Konsensusi politik, i ndërtuar mbi interesin shtetëror, është i domosdoshëm për Kosovën, por ai nuk ka gjasa të ar- rihet me lidershipin aktual të vendit, thotë Veton Surroi, aktivist shumëvjeçar politik, gazetar dhe pjesëmarrës në proceset më të rëndësishme politike nëpër të cilat kaloi Kosova që nga fillimi i viteve ’90 e deri me shpalljen e Pavarësisë, më 2008.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Surroi thotë se konsensusi politik në Kosovë ka munguar për shkak se ka munguar lidershipi politik. “Kur Hashim Thaçi ka qenë në pozitë të pavolitshme, qoftë në UÇK apo si kryetar i PDK-së në opozitë, ka kërkuar konsensus. Kur e morri pushtetin u përcaktua që ai vetë t’i ud- hëhiqte proceset, me pasoja dëmtuese, prej gjashtë pikave të Ban Ki-moon-it e deri te Aso- ciacioni i Komunave Serbe”, thotë Surroi.
Sipas tij, konsensusi në Kosovë mungon, sepse “kultura ‘Pronto’ e Thaçit mbisundoi”. Ndërsa, tejkalimin e situatës Surroi e sheh në rikonfigurimin politik të vendit, i cili mund të ndodhë si pasojë e zgjedhjeve të reja, por edhe e efekteve që mund të prodhojnë veprimet e EU-LEX-it dhe të Gjykatës Speciale.
Konsensusi i nevojshëm
K.D: Pas më shumë se një viti konfron- timesh e mospajtimesh politike mes pozitës dhe opozitës, rreth çështjeve siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi apo edhe dialogu me Serbinë në Bruksel, sërish flitet dhe kërkohet konsensus politik. Pse është i nevojshëm kon- sensusi nëse kemi procesin demokratik që përcakton shumicën parlamentare dhe insti- tucionet me mandat për të përfaqësuar shtetin edhe në procese të tilla?
Surroi: Kosova gjendet ende në fazën e shtet- ndërtimit. Vendi ende nuk e ka të përfunduar identitetin e vet shtetëror si vendet e tjera. Fil- limisht, ende nuk ushtron sovranitet të plotë në tërë territorin e vet, për më tepër, ende ka prime- sa të protektoratit , marrë parasysh se prania e NATO-s është ajo që garanton sigurinë e ven- dit. Pastaj, identiteti ndërkombëtar i vendit është ende në pikëpyetje, në radhë të parë nga të mosqenit pjesë e OKB-së. Identiteti i tij evropi- an, gjithashtu, me faktin se pesë shtete anëtare nuk e njohin.
Në kushte të këtilla, çështjet që kanë të bëjnë me interesin shtetëror nuk mund të marrin mbështetjen vetëm nga shumicat e thjeshta par- lamentare. Demarkacioni dhe Asociacioni i ko- munave serbe treguan saktësisht se janë çësht- je të interesit shtetëror: opozita me gatishmëri për sakrificë dhe me përqendrim mbresëlënës luftoi që këto çështje të miratohen vetëm me konsensus.
Pushteti tregoi shkurtpamësi, po ashtu mbresëlënëse. Të trajtosh Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe sikur leximin e parë të Ligjit për farërat bujqësore (pa ua hequr rëndësinë farërave bujqësore) është të mos kesh kurrfarë sensi përgjegjësie për atë që njihet si interes shtetëror.
Dhe mu për këtë del të jetë shumë i nevo- jshëm konsensusi. Një kryeministër i padijshëm dhe primitiv si Thaçi mund të nënshkruajë mar- rëveshje me Serbinë, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi, Kosovën nga pasojat e mosdijes dhe primitivizmit të tij. Një kryeministër shpërfillës si Mustafa mund të nën- shkruante diçka që konsideron se është vazhdimësi e Marrëveshjes së Thaçit, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi Kosovën, nga pasojat e shpërfilljes.
Asociacioni i komunave serbe, nënshkruar fillimisht nga Thaçi, e pastaj nga Mustafa, qe ndërhyrje e drejtpërdrejtë politike në sistemin kushtetues të vendit, siç u vlerësua nga Gjyka- ta Kushtetuese. Ligji i farërave bujqësore nuk mund ta kishte këtë efekt; më e keqja që mund të ndodhte ishte të kalonte një ligj i keq, i cili me presion të ekspertizës mund të ndryshohej. Ndërsa jo më e keqja, por më e mira që mund të ndodhte me miratim të shumicës së thjeshtë parlamentare të Asociacionit të komunave serbe ishte t’i thyhej kurrizi sistemit kushtetues të vendit.
Nëse kjo do të ishte më e mira, ja pra pse nevojitet konsensusi.
K.D: Pse mendoni se ka munguar konsensusi deri më tani, marrë parasysh se ka dy vjet që Kosova përballet me një lloj bllokimi të shkak- tuar nga mospajtime të brendshme politike?
Surroi: Ka munguar lidership politik. Kur Hashim Thaçi ka qenë në pozitë të pavolitshme, qoftë në UÇK apo si kryetar i PDK-së në opoz- itë, ka kërkuar konsensus. Kur e mori pushtetin u përcaktua që ai vetë t’i udhëhiqte proceset, me pasoja dëmtuese, prej gjashtë pikave të Ban Ki- moon-it e deri tek Asociacioni i komunave serbe.
Kultura “Pronto” e Thaçit mbisundoi. Në të njëjtën kohë kur zhvilloheshin bisedimet me Serbinë e me bashkësinë ndërkombëtare për çështje të interesit shtetëror, Thaçi dhe ekipi i tij ishin të stërngarkuar me kapjen e shtetit, me kapjen e institucioneve të arsimit, kulturës, të ndërmarrjeve publike, të tenderëve nëpër min- istri. Konsensusi nuk besoj të ketë qenë në listën e njëqind gjërave prioritare me të cilat është marrë qeverisja “Pronto”.
Për fat të keq, kryeministri Mustafa nuk pati sens që të ndërpresë vijimësinë politike të Thaçit, dhe vazhdoi me idenë se shumica par- lamentare është e mjaftueshme për çdo gjë, përfshirë edhe çështjet me interes shtetëror.
Natyrisht, njerëzit që janë në pushtet mund të thonë se opozita nuk po shpreh kulturë të mjaftueshme politike, sepse po e sulmon pushtetin me fjalë, e ndonjëherë edhe me diç- ka përtej fjalëve. Por, ky argument duhet të kthe- het në fillim: është obligim i pushtetit që të tërhe- që pranë tryezës së konsensusit opozitën.
Hashim Thaçi disa herë e ofendoi shumë rëndë dr. Rugovën duke e quajtur edhe krim- inel, e shtëpinë e tij shtëpi të krimit, por Rugova vazhdoi ta përfshinte në “Ekip të unitetit” me bindjen se në fund duhet të fitojë konsensusi.
Efektet e Gjykatës Speciale
K.D: Nëse konsensusi politik është i nevo- jshëm, apo edhe i domosdoshëm që shteti të ecën përpara, apo edhe të mos degradojë më tutje, si mund të arrihet ai në rrethanat në të cilat jemi sot? Çka duhet bërë dhe kush duhet bërë atë që konsensusi të arrihet?
Surroi: Siç thashë, konsensusi duhet të ndërtohet me lidership politik. Ai deri më tani ka munguar, dhe është vështirë të paramen- dohet që të krijohet përnjëherësh.
Për më tepër, vendi tashmë është shtet i ka- pur, në masë të madhe nga krimi i organizuar politik. Është vështirë të vësh në një fjali shtetin e kapur dhe konsensusin – këto janë në kundërthënie me njëra-tjetrën.
Më duket se vendi tashmë ka tejkaluar rastet për të krijuar konsensus dhe ecën nga vazhdimi i konfrontimeve politike që mund të shpien në zgjedhje të parakohshme.
Është një formulë e thjeshtë: nëse konsensusi nuk mund të formohet me konfiguracionin e tanishëm politik, atëherë e vetmja mundësi për ta krijuar është me një konfiguracion të ri poli- tik. Por, në Kosovë edhe konfiguracioni politik është sui generis dhe nuk varet vetëm prej votuesve: konfiguracioni i ardhshëm politik në masë të madhe varet edhe prej veprimeve të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale.
K.D: Kur thoni se konfiguracioni i ardhshëm politik – e me të edhe aftësia për të arritur kon- sensus rreth çështjeve madhore – do të varet edhe prej veprimeve të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, çka saktësisht prisni se mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, kur Gjykata Spe- ciale të jetë funksionale?
Surroi: T’i marrim tre shembuj të freskët, të tre emrave eminentë të establishmentit PDK. Azem Syla, që në Rambouillet na u prezantua si komandant i përgjithshëm i UÇK-së, po gjykohet për një aferë 20-milionëshe tokash. Pas një gjykimi të gjatë, në burg u dërgua am- basadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Se- limi (gjatë Rambouillet-së na u tha shkur- timisht se kishte bërë puç dhe ishte bërë ko- mandant i UÇK-së vetë), dhe në Burgun e Sig- urisë së Lartë gjendet Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt.
Nëse zoti Syla dënohet në këtë proces, atëherë do të ishte e saktë të thuhet se këta tre persona eminentë nuk do të mund të kan- didoheshin në listën e PDK-së. Pra, EULEX- i dhe Gjykata Speciale kanë kapacitet të tërthortë me veprimet e veta që të ndikojnë në sajimin e listave zgjedhore, me privimin fizik të kandidimit.
Do të mund të hynte këtu edhe konsidera- ta morale. Në një shoqëri demokratike, një par- ti që ka një numër kaq të madh të dënuarish për krime – deputetë, kryetarë komunash, drejtues institucionesh – do të thotë se ka krim- in si pjesë të rëndësishme të “ethosit” të vet dhe do ta kishte të vështirë të mbante besimin qoftë të zgjedhësve apo të partnerëve të koali- cionit. Por, kjo gjendje teorike ende mbetet për t’u parë te rasti i PDK-së. Janë së paku 200 mijë njerëz që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike.
Dhe meqë është kështu, është vështirë të shihet se si PDK-ja të ishte burimi i ndërtimit të konsensusit në Kosovë, pos nëse do ta shihte të dobishme që edhe në parti të tjera të instalohej niveli i njëjtë i zhvatjes, dhunimit dhe vjedhjes që ekziston brenda PDK-së.
Por, çështja e konsensusit ka gjasa të mëd- ha të rikonceptimit me veprimin e Gjykatës Speciale.
Nëse Gjykata vepron sipas verifikimit të bërë nga prokurori i veçantë Williamson, atëherë ka mbështetje të madhe supozimi se i arrestuar nga Gjykata mund të jetë kryetari i tanishëm i Kosovës, Thaçi. Nëse ai do të ar- restohej dhe të gjykohej me pretendimet e ra- portit Marty-Williamson për një kupolë të krimit të organizuar në Kosovë, atëbotë pro- cedura do të ngrihej edhe ndaj bashkëpunë- torëve të tij të afërt në kapjen e shtetit, në shu- micë nga PDK-ja.
Në një këso situate, konsensusi i krijuar i ardhshëm do të kishte, së paku si bazë fillestare, një platformë antikrim. Nuk mund të pre- tendohej krijimi i një konsensusi duke mos kri- juar distancë me veprimin e kapësve të shtetit, që prej vitit 2008 jo vetëm janë kupolë e krim- it të organizuar, por njëkohësisht edhe im- ponuesit e një procesi krejtësisht të dëmshëm negociator me Serbinë.
Mësimet nga e kaluara
K.D: Në të kaluarën tonë të afërt, që prej vi- tit 1999, në Rambouillet, sikur edhe në negoci- atat e Vjenës për statusin e Kosovës, konsensusi i nevojshëm është arritur, edhe pse jo gjithmonë lehtë dhe me vullnet të të gjitha palëve. Cilat janë mësimet që mund të nxjerrim nga kjo e kalu- ar e jonë politike për situatën në të cilën gjen- demi sot?
Surroi: Para nisjes në Rambouillet kishim një situatë jashtëzakonisht të vështirë politike. Animoziteti i disa prej drejtuesve të UÇK-së ndaj Rugovës dhe LDK-së ishte shumë i madh; disa prej tyre konsideronin se kishin marrë armët sa kundër Serbisë, aq edhe kundër Rugovës. Kishim edhe ultimatumin e tyre se o do ta ud- hëhiqnin delegacionin, o nuk do të merrnin pjesë. Krejt kjo në kushte ku Rugova, ndonëse i kritikuar, ende përfaqësonte në masë të mad- he një shumicë shqiptare në Kosovë. Dhe si i tillë, pa dyshim, ishte emri i pranuar ndërkom- bëtarisht si lider i Kosovës.
Në kushte të këtilla propozova një formulë të thjeshtë, se çfarëdo vendimi që do të merrej në Rambouillet, duhej të bëhej me konsensus të plotë të të gjithë anëtarëve të delegacionit. Kjo formulë u aprovua. E kishte anën e vet të errët: për pak nuk na çoi në dështim të plotë historik, ngase Thaçi nuk donte ta nënshkruante. For- mula megjithatë e kishte anën e vet fitimtare: kur më në fund u nënshkrua, i obligoi të gjithë aktorët në një kontratë me SHBA-në dhe vendet e tjera aleate – Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, e të tjerat.
Marrëveshja e Rambouillet-së do të ishte e pa- mundur pa konsensus. Në Marrëveshje nuk shkruante fjala “pavarësi”, në të kishte sh- përndarje të UÇK-së si forcë guerile dhe në të kishte ende sovranitet të “RFJ-së”, ndonëse për një periudhë kalimtare. Por, gjithashtu në të kishte një proces me të cilin Kosova merrte veten dhe pas periudhës kalimtare vendoste ardhmërinë e saj me vullnet të popullit.
Cilado palë shqiptare që nuk do ta kishte nën- shkruar, e në radhë të parë UÇK-ja, do ta rrezikonte kontratën tonë me Perëndimin, dhe do ta çonte Kosovën në dështim historik, të proporcioneve që do të na barazonin his- torikisht me kurdët.
Kur filloi procesi i Vjenës, formimi i Ekipit të Unitetit u bë pak me iniciativë të brendshme, e pak më shumë me kërkesë amerikane. Që të dyja ishin vazhdimësi: edhe në Rambouillet del- egacioni u formua pak me iniciativë tonën e pak më shumë me kërkesë, e besa edhe me angazhim amerikan. Në Rambouillet me am- basadorin Hill (më vonë edhe Holbrooke), në procesin e Vjenës me ambasadorin Goldberg.
Vjena zhvillohej në kushte të tjera. Nuk kishte luftë, tashmë kishim disa vjet paqe dhe një qev- erisje sado-kudo funksionale në vend. Nego- ciatat u shfrytëzuan nga partitë politike edhe për promovime personale, edhe për turizëm, por në fund konsensusi u tregua me anën e vet pozi- tive dhe të pashmangshme. Procesi Ahtisaari ishte i ndërlikuar dhe kërkonte që të pajtoheshin të gjitha partitë shqiptare, madje në masë të madhe edhe ato të komuniteteve pakicë. Po të mos kishte pajtim të këtillë konsensual, do të ishte e vështirë të përbirohej shpallja e Pavarë- sisë së vendit me shkallën e legjitimitetit që e ka, do të thotë, me legjitimitetin, kryesisht perëndimor, pa të cilin do të ishte e pamundur shpallja e Pavarësisë si akt i partneritetit ndërkombëtar.
Prej vitit 2008, do të thotë prej shpalljes së Pavarësisë, mungon konsensusi në Kosovë. Të imagjinojmë për një moment se çka do të mund të ndodhte po të kishte konsensus.
– Më 2008, Kosova nuk do t’i pranonte fare gjashtë pikat e Ban Ki-moon-it me të cilat le- galizohej e drejta e Serbisë për bashkëvendim- marrje rreth Kosovës. Në formë konsensuale do të prodhonte një propozim të vetin për nor- malizimin e marrëdhënieve me fqinjët, gjegjë- sisht bashkësinë ndërkombëtare
– Më 2010, pas fitores në Gjykatën Ndërkom- bëtare të Drejtësisë, do të kishte iniciativën e vet për normalizimin e marrëdhënieve me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Në kuadër të kësaj iniciative, do të trajtonte edhe normaliz- imin e marrëdhënieve me Serbinë.
– Ç’ prej vitit 2008 do të merrej me nor- malizimin e identitetit të vet informativ: do të nënshkruante marrëveshje të veçantë për kodin e vet telefonik, domainin e internetit, kartonin e gjelbër, etj.
– Nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen e Brukselit me të cilën sponsorizon integrimin e Serbisë në BE, duke e mbajtur Kosovën në sta- tus të njëjtë ndërkombëtar
– Nuk do të hynte në proces negociator pa parime, pa caqe kohore, pa cak përfundimtar negociator.
Mësimi që mund të nxjerrim është se Koso- va po të kishte konsensus më 2008, do të kishte shumë gjasa që të mos dukej kaq keq sa duket sot. Përkundrazi, ka gjasa që do t’i kishte të përmbyllura shumicën e temave të rënda, që nga marrëveshja me Serbinë e deri tek anë- tarësimi në OKB.
K.D: Përgjithësisht në botë konsensusi poli- tik e shoqëror kërkohet për çështje të interesit nacional. Por, në Kosovë sikur nuk ka pajtim as rreth asaj se çka përbën interes nacional të ven- dit. Sipas jush, cilat do të duhej të ishin para- metrat bazike mbi të cilat duhej ndërtuar kon- sensus politik? Cili është ai interesi themelor na- cional dhe si duhet mbrojtur ai?
Surroi: Fjala “nacional” ka shumë kuptime, në varësi prej përdoruesit dhe përdorimit. Në vend të “interesi nacional” apo “kombëtar” do të ishte më e udhës që të flasim për interes shtetëror. Dhe këtu, si në çdo situatë tjetër të ng- jashme në botë, janë elitat politike dhe in- telektuale, së bashku me ato ekonomike, që definojnë atë që është interes shtetëror. Ajo që është interes shtetëror në një vend jo domos- do është i tillë në vend tjetër. Avancimi i pozitës së popullatës zezake e meksikane nuk do të ishte ndonjë çështje interesi në Sllovaki a Kosovë sikur që është në SHBA. Ujërat terri- toriale për peshkim në Atlantik janë interes i Portugalisë, por jo edhe i Zvicrës. Asociacioni i komunave serbe si sulm i drejtpërdrejtë ndaj sistemit kushtetues të Kosovës nuk është interes shtetëror i Holandës, është i Kosovës.
Për Kosovën, interesi shtetëror është çdo çështje që ka të bëjë me sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit (një të çliruar nga kap- ja), çdo çështje që ka të bëjë me natyrën demokratike-liberale të këtij shteti, çdo gjë që ka të bëjë me identitetin evropian të tij (bren- da strukturave të NATO-s dhe BE-së), çdo çështje që ka të bëjë me identitetin e tij si njëri prej shteteve të barabarta brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara.