Një adoleshente amerikane është akuzuar për vrasje të qëllimshme pasi hodhi fëmijën e saj të sapolindur nga ballkoni.
Antonia Lopez, 16 vjeç nga Omaha, Nebraska, është akuzuar si e rritur për këtë krim dhe mund të marrë dënimin maksimal.
Pak para se kryente krimin e tmerrshëm, ajo kishte shkruajtur një mesazh paralajmërues në FB.
“Kush mund të më bëjë një nder të madh dhe të më ndihmojë me një makinë”, shkruante ajo në mbrëmjen e 30 shtatorit.
Kur ambulanca erdhi në shtëpinë e saj, foshnja tashmë kishte ndërruar jetën.
Në janarin e 2016, kur ajo sapo kishte marrë vesh që ishte shtatzënë, kishte postuar një foto në FB me një kukull ku shkruante “Kjo është një gjë shumë e mërzitshme”.