FOTOT/ Një kosh i Erjon Braçes (dhe një shembull për deputetët e tjerë)

29 Shtator 2016, 10:54Politika TEMA
FOTOT/ Një kosh i Erjon Braçes (dhe një shembull për

Kryeministri Edi Rama ka postuar dje si foto dite, Erjon Braçen duke shënuar një kosh në inagurimin e shkollës së re në Divjakë.

Braçe ka shënuar një kosh jo vetëm në lojë, por edhe në atë që ka thithur investime në zonën e tij në Divjakë, që tashmë ka marrë një tjetër pamje.

Këtë gjë e tregojnë edhe këto foto të postuara nga kryeministri Rama.

Braçe është ndoshta nga të paktët deputetë që merret personalisht me problemet e zonës në të cilën është zgjedhur deputet dhe falë mbështetjes së qeverisë, ka arritur t’i ndryshojë fytyrën Divjakës.

Nëse do të vepronin të gjithë deputetët kështu, duke mos qendruar vetëm në Tiranë, ndoshta edhe në qytetet e tjera do të kishte më shumë zhvillim.

“Në Divjakën e transformuar rrënjësisht nga një zonë e braktisur për 25 vjet, në një qendër turistike bregdetare me shije europiane, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane”, shkruan Rama, që poston fotot e mëposhtme.

2 komente në “FOTOT/ Një kosh i Erjon Braçes (dhe një shembull për deputetët e tjerë)”

  1. Eri says:

    Budallenj qe nuk dini shumezim e pjesetim, nese Brace ka thithur fonde ai e ka bere kete ne KURRIZ te zonave te tjera pasi buxheti i qeverise eshte fiks. Nese Divjaka ka marre me shume, do te thote qe tjerave ju eshte hequr. Nese te gjithe do ishin aktiv sa Bracja, do te thote qe Divjaka nuk do merrte kaq shume dhe as te tjera.

    Thene ndryshe, Bracja ka marre fonde me shume se eshte bythelepires me i madh. Por kur je tape topi ne matematike, as kaq llogari nuk dini te beni.

  2. MAJAKOVSKI says:

    I lumte deputetit Erjon Brace i lumte Qeverise per keto ndryshime te bera ne Divjake. A thua deputetet e Dibres dhe kryetari i ri i bashkise Diber do te nxiten per ndryshime te tilla edhe ne Diber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje