Pozitat brishta të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike tashmë mund të rrezikohen nga një faktor i ri, i cili jo vetëm nuk ka ndërmend të dalë në pension politik, por ka ambicie të forta politike. Përpos Eduard Selamit, Majlinda Bregut apo Jozefina Topallit, një tjetër profil i lartë politik do të afrohet pranë fronit të kryetarit të Partisë Demokratike, ndoshta duke pritur rrëzimin e kryetarit aktual.
Ai është Presidenti në largim Bujar Nishani, i konsideruar si një të besuarit dhe asat nën mëngë të Sali Berishës, me duket për të të zëvendësuar në një moment krize Lulzim Bashën, gjithnjë nëse ky u fundit nuk do të ndalojë spiralen e humbjeve dhe rrudhjen e partisë në përmasa dramatike, raporton Shqiptarja.com.
“Mund t’ju them sot një gjë të sigurt që nuk e kam ndërmend që të dal në pension kaq shpejt. Se cila do të jetë më pas rruga që do të ndjekë aktiviteti im do të mbetet për t’u parë”.
Ky ishte mesazhi i qartë kreut të shtetit, Bujar Nishani. Edhe pse tenton ta veshë me një enigmë të ardhmen e tij politike, rruga që do të ndjekë Bujar Nishani nuk është misterioze.
Në kushtet kur rikonfirmimi i tij për një mandat të dytë presidencial është krejtësisht i pamundur, sipas të gjitha gjasave, kreu i shtetit do t’i rikthehet politikës aktive si pjesë lidershipit të Partisë Demokratike.
Po a mund të rikthehet Presidenti Nishani si një anëtar i thjeshtë i Partisë Demokratike, si një anëtar i thjeshtë i forumeve, si një drejtues i një departamenti apo për të siguruar emrin në listën e kandidatëve për deputetë? Sigurisht që Presidenti Nishani është një kandidati i natyrshëm për të drejtuar një ditë Partinë Demokratike, gjithnjë nëse saga e humbjeve të PD do të vijojë, deri në ndërprerjen e mandatit të Bashës.
Po une e mbeshtes kanditaturen e Bujarit…e ku ka me mire per PD se nje ulok
Nishani nuk eshte ne gjendje te lidhe breket e tija, jo me te drejtoje PD.
Nishani do jete nje kandidat per kryetar i pd-ke me i pershtateshmi dhe me i domosdoshmi,pasi ka eksperiencen e drejtimit te shtetit dhe jo te nje partie.Pra e ka me lehte te drejtoi nje parti si pd-ke qe eshte e perbere nga ujqer te terbuar.Nishani ka bere nje gabim,hoqi mustaqet.Ato do ti jepnin me shume autoritet.
po ne fakt ,nje parti gjysmake ,vetem, nje gjysmak si nishani mund ta marre persiper drejtimin e saj