Emri i saj është Filomena Mastromarino, por të gjithë e njohin si Milena. Nga sot do të quhet edhe “Malena puljeze” dhe është ylli i ri i filmave me drita të kuqe, së bashku me Roko Sifredin, i cili e ka prezantuar edhe në “Facebook” për ndjekësit e shumtë.
Sipas “La Repubblica”, 30vjeçarja ka përfunduar studimet në Universitetin e Barit dhe është angazhuar edhe në politikë. Në vitin 2013, Mastromarino ka qenë delegate në Asamblenë Kombëtare të Partisë Demokratike.
Në një intervistë të pak viteve më parë, ajo mbështeste politikën e kryeministrit italian, Mateo Renci, që sipas saj, përbëhej “nga njerëz të rinj, të pamësuar me sistemet e vjetra”. Mastromarino e vlerësonte Rencin edhe për sjelljen në parti edhe të asaj që cilësohej si “mungesë eksperience”.
Por tashmë, 30vjeçarja ka bërë një zgjedhje tjetër, duke vendosur t’i dedikohet botës së pornos. Ka qenë një seleksionim online dhe ajo ka fituar. “Ajo që ka vlerë është kalimi nga normaliteti, në atë që kam dashur të bëjë gjithnjë, të shfaq anën time erotike”, është shprehur Mastromarino në një video.