"Çështja çame", përgjigjja e Brukselit pas reagimit të ashpër grek: Dialogoni me Shqipërinë!

30 Shtator 2016, 16:13Rajoni TEMA

Komisioni Europian nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve. Këtë qëndrim e përforcoi zëdhënësja Maja Koçijançiç, në daljen përpara mediave, kur është pyetur nga gazetarët grekë në Bruksel për deklaratat e Komisionerit Hahn, i cili përmendi edhe “çështjen çame”.

Kur flitet për Shqipërinë dhe Greqinë, Komisioni është informuar në fillim të vitit nga të dy vendet se ka qëllime për të thelluar dialogun mes tyre dhe të diskutojnë një sërë çështjesh të mbartura, që kërkojnë qartësi për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Dhe në këtë kontekst, Komisioneri rekomandoi veçanërisht propozimin e palës greke për të caktuar një platformë e cila mund të lejojë më shumë dialog konstruktiv, lidhur me të gjitha çështjet që duhet të qartësohen mes dy shteteve. Po në këtë konktekst, Komisionieri inkurajoi të dy vendet që të vijojnë bashkëpunimin.

Kjo është dhe fryma në të cilën Komisioneri i përgjigjet një numri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit Europian dhe ato duhet të shihen në këtë dritë. Ne jemi të informuar mbi qëndrimet e dy vendeve për të thelluar dialogun dhe duke i inkurajuar ata që të shmangin keqkuptimet e mundshme mbi çështjet më të rëndësishme”, tha Koçijançiç.

Por, sërish gazetarja greke ka këmbëngulur nëse ekziston apo jo një çështje e tillë.

“Komisioni po ndjekn angazhimin e të dyja vendeve për të diskutuar çështje të mbartura që kërkojnë sqarim në mënyrë që të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe. Nuk ka shkuar përtej kësaj, nuk marr një pozicion”, deklaroi Koçijançiç.

Por, Athina zyrtare sërish është e revoltuar me qëndrimet e Komisionit Europian. Menjëherë ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Stratos Efthimiu, duke deklaruar se “disa njerëz në Bruksel nuk e kuptojnë rëndësinë e të mosgënjyerit”.

Përplasja BE-Greqi nisi pak ditë më parë, pasi Komisioneri Johanes Hahn deklaroi se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ende çështje të hapura, duke përmendur si një prej tyre dhe “çështjen çame”./ TCH

6 komente në ““Çështja çame”, përgjigjja e Brukselit pas reagimit të ashpër grek: Dialogoni me Shqipërinë!”

  1. I paemërt says:

    “Disa njerez ne Bruksel nuk kuptoj rendesine e te mosgenjyerit” hajde palaco hajde flasin per rendesi te “mosgenjyerit” keta plehra qe nuk lane gje pa fallsifikuar e genjyer pa manipuluae ne shifrat e bilancit per tu futur ne EuroZone ptu turma te poshtra parazitesh e mashtruesish dyfytyresi e poshter Gen i poshter barbaresh anadollak

    1. bato says:

      Palaci jane qeveritaret tane qe as dhe be kete rast nuk arrijne te reagojne pozituvisht duke thene qe po, ceshja came ekziston. Sdo i zgjithe problemet tona EU.

  2. korcari says:

    Lol. Ajo nuk tha “Dialogoni per ceshtjen came”.

    1. . says:

      Rendesi ka qe Arnautat te Kuptojne qe Europa eshte asnjanese, dhe jo te bejne Viktimat gjasme Europa trajton me Mire Greket……. te tjerat do te vijne ne Vazhdim,…. vetem qe me pas Arnautat perseri do te bejne Viktimen duke u Quravitur.

      Ju kujtoj qe her pas here te lexoni ne Internet ne gazetat Shqipetare artikullin “Woodhouse dhe roli i Britanikeve ne genocidin Cam”.

  3. grameno says:

    Hibridet i frigohen te vertetes,dhe kur e verteta u shpaloset para syve ata qmenden,se kur je nete drejte dhe ndihesh mete verteten,ske pse terbohesh,e shqipetaret jan gjakftohet,te qete,se drejtesia vonon po kurr s’harron,

  4. Pellazgos says:

    Po e gjetet pse luftoi Jeorgios Kastriotis I quajture me emrin ofendues Iskander Beu?
    Per nje state te mbushur me Xhami?
    Per nje shtet te mbushur me Musllumane?
    Per nje shtet te mbushur me servila?
    Per nje state mbushur me spiune?
    Per nje shtet pa histori,qe me emrin e ketij State I quajture Shqiperi historia e tij fillon ne vitin 1912te?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje