkreli është 29 vjeç. Është gruaja më e re kandidate  për Kongresin Amerikan, dhe shqiptarja e parë që kandidon për të qenë pjesë e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, duke përfaqësuar distriktin 8 të Michigan.

Prokuroja shqiptaro amerikane, fitoi përballë kandidaturave rë tjera demokrate, dhe tani garon përballë republikanit Mike Bishop, i cili ka qenë dy herë, pjesë e Kongresit.

Por, kush është Suzanna Shkreli?

E lindur dhe rritur në Michigan, por me prejardhje nga Malësia e Madhe, është fëmijë i dy prindërve nga Ulqini dhe Gruda. Prindërit Zef dhe Maria Shkreli, kanë emigruar në Amerikë për një jetë më të mirë për katër fëmijët e vet. Suzanna ka një motër më të madhe, Diana, një vëlla binjak, Paul , dhe Mark, vëllai i vogël.

E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzanna përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi. Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Kur iu propozua të bëhej pjesë e politikës ajo nuk tha jo, sepse Suzanna Shkreli nuk i thotë kurrë jo, një sfide.

Në një intervistë për dritare.net, Suzanna flet mbi fushatën elektorale, dhe sa e rëndësishme është për të, mbështetja nga shqiptarët.

Mbështetje, që i duhet të fitoje garën e saj, të grave si ajo, të shqiptareve si ajo. Sepse nëse fiton Suzanna, jo thjesht do të bëjë histori si shqiptarja e parë në Kongres, por do të hapë rrugë për shqiptarët në Kongres. Ndaj, në votën për Suzanna Shkrelin, shqiptarët e Amerikës, nuk mund të ndahen në demokratë e repubikanë. Të gjithë do të votojnë Suzannën si shqiptarë.

12 komente në “Suzanna Shkreli: Do të jem shqiptarja e parë në Kongresin amerikan!”

    1. PERPARIM SHULLAZI says:

      Do tè jete Krenari per shqiptaret e Amerikes por edhe per tè gjithe bashkekombasit kudo tè ndodhen tè kene tè zgjedhur né kongresin amerikan per tè paren here né histori nje shqiptare dhe emri Suzana Shkreli do tè jete né piedestalin e fitores dhe aspirates tone per liri dhe demokraci. Le tè urojme realizimin dhe votimin e kandidatures se saj! VOTONI VOTONI, VOTONI SUZANEN! DO TÈ KETE SHUME VLERE PER AMERIKEN -VENDIN E LIRIVE DHE TÈ DREJTAVE TÈ NJERIUT!

      1. Sotir Shuka says:

        Shume mire, shqiptaret jane inteligjent dhe meritojne te ngjisin shkallet kudo ne bote…

  1. GR says:

    Forca Suzana!!!!!
    Forca Shqipe!!!!

  2. Eri says:

    Ajo.zone.eshte komplet 1000% republikane dhe ska.shanc Suzana ta fitoje. Prralla kot.ben. nejse media kontrolloni faktet para botimit

  3. enter"" says:

    Kujt I plasi trapi qe do jesh shqiptarja e pare. Per ameriken ti sje shqiptare, se ti kur ke marre nenshtetesine amerikane ke heq dore nga ajo shqiptare…
    Pastaj kongresi amerikan eshte vendi me I shpifur ,atje ku merren vendimet me mizore te botes.

  4. Can cen cun says:

    Bravo Martin Shkreli

  5. MeteH says:

    NJE BRAVO TE MADHE.ATA QE SHPREHEN PESIMIST NUK JANE DASHAMIRES PER SUZANEN.DO JEN SALIST QE NUK DUAN NJERI TETER VEÇ VEHTES SE TYRE.I UROJME FITORE SUZANES

  6. katynary says:

    shifni sesi fillojn pordhet me daulle te shqiptarve “o sa majr me ken shqipkar”!
    sepse han pernat hajdar.
    dhe perdit then maxhukar.
    cop e cop e kalivar.
    per te qir e per te qar.
    kok me kok e kar me kar.

  7. Geno says:

    Keta me mbiemer SHKRELI te rrezikshem dolen?

  8. dino didani says:

    Sigurisht do votohet nga gjithe shqiptaret. Me vjen keq qe nuk jam ne zonen e saj elektorale. Une jetoj ne chicago ,ndryshe gjithe votat e familjes time,te aferme te mij dhe miqeve te mij ..do shkonin per Suzanen. Urime Fitore!!!!!

  9. Qytetari says:

    Nje bravo te madhe per kete vajze kurajoze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje