Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, tentoi t'i priste gishtat me gërshërë së motrës

30 Shtator 2016, 09:15Kronika TEMA

Policia e Kryeqytetit ka vënë në pranga një ditë më parë një 33-vjeçar për veprën penale të ushtrimit të dhunës ndaj motrës së tij.

Leon H., banues në Tiranë u arrestua nga policia pas një denoncimi të bërë te blutë nga motra e tij, E.H, 39- vjeç.

Ajo e akuzon vëllain e saj se e ka goditur me grusht, si dhe duke përdorur gërshërët ka tentuar t’i presë dy gishta, gishtin e mesit dhe atë të unazës.

Mësohet se mes vëllait dhe motrës ka pasur konflikte të vazhdueshme çka ka degraduar deri në dhunë fizike apo dhe përdorimin e gërshërëve.

1 komente në “Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, tentoi t’i priste gishtat me gërshërë së motrës”

  1. Ben says:

    (Sharia law ) ligji I sharias ne durres. E kan qelbur durrsin muslimat nga malet Dibra. Kukesi. Tropoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje