FOTOT/ “Ishim peshkatarë, por tani peshkojmë njerëz”

28 Shtator 2016, 15:39Rajoni TEMA
FOTOT/ “Ishim peshkatarë, por tani peshkojmë njerëz”

Drama siriane prej shumë muajsh ka prekur Greqinë dhe ishujt e saj.

Por pavarësisht përpjekjeve të BE dhe shtetit grek, kjo krizë e pafund nuk sheh dritë në fund të tunelit.

Një prej ishujve më të goditur nga refugjatët është ai i Lesbos, por edhe ishulli i vogël i Skala Sykaminias.

Ai është një ishull me 150 banorë gjithsej, por që prej nisjes së emigracionit masiv, në këtë ishull kanë kaluar më shumë se 300 mijë refugjatë.

“Dikur ishim peshkatarë dhe jetonim me këtë zanat, por tani peshkojmë njerëz”, tregon një banor i zonës.

Përveç faktit që fluksi i refugjatëve ua ka shkatërruar të vetmen mënyrë jetese, banorët e ishujve grekë duhet të përballen çdo ditë me dramat e sirianëve.

“Është shumë e dhimbshme të dëgjosh të qarat e prindërve që kanë humbur fëmijët, burrat apo gratë që kanë humbur partnerët. Shpesh në varkat tona ngecin trupa të mbytur, Situata është dramatike”, thotë një e moshuar.

Që prej janarit të 2016, mijëra njerëz rezultojnë të mbytur në Detin Egje, por shifrat ekzakte nuk dihen pasi emigracioni është thuajse i pakontrolluar.

4 komente në “FOTOT/ “Ishim peshkatarë, por tani peshkojmë njerëz””

  1. Sokol says:

    Faj ka dhe bucja Merkel qe i joshi keta fakire ti hyjne rrezikut

  2. . says:

    Nje BRAVO te madhe popullit Heroik Grek, qe keto 25 vitet e fundit ka pritur me qindra Miljona refugjatesh, si nga Ballkani, Azia, Afrika…, deri sa e falimentuan.

    Ku jeni ore Arnauta, “mikprites”, te “beses”, te “dhemshuris”, te “solidaritetit”, “te tolerances dhe harmonis Fetare”, te marrim edhe ne ne Atdheun Tone 5 mije Refugjat (sa per “sy e faqe”), jane apo nuk jane Vellezer Tuaj Musulman, qe kaq shume ju qani hallin dhe veni te Luftoni per ta ne Siri.

    Perse kaq Hipokrizi……Beni per “Vellezerit” tuaj Musulman, 1/100 te asaj qe bene Populli i Bekuar Ortodoks Grek, qe gjendet ne Krizen me te thell Ekonomike ne Rajon dhe Bot.

    1. robert says:

      Pirth Janulle pirth se lirohesh ….

  3. korcari says:

    Bravo Greqise dhe Grekeve. Kane shpetuar qindra mijra jete njerezish. Edhe nje here Greqia tregon rrugen e civilizimit human.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje