Fevziu i nxori foton/ Ky është emri i personit që dyshohet se rrahu biznesmenin libanez, por…

30 Shtator 2016, 10:55Kronika TEMA

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar dje në emisionin “Opinion”, foton e personit, që sipas tij dyshohet se ka rrahur biznesmenin libanez, Fadi Mitrin.

Fevziu tha se policia nuk e ka arrestuar ende dhe se kërkimet i kishte bërë një qytetar privatisht duke i dërguar atij edhe informacionet e nevojshme.

Sipas News 24, behet fjale per Landi Muharremin, te cilin policia e ka shpallur ne kerkim ne 14 shtator.

Mirëpo vetë personi në fjalë, ka reaguar duke i dërguar sms gazetarit.

Ai ka thënë se nuk kishte lidhje me rastin në fjalë dhe se nuk e njihte biznesmenin Fadi Mitri.

6 komente në “Fevziu i nxori foton/ Ky është emri i personit që dyshohet se rrahu biznesmenin libanez, por…”

  1. fieraku germany says:

    Me fal..Si mundet nje gazetar qe `sipas dyshimeve te tij`nxjerr fotot e nje personi duke e akuzuar direkt??
    Dhe kush i jep te drejten nje x personi tjeter privat qe te bej kerkime,dhe ti japi informacion Fevziut??
    Vertet kane ikur njerezit per pambuk aty.

  2. Sali palla says:

    edhe Fevzi letyra paska “qytetar dixhital” si puna e kumbarit te tij, plakut Mere nga vicidoli

  3. Bushi says:

    Blendi Fevziu shikon endra me sy hapur ashtu siç shikon idhulli tij Sali Berisha.Qe te dy jane felliqesira.Qendrimi i Fevziut mbrem ne “opinion” ndaj kryeministrit ishte shume banal dhe rrugaçeror.Kryeministri eshte i shqiperise dhe jo i nje gazetari te keq si Fevziu me kompani.Kryeministri duhet respektuar se ne kete raste respektohet dhe populli qe e ka votuar.Por Blendi Fevziut ja erreson mendjen inati dhe shfryne si gomari kur ha therecka.Turp per Fevziun.Me keta njerez pd-ke u ngre urrejtjen popullit dhe nuk e voton nga inati,dhe nga kjo nuk vjen ne pushtet,pike.

    1. Haaaaa says:

      Nuk ka faj Fev-ZIU,por Rama qe shkoi atje!
      Sidoqofte edhe Rama i jep pergjigjet si qoftexhi e jo si kryeminister!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Pash intervisten dhe dola me konkluzjonin qe ajo ishte tamam sic e tha Rama: “Nje interviste kazani..” Fevzo, mos thith linja para se te intervistosh me live.. Ajo nuk ishte gazetari, por drogaxhi..

  5. Nostradamus says:

    Nuk e kuptoj dhe Z.Rama si shkon ne nje emision te Fevziut ketij beniamini te Salushit qe eshte majmur me pronat qe ka marre nga krimineli.Ai kujton se eshte nje njeri i rendesishem dhe si i tille mund te beje çdo gje per te kenaqur padronet e tij.Turp per kete legen qe merr neper goje gjithe dynjane dhe perbalt njerez qe jane ne pune te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje