Ivica Daçic, ministri i Jashtëm i Republikës së Serbisë dhe ish-zëdhënësi i diktatorit Slobodan Milloshevic në vitet ’90, ka kohë që bëhet merak për situatën e shqiptarëve në Ballkan. Atë e pengon që në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë është vendosur, siç thotë ai, «harta e Shqipërisë së Madhe», gëzohet që në Kosovë ka ide dhe kërkesa për referendum për bashkim me Shqipërinë, thotë se pasi Serbia nuk ka arritur ta mbrojë Kosovën me luftë, para së të bëhet vonë duhet të flasë me Shqipërinë për ndarjen e Kosovës, domethënë «korrigjimin e kufijve të Serbisë dhe Shqipërisë».
Daçiq kërkon që Serbia të ridefinojë synimet nacionale pas betejës së Kosovës, «sepse serbët dhe turqit e kanë humbur atë betejë, ndërsa e kanë fituar shqiptarët». Çështja e Kosovës, sipas tij, mund të zgjidhet «me një luftë të re mes serbëve dhe shqiptarëve ose me marrëveshje historike mes tyre». Në mënyrë më të zgjeruar për këtë çështje Daçiq ka folur në një intervistë me revistën NIN në vitin 2011. Të mërkurën ai foli për radiotelevizionin B92. «Atje (në Kosovë) nuk jetojnë dy popuj por një, ata nuk janë kosovarë por shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovë, sikurse edhe serbët që jetojnë në Kosovë», nënvizoi Daçiq.
Si duhen të kuptohen këto mesazhe nga ministri i Jashtëm serb? Si është e mundur që zëdhënësi i Sllobës i cili në vitet ’90, kur regjimi i tij e mbante Kosovën me terror, thoshte se Beogradi është i gatshëm t’i jep Kosovës multietnike autonomi, ku mund të qeverisin në nivel lokal shqiptarët dhe të gjitha pakicat nacionale në kuadër të shtetit të Serbisë, i njëjti politikan, Daçiqi, tani thotë se «popullit tonë nuk i duhen përralla multietnike»? Për të treguar sa «multietnike» është Kosova Beogradi më 1999 kishte futur në delegacionin serb në Konferencën në Rambouillet përfaqësues të gati dhjetë pakicave në Kosovë. Një Kosovë multietnike Beogradi e donte vetëm brenda Serbisë. Tani që Kosova është e pavarur, ajo nuk qenkësh më shumetnike, por «duhet të ndahet».
Shqiptarët kudo që jetojnë, përfshirë edhe politikanët e tyre në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, duhet të kuptojnë se kur zëdhënësi i Sllobës rrokulliset në vijën e parë të frontit për «Shqipërinë e Madhe», atëherë Beogradi është duke përgatitur një grackë. Gjatë historisë shqiptarët kanë rënë shpesh në gracka të politikës serbe. Orientimi perëndimor i shqiptarëve, internacionalizimi i çështjes së Kosovës në kancelaritë perëndimore që nga fundi i viteve ’80, thellimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga të gjitha qeveritë në Tiranë që nga rënia e komunizmit, kokëfortësia profetike proamerikane e Ibrahim Rugovës, por edhe e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sollën një sukses të madh: çlirimin e Kosovës më 1999 dhe pavarësinë e saj më 2008.
Në racizmin e tyre politikanët dhe intelektualët serbë janë të sinqertë. Aleanca e shqiptarëve me Perëndimin ata gati i ka çmendur. Shkrimtari Dobrica Qosiq në një libër të tij shkruan për shqiptarët e Kosovës: «Ky llum social, politik dhe moral i Ballkanit tribal dhe barbar bën aleancë me Amerikën dhe Bashkimin Europian kundër popullit më demokratik, më civilizues dhe më të arsimuar të Ballkanit – kundër popullit serb».
Përfaqësues i kësaj mendësie është edhe Ivica Daçiqi. Elitat serbe kanë problem me faktin se Kosova është shtet. Kur Daçiqi thotë «nuk ka kosovarë», ai mendon diçka krejt tjetër: nuk ka shtet të Kosovës, andaj hajde ta ndajmë me Shqipërinë. Ky është mesazhi i tij. Në veshët e ndonjë hajvani «nacionalist» në Kosovë apo në Shqipëri kjo mund të tingëllojë bukur. Por çdo shqiptar me mendje të kthjellët në deklaratat e Daçiqit duhet të shohë jo shqetësimin e tij për fatin e shqiptarëve në Ballkan, por tentimin për të gjetur partnerë për aventura politike, të cilat mund të jenë vetëm në favor të agjendave të Beogradit.
Qëllimi i Serbisë është shkaktimi i tensioneve dhe futja e Rusisë si fuqi vendimmarrëse në Ballkan, në kohën kur BE dhe SHBA po ballafaqohen me probleme të mëdha të brendshme. Beogradi po kërkon partner në mesin e shqiptarëve për «korrigjim kufijsh». Për këtë arsye Aleksandër Vuçiqi po ia ledhaton sedrën Edi Ramës, po e fton në konferencë në Nish, ku, natyrisht, Serbia nuk e fton kryeministrin e Kosovës, sepse Kosova na qenkësh «shtet i rrejshëm». Nëse qenka shtet i rrejshëm Kosova, atëherë rrenë qoftë që Kosovën e paskan pranuar 110 shtete, që Kosova si shtet mori pjesë në Lojërat Olimpike, që po luan në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit. Nëse pavarësia e Kosovës është e rrejshme, përse Vuçiqi po deklaron se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i saj? Përse në parlamentin serb Vuçiqi po thotë se «nuk kam iluzione» sa i përket Kosovës, përse me ton vajtimtar po thekson se «duhet të jemi racional» dhe të vazhdohet «rruga europiane, sepse nëse nuk e bëjmë këtë vetëm mund t’ia vëmë drynin vendit në këtë çast, prosperitet nuk do të kemi»?
Kjo është njëra anë e politikës serbe e cila përfaqësohet nga Vuçiqi. Ai ka interes jetik të paraqitet si i moderuar në Perëndim, ndërsa detyrën e «milicit të keq» e luan Ivica Daçiqi. Pasi bashkësia ndërkombëtare nuk arriti ta pengojë referendumin për «ditën kombëtare» të Republikës Serbe në Bosnjë, apetitet e Beogradit janë shtuar. Bashkimi Europian ndodhet në krizën më të madhe që nga themelimi, madje disa debate të egra mes politikanëve të shteteve anëtare të kujtojnë polemikat mes liderëve në Jugosllavi në prag të shpërbërjes së këtij shteti. BE praktikisht është e paralizuar. Amerika ndodhet para zgjedhjeve presidenciale dhe rrezikut që në krye të saj të vijë një racist i cili nuk u ka dhënë garanci as shteteve baltike anëtare të NATO-s se do t’i mbrojë nga Rusia në rast rreziku. Në Austri president mund të bëhet një politikan që mban lidhje të afërta me qarqet nacionaliste serbe dhe përkrah tendencat e Beogradit për dominim të Ballkanit. Në Francë më 2017 mund të bëhet presidente Marine Le Pen e cila ka thënë se «për neve Rusia është model». Partia e saj Fronti Nacional dyshohet të ketë marrë një kredi nga Putini. Nëse në referendumin e 4 dhjetorit në Itali dështon reforma kushtetuese, atëherë mund të largohet kryeministri Matteo Renzi dhe në pushtet të vijnë popullistët nga partia «Pesë Yjet» e cila mund ta nxjerr Italinë nga eurozona dhe ndoshta edhe nga BE. (Lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik tha në një intervistë në fillim të javës se referendumi i dhjetorit në Itali mund të jetë përcaktues për fatin e BE-së). Politikanët serbë po i përcjellin të gjitha këto zhvillime dhe me gjasë janë të gatshëm që të shfrytëzojnë dobësinë e Perëndimit për aventura politike në Ballkan. Deklaratat e Daçiqit duhet parë në këtë dritë, por edhe ato të Vuçiqit, i cili në një intervistë për gazetën italiane «La Repubblica» tha se gjendja në rajon nuk ka qenë më e tensionuar që nga shpërthimi i konfliktit në Jugosllavi në fillim të viteve ’90.
Përballë kësaj situate në arenën ndërkombëtare dhe agresivitetit në rritje të Serbisë partitë politike në Kosovë duhet të gjejnë urgjentisht një rrugëdalje nga kriza e thellë në të cilën e kanë fundosur vendin. Në fillim të viteve ’90 ka ekzistuar një Këshill Koordinues i partive politike shqiptare në ish-Jugosllavi, sot duhet një bashkërenditje e punëve dhe definim i interesave të shqiptarëve në Ballkan. Çdo krekosje se tani duhet të hidhet në shportë bërlloku pavarësia e Kosovës në emër të një bashkimi të pamenduar me Shqipërinë, mund të ketë një kosto të lartë politike. Çdo gjë të madhe në 100 vitet e fundit shqiptarët e kanë arritur me ndihmën e shteteve perëndimore. Jo për shkak se shqiptarët janë «racë e bukur ilire», por për shkak të përputhjeve të interesave. Më 1912 ishte Perandoria Austro-Hungareze që për të penguar daljen e Serbisë në det krijoi një shtet të cunguar shqiptar (aq sa ishte i mundshëm atëherë përballë shqiptarëve të paorganizuar), më 1999 ishte NATO-ja që çliroi Kosovën, por njëkohësisht tërhoqi edhe një vijë për të mbajtur Rusinë larg rajonit.
Loja me muskuj e ndonjë adoleshenti politik në Prishtinë apo Tiranë vetëm mund të çojë ujë në mullirin e Serbisë. Në lidhje me këto zhvillime duhet të reflektojë edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila në kancelaritë perëndimore bart padrejtësisht etiketën e një «partie të rrezikshme nacionaliste». Së fundi lideri faktik i VV-së Albin Kurti deklaroi se nëse çmimi i bashkimit me Shqipërinë është ndarja e Kosovës, atëherë VV heq dorë nga bashkimi.
Realisht shqiptarët janë të bashkuar. Nuk ka asnjë pengesë për bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Shqiptarët në Maqedoni me politikanë seriozë do të mund të kontrollonin dikastere të rëndësishme të qeverisë së këtij vendi. Sa i përket politikanëve seriozë: të tillë nevojiten urgjentisht edhe në Prishtinë dhe Tiranë. Forcimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan është përgjigja më e mirë ndaj grackave të Daçiqit dhe njëkohësisht oferta më serioze për partneritet që shqiptarët mund t’ia bëjnë Perëndimit. Nuk është zor të bëhet kjo, por jo me këtë kastë politikanësh – në Tiranë të trullosur nga tymi i mariuanës, në Prishtinë të dalldisur nga vijat e kokainës dhe milionat e vjedhur nga arka e shtetit. Në fund pak histori: në fund të viteve ’90 Serbia me ndihmën e Rusisë ishte përpjekur që përmes një emisari shqiptar t’i përjashtojë amerikanët nga loja në konfliktin e Kosovës, duke premtuar se problemi do të zgjidhej «me bisedime bilaterale», pa ndërhyrje ndërkombëtare. Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani nuk e hëngrën këtë karrem. Pastaj shqiptarëve nuk u doli keq, përkundrazi: erdhi liria dhe 50 mijë trupa të NATO-s.
Po ti analizon politiken e Daçiçit kur nuk di as t i shkruash emrin. Bela e madhe me keta te vetekonsideruarit dijetare kosovare qe nuk dine as te shkruajne saktesisht gjuhen shqipe. Por shkruajne çarçafe me paçavure duke na e bastarduar dhe shpifur me shtremberimet e tyre. E presin nga ne t’i mbeshtesim apo te solidarizohemi me ta kur nuk bejne as perpjekjen me te vogel per te dale nga mendjemadhesia e meskinitetit te tyre.
Kapesh per nje gabim shtypi per te marr shkas per te share. Shkijet dhe politiken e tyre ne i njohim shume mire sepse i kemi perjetuar ne kurriz, flasim gjuhen e tyre dhe dime idete, perrallat, propaganden dhe mitet e tyre. Duken si njerez normal por shnderrohen ne zombi kur vjen puna per shqiptaret. Kisha serbe e ka çmendur popullin serb me mite dhe delirin e madheshtise. Paramendoni i kane bindur çobanet sllav ballkanik se jane “popull qiellor” , rrjedhimisht i takon te sundojne te tjeret ne Ballkan. Por sipas tyre Vatikani, Iluminatit, Gjermania dhe Perendimi ne pergjithesi nuk i lejon ta bejne kete. Me nje fjale ISISi sllavoorthijaks, armik i Perendimit dhe civilizimit sikur sivllai i tij ISISi “grek” dhe ISISi islamofashist. Kjo eshte rryma dominante politike serbe qe dy shekuj.
Fatekeqsisht cilesia e dobet e politikaneve shqiptar nuk lejon qe te maksimizojme situaten gjeopolitike dhe te shnderrojme faktorin shqiptar ne faktor dominant ne Ballkanin Perendimor, aleat i Perendimit dhe frenues te klysheve te Rusise.
Bashkimi i kosoves me shqiperine eshte betimi i cdo deshmori
Por qe ajo te funksionoje ne shekuj me pare kosova duhet te behet antare e okb-s
Nje bashkim para kesaj do linte nje molle sherri per te ardhmen
Veshtire qe serbia pretendon ndarjen e kosoves pa pasur parasysh humbjen e lugines dhe sanxhakut
Lugina eshte me e rendesishme per serbine se mitrovica e veriut se ne lugine kalon koridori selanik-budapest pa te serbia do ishte e izoluar
Ajo qe serbia kerkon eshte Bashkimi me serbet e bosnjes por nuk e ben dot e para per faktin e biografise serbe 25 vjecarin e fundit dhe keshtu nxit shqiptaret te paret
Ne jemi armiq sa i perket interesave kombtare por kemi nje gje te perbashket
Popullsite e dy poujve i kalojne kufijte shteteror me diference qe serbia ka nga shqiptaret si kombesim ka territore te popujve te tjere
Nuk e di a ja vlen serbise te shkurtohet akoma nga veriu dhe jugu e te zgjerohet nga perendimi si territor dhe popullsi them po ndersa si gjeostrategji ajo humb
Sido te jete ndryshimet ne ballkan do ndodhin para futjes ne be
Vetem bashkimi shpeton njere e mire kombin Shqipetare. Te tjerat jane lajdhitje ose keqdashese.
Na ruaj zot nga “ultranacionalistet” qe ne fund shkojne e puqen me trashegimtaret e Milloshit. Ceshtja shqiptare ne Ballkan eshte nje me çeshtjen e krejt qytetareve te mire te Ballkanit qe duan te rrojne ne paq e ne respekt me njeri tjetrin. BE eshte busulla jone. Dhe punet po shkojne se mbari. Ceshtja e ultranacionalisteve ne Ballkan eshte nje çeshtje e tyre qe nuk ka te beje me Ceshtjen shqiptare, perkundrazi na kthen ne ato kohet e erreta qe mos i pafshim me.
Shqetesohet daqiqi se ne zyren e kryeministrit shqiptar eshte vendour harta e shqieprise se madhe dhe ishte shume i gezuar dhe i lutur kur ne zyren e ish kryeministrit po shqiptar ishte evarur harta qe shqiperia ne veri kufizohej me serbine dhe kufiri ishte ku eshte sot ne morine te Kukesit apo ne morine te Tropojes e jo siq duhet te ishte sot tek molla e kuqe,prandaj une mendoj se kjo deklarat e keti milici duhet te merret me seriozitet pasi ka gjetur mbeshtetje ne shqiperi dhe ka definuar partit qe punojne per shqiperine e madhe por edhe partit qe punojne per shqiperine e vogel,prandaj shqiptaret duhet te zgjohen dhe te shofin se ke ka mik serbia dhe pse sduhet ta votojne shqiptaret sado qe ata do ti votojne proserbet por gezon fakti se keta jane nje pakice,ku edhe si pakice duhet te na shqetesoj sepse te kete sot shqiptar te dashur per serbine do te thot se duhet te urrehet dhe te eprbuzet nga shqiptaret,prandaj zgjedhni shqiptar te dashur,doni shqiptar te ndar e te sakatosur si serbia apo shqipatr te bashkur ne trojet eveta ashtu siq i ka krijuar Zoti,hapni syt shqiptar te dashur dhe reagoni ashtu siq vepron armiku-noka dhe milici daqiq.
stil?? ti more gomar ne vend qe te heqesh kapelen dhe te falenderosh analistin kosovar qe shikon nja 100 vite perpara teje politiken ne horizont, na u merrke me gabimet drejtshkrimore?? na dashka qe kosovari te flasi me ate gjuhe letrare te xhaxhit tend enver ? asaj gjuhe qe te q… nenen? nuk merresh me thelbin e qe trajtohet dhe as e e di qe kosova dhe shqiperia veriore kane qene dhe mbeten ajka e shqiptarise! nuk ja vlen te merresh me ty miop qe as e di historine e aq me teper gjuhen dhe dialektin geg qe perdorin keto zona (eshte njelloj sikur ti thuash nje sarandioti se perse nuk perdor dialektin geg?!!) Gjuha letrare shqipe u imponua nga rregjimi antishqiptar i atij qe ti duket qe ne tezat e tua edhe sot ti e admiron me fanatizem, i atij skicofreni qe harroi kosoven e camerine e I beri gropen vendit te tij e plot cmenduri te tjera qe akoma sot i vuajme mbi kurriz! meso nga kosovaret, meso dhe nga dialekti i tyre , dil nga qenefi ku te la xhaxhi dhe do mesosh qe kudo qe jetojne ,shqiptaret flasin punojne e jetojne shume me mire se sa ty!
Parimi i BE eshte mosndrrimi i kufijve.Ne te ardhmen kjo shqiptareve nuk i konvenon pasi qe te drejtat i pakicave nuk jane siguruara.Por ndrrimi i kufijeve tani per tani per shqipteret nuk kishte me qene i kendshem.Kjo nga se kufijte e ri nuk do te caktoheshin sipas gjendjes ne terren por sipas interesseve jasht terrenit. Nuk jam i sigurt se shqiptareve do u kthehet Liqeni i Shkodres, liqeni i Ohrit, Prespes apo Cameria etj. Dihet se kufijte ne Ballkan nuk jane te qendrueshem por shqiptaret ne asnje menyre nuk duhet te pranojne qe luajtja e tyre te filloje ne RELACIONIN Shqiperi-Kosove- Serbi. Assesi! Levizja e kufijeve duhet te filloj nga te gjitha TRAKTATET e dretanishme, duke filluar nga Kongresi i Berlinit, nga Shen Stefani, Londra, Versaji e tj. Meta e Rama duhet te dine se Serbia i ka borxh shqiptareve e jo Kosova Serbise. Serbia kerkon te ndaje ate cka me pare e ka okupuar. Ne kohen e sotme kjo nuk vazhdon. Serbia me pare duhet ta qese ne tavoline Toplicen paralel me Kosoven e pastaj te fillohet procesi i ndarjes. Meta e Rama me siguri kane degjuar nga Tadici e Vucici kerkesat e tyre. Deklaratat e Dacicit nuk jane per nencmim. Gjuric eshte kah e pergatit terrenin per nje veprim konform deklarates se Dacicit. Pritet reagimi i DACICEVE shqiptar. Heshtja e tyre nuk eshte shenje i mire.
Hej mër Daçiç , po ju djeg harta , prandaj po mundohesh me i dalë të keqes më të madhe përpara . Ti po mundohesh të mbash Nishin , Metohinë , Sanxhakun , Tivar , Ulqin e deri në Pejë , e ndoshta në bashkëpunim edhe me të tjerë nacional shovinista në Ballkan kujton se nuk e din i madh e i vogël se deri në rënje të perandorisë osmane Shkupi ka qenë kryeqendra e shqiptarëve , se Manastiri ka qenë kryefjala e alfabetit dhe shkollave tona , se Kosturi e më përtej , Janina e Ali Pashës e më përtej , se Arta , Preveza , Paramithia , Parga e me gjithë Korfuzin , jo shumë larg në kohë , kanë qenë troje shqiptare e të banuara vetëm nga shqiptarë . Po deshe me u përball , kemi plot historianë e diplomatë , prandaj mos kujto se i ha populli shqiptar këto stratagjema adoleshentësh .
Pse nuk e analizon ne drejtimin qe meqe dihet se Dacic eshte armik I shqiptareve dhe flet per bashkimin e shqiptareve shume nga ne do ta kundershtoje bashkimin vetem sepse kete e ka thene Dacic.
Ketu ben pjese edhe artikullshkruesi qe nuk ka argumenta kunder bashkimit qe dukshem nuk e do, por e ve kete perballe prishjes me perendimin aleat.
Po pse more I paguar serb qe di shqip I prishka pune perendimit bashkimi I shqiptareve ne nje shtet dhe perse perendimi nuk e dashka nje Shqiperi te forte e stabile.
Kete me shume se kushdo nuk e duan klasat e korruptuara politike ne Shqiperi e Kosove.