Hikoprizia e Koço Kokëdhimës: Vendi rrezikon përgjakjen nga mbjellja e hashashit

28 Shtator 2016, 09:27Politika TEMA

Koço Kokëdhima ka lobuar për një kohë të gjatë, që në Shqipëri të legalizohet hashashi.

Por tani që është prishur me Ramën, thotë se mbjellja e hashashit rrezikon të përgjakë vendin.

“Represioni, presionet dhe dhuna nuk mund të ndalojnë kultivimin e kanabisit. Duhet një politikë më komplekse. E shikoni si shkojnë njerëzit per 25 mije leke ne ditë të punojnë në pastrimin dhe paketimin e marijuanës? Njerëzit shkojnë që në 4 dhe 5 të mëngjesit si punëtorë të marijuanës. Kanë krijuar vakuum në treg sepse njerëzit nuk shkojnë të punojnë në ara, por kanë shkuar te hashashi. Kërkohen masa ekonomike të veçanta për të luftuar ekonominë ilegale duke rritur punësimin dhe mbështetur ekonominë”, tha Kokëdhima në emisionin “Top Show”.

“Situata është më keq sesa ka qenë më parë. Nuk është puna për të bërë politikë dhe nuk jam i lumtur që e them këtë. Kemi të bëjmë me një skemë mjaft të organizuar. Prodhuesit duhet të paguajnë një të tretën e prodhimit të tyre. Kemi një skemë që ka në dorë një fuqi të madhe financiare. Kjo është një situatë e vështirë që bie kundër me funksionimin e shtetit në vend”, vijoi ai.

“Vendi ndodhet përballë një tranzicioni të dytë. Përhapja e këtij fenomeni do të na çojë në një tranzicion të dytë dhe mjaft të përgjakshëm”, përfundoi ish-deputeti socialist.

8 komente në “Hikoprizia e Koço Kokëdhimës: Vendi rrezikon përgjakjen nga mbjellja e hashashit”

  1. BOCARI says:

    NQS BEHET FJALE PER ASGJESIMIN E HASHASHIT DHE LUFTEN PER NDALIMIN E SAJ, QE SHTETI PO BEN, KETIJ UFO-S NUK I LIND E DREJTA PER TE FOLUR, SEPSE ESHTE NJE NGA ATA QE KERKONTE LEGALIZIMIN E SAJ.

  2. Brixhida says:

    O plaku 2K qenke cmendur fare, te ka ikur logjika dhe derdellit brockulla pa lidhje logjike midis tyre. Te lutem a me shpiegon me fjale te thjeshta se si do ndodhi ky revolucioni i hashashit se nuk po e kuptojme? hihihihihihihihiihi P.S. Ik o palle dil ne pension se qelbesh era injorance dhe obllomovizem (analogu i Shvejkut)

  3. Dorian says:

    Nuk eshte hipokrizi o Mero jo. Ku e shikon hipokrizine ketu???
    KK ka kerkuar te legalizohet mbjellja e hashashit per qellime mjekesore dhe te kontrollohet nga shteti. Kjo sjell punesim dhe rritje te te ardhurave te shtetit. Kultivuesit te regjistrohen dhe te paguajne tarifen ne shtet. KK thote 30%. Mund te vendoset edhe me madhe se kaq, kete e dine ata qe bejne llogari.

    Sot cfare po ndodh? Te gjithe po e mbjellin dhe po bejne para me thase. Edhe tani paguajne 30%, por kete 30% e paguajne tek polici i zones, tek drejtori i policise, ministri etj. Pra po fuqizohet financiarisht nje grup njerezish qe bejne pune te paligjshme dhe nuk po fuqizohet as shteti dhe as qytetari i thjeshte. Ato para mund te ishin perdorur per t’i dhene sherbime me te mira qytetareve dhe jo luks trafikanteve dhe policeve.
    Do vije momenti kur keta do jene aq te forte sa nuk do pyesin me as per shtetit. Keta njerez qe sot po mbajne ne bordero 70% te policise shqiptare neser do i kene policet si vartesit e tyre dhe nuk do i plase trapi per shtet e per ligje. Njesoj si blloqet e famshme te Al Kapones ku ishin te listuar gjysma e policeve dhe politikaneve te Chicagos qe merrnin para.

    Kjo sjell rrezik per gjakderdhje.

    Nuk ka hipokrizi te KK ne kete histori, por ka hipokrizi te TemA-s.

  4. Jepu leket gazetareve dhe punonjesve te tu e leri brockullat, o legen. Kokerr e komunistit hajdut eshte ky, asgje tjeter.

  5. NICK says:

    Te na pergjigjet Kokedhima per ato nena, motra, gra , qe vuajne pasojat e perdorimit te droges te bijt, vellezerit, burrat e tyre, ne familjet e tyre. Problemi eshte social dhe mjaft i mprehte. Per cfare legalizimi mund te behet fjale Dorian, kur shteti eshte akoma i dobet dhe instrumentat kontrolluese jane akoma te pafuqishme ose mungojne, dhe keshtu mund te penetrohet negativisht nepermjet korrupsionit. Shqiperia ka probleme shume me te medha se ky legalizimi i juaj.

    1. Arjon says:

      Keta njerez nuk demtohen nga legalizimi i kanabisit sepse ata do e gjejne menyre si ta marrin ate qe kane nevoje. Besoj se te gjithe ata qe jane pro kesaj kauze nuk legjitimojne konsumimin e kesaj droge, por perdorimin e saj per nevoja shendetesore. Si zgjidhet ceshjta e ketyre njerezve, kur hashashi eshte sheshit?? Nese do ishte e ligjshme atehere ata duhet tu drejtioheshin farmacive me nje recete mjekesore. Vete shteti duhet ti identifikonte dhe tu jepte ndihmen e nevojshme. Nuk duhet te kemi frike nga gjerat e ligjshme, por nga ato ilegale. Shqiperia ka probleme shuem te medha, jam dakort, por ne kete lajm flitet per kete ceshtje prandaj po diskutojme vetem per legalizimin.

  6. Ina says:

    Po ju sjeni mire seriozisht. Duhet te beni nje rishikim te stafit tuaj. Po cfare ka per hipoktizi ketu ore??? Hera e pare eshte qe Kokedhima flet per legalizimin e kanabisit medicinal?? E ka thene qe heret kte gje dhe e ka shpjeguar me argumenta. Mania juaj per te bere lajm, nuk ju jep te drejten qe te keqinformoni njerezit.

  7. Klajdi says:

    Eshte per te ardh keq qe njerezit qe duhet te sherbejne per te informuar njerezit e perdorin lirine e fjales ne menyre abuzive. Une personalisht jam pro legalizimit te kanabisit farmaceutike, jo se jame nje perdorues i saj, por mendoj qe nuk mund te trajtohen si kriminela njerez qe kane nevoje te trajtohen nga ana mjekesore me kete bime. Mund te lexoni efektet e kanabisit farmaceutike ne sherimin e disa semundejve, madje ka pasur dhe deshmi konkrete qe jane sheruar permes tij. Nuk mund te jetojme me tabu dhe me friken qe nese e legalizojme nuk do mundet dot qe ta kontrollojme. Qeveria duhet ta marr seriozisht kete propozim dhe te gjej menyrat dhe mjetet per ta aplikuar dhe menaxhuar ne menyre te ligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje