Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, u përgjigjet akuzave të Ben Blushit për ligjin e mbetjeve të riciklueshme.
Duke folur për “Panorama”, Shalsi e përfshin Blushin në grupin e personave që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka në kritikat ndaj importit të mbetjeve.
“Në rastin më të mirë është i painformuar dhe komplet i paditur, dhe në rastin më të keq, që është më i mundshmi, po përpiqet më kot të fitojë kapital politik duke u ekzaltuar me temën e plehrave.
Është te blloku i dytë i individëve, që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka” tha Shalsi, pyetur për kritikat që kolegu Ben Blushi, i ka bërë ligjit, duke e cilësuar si kriminal pasi mbron interesin e biznesit dhe aspak për pasojat që ky përpunim i mbetjeve do të sjellë në shëndetin e qytetarëve.
Shalsi sqaron se nga momenti i propozimit, i ka ndarë në dy blloqe të gjithë ata që po shprehen në lidhje me ligjin: “blloku i parë përbëhet nga kritizerë seriozë, dyshues të arsyeshëm dhe nga specialistë me reputacion.
Ndërsa blloku tjetër përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka. Më këta të dytët nuk kam ndërmend të merrem. Me të parët i kemi dhënë të gjitha shpjegimet se çfarë ka ndryshuar nga 2013-a. Nëse ne do ishim në të njëjtat kushte me 2013-n, nuk do ta ndërmerrnim këtë nismë”, tha ai.
Sot ne mengjes duke pire kafen nje miku me tha qe gruaja I kishte thene;
Mere kete qesen e “shalsit” dhe hidhe te kazani I “rames ” se vijne ere.
Ne shqiperi situata ka aritur ne ate pike e ka degraduar ne ate fare feje sa shume shpejt prostitutat do shajne me te drejte dhe pa ju dridhur qerpiku grate e ndershme ik mi kurve.
Spaskemi pare asgje!
e me ta thene kete gje shalsi eshte e rende..:)))