Pak ditë pas lajmit që doli në media se kryeprokurori Adriatik Llalla ka marrë kërcënime dhe për këtë arsye ka larguar jashtë vendit edhe familjen e tij, kërkohet seancë dëgjimore.
Dy deputetë socialistë shprehen të shqetësuar për kërcënimet ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla ndaj i kanë kërkuar Komisionit të Sigurisë të trajtojë me prioritet këtë çështje.
Deputetët Xhemal Qefalia e Arben Çuko i kanë bërë drejtuar një letër kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho që të thërrasë në një seancë dëgjimore kryeprokurorin për të dhënë sqarime mbi këto kërcënime që ka shkruar media kohët e fundit.
Sipas tyre, një seancë dëgjimore me Adriatik Llallën, Haki Çakon dhe Visho Ajazin duhet të bëhet me qëllim informimin e Komisionit të Sigurisë mbi kërcënimet e Llallës.
ua them me pergjegejsi , se ai qe e ka “kercenuar ” eshte nje emigrant nga shkodra qe banon ne Athine…Ka tallur bythen me kete koqen