Cila është e vërteta e rrahjes së "Kaubojsit" në Kosovë

27 Shtator 2016, 20:04Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj është sulmuar fizikisht në një pikë karburanti në Prizren, nga dy të rinj të cilët janë ndaluar nga policia vendase. Lajmin e ka konfirmuar për Top Channel, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa deputeti kishte ndaluar për të furnizuar automjetin e tij me karburant. Sipas raportit të Policisë së Prizrenit, dy të rinjtë e kanë sulmuar atë dhe shoferin e tij, për shkaqe që ende nuk dihen.

Të dielën u ndalua një prej autorëve, ndërsa një ditë më vonë edhe autori tjetër. Njëri është shtetas i Kosovës, ndërsa tjetri, shtetas i Shqipërisë. Që të dy ndodhen në stacionin e Policisë së Prizrenit dhe priten të dalin për masën e sigurisë në gjykatën vendase.

Në disa media kosovare thuhet se, deputeti ka qenë i shoqëruar edhe me një këngëtare të njohur shqiptare, por në raportin e policisë emri i saj nuk përmendet.

I kontaktuar nga Top Channel, deputeti Ndocaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

“Përgënjeshtroj një lajm që po qarkullon në media, sikur unë jam dhunuar rëndë fizikisht në Kosovë. Jam si kokrra e mollës e nuk kam asnjë lloj shenje dhune. Këtë e konsideroj si sulm të radhës me prapavijë politike”, tha Eduard Ndocaj, deputet i PS-së.

Ndocaj ndodhej në Kosovë, pasi ka marrë gjatë një ceremonie në Pejë titullin “Politikani i vitit”. Por nga Kosova u largua me më shumë se kaq.

5 komente në “Cila është e vërteta e rrahjes së “Kaubojsit” në Kosovë”

  1. dona says:

    Gomar njeri ……..ne Kosove behen arestime e ky hajduti mohon.!Mos ka qene ndonje qe ka per ti dhene para si puna ime e akoma si kam marre……mire ta ka bo qen……..prit se ske mbaruar akoma

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut.☆ says:


    @ “Kaubojsi”

    Ca grushte e shkelma ranë mbi ty
    Se ti vërtetë kishe shumë mallë
    U bëre deputet, e hedh kapën mbi sy
    O gjë e rrallë e egër, sa e rrallë.
    .
    Dhe thënia e Gjithësisë Laze Ndreut
    Seç mu kujtua mua sot për dreq
    Se budallenjtë në Parlament janë bashkë
    Ndërsa të mençurit janë veç.
    .
    Dashnore zure, si gjithë shokët e tu
    Po “mikun” nuk e sheh dot pa pasqyrë
    E bëre hak, prandaj hëngre dhe dru
    O plëndësi me yndyrë!

    Ca grushte e shkelma ranë mbi ty
    (Ah) që s’bien te të gjithë ju në sallë
    Jo se ata janë më të mirë se ty
    Po ti je shumë më shumë budallë!
    .

    ☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻

    1. Qipidhari pe Qipidhasi says:

      Ja paske qendisur gopist ????

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo nshraku.
    Stili kadarese
    Po ti è ke qare e ke pershtatur shkelqyeshem
    Po laze Ndreu nga cila krahine eshte?

  4. filani says:

    oh oh sa mire ta kane bere deputet injoran …………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje