Basha takon ish- ambasadorin Arvizu: Droga po na lë në opozitë

27 Shtator 2016, 19:35Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Zv Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve, Aleksander Arvizu, i cili shoqërohej nga Ambasadori Donald Lu.
Droga, dekriminalizimi, korrupsioni dhe zgjedhjet ishin në qender të këtij takimi.

Lideri i opozitës theksoi se kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës. Edi Rama promovoi në poste kyçe në administrate dhe futi në Kuvendin e Shqipërisë persona të dënuar për trafik droge, të cilëve edhe sot vazhdon t’u japë mbrojtje duke sfiduar haptas ligjin e dekriminalizimit i cili nuk po zbatohet. Një tjetër shqetësim që zoti Basha ndau me zyrtarët e lartë amerikanë ishte korrupsioni i paprecedent në 25 vite demokraci. Koncesione dhe tendera që jepen pa garë dhe në fondet limit duke injoruar ofertat më të ulta, me përfitues vetëm një grusht njerëzish të lidhur miqësisht dhe politikisht me Edi Ramën.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor theksoi zoti Basha, ndaj është koha për një reagim të fuqishëm publik dhe politik kundër këtij rreziku të qartë dhe të madh ndaj investimit të përbashkët për Shqipërinë demokratike, stabile dhe euroatlantike

4 komente në “Basha takon ish- ambasadorin Arvizu: Droga po na lë në opozitë”

  1. Fatosi-kosove says:

    Tashme jane bindur edhe ata qe deri para disa vitesh i kane besuar lulit dhe sali berishes edhe per poshtersi qe vet i banin,ish ambasadori Arvizu e njef shum mire lulin e sidomos kur u ba kryetar i Tiranes me ligjet alla ristanqe ku edhe ish ambasadori doli i shokuar nga ato qe pa,ish ambasadori e njef lulin edhe kur ishte minister dhe vriste njerez,ashtu siq edhe kur e paten ber Lazaratin “republik” hashahi dhe quditerisht thot se droga po na le ne opozit!!!
    Ketu ka nje gje te mire pasi luli me ne fund eshte bindur se pikerisht per drogen,vrasjet,krimet,tradhetine ndaj vendit,faljen e detit grekut,token fazlliqit dhe pa fije turpi qirret para shqiptareve si patriot ne nje kohe kur keshilltar ka nje serb,pra jane keto dhe lufta e qeverise qe do e mbajne lulin ne opozite deri ne penzion,siq thot populli : keni kerkuar shikoni.

  2. Neri says:

    O Kar pa syze!!!!!!!s’e kupton qe denigron vendin tend????uuù me fal,ti je hollandez, po more kendez.ku Droga prostitucioni,jane te ligjeruara.

  3. Devoll says:

    Po po Arvizut thuaja keto,se a thua nuk te njeh ai ty dhe ate kryetarin tend…… po ju njeh o mushke me rrenje e dhemballe.

  4. ledion says:

    o “Yll ” ne ngjitje,po nga kush e kemi trashigmi drogen.O njeri ordiner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje