Daçiç: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ja kur mund të organizohet referendumi!

30 Shtator 2016, 23:04Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se referendum në Vojvodinë nuk mund të ketë, sepse për këtë duhet marrë një vendim. Dhe për këtë sipas tij, ata që propozojnë një gjë të tillë, duhet të kenë shumicën.

Duke folur për referendumin në Republikën e serbe (RS), shkruajnë mediat serbe, Daçiç ka thënë se anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç tani flet për një referendum në Republikën Serbe, ndërkaq partia e tij në vitin 1991 organizoi një referendum në Sanxhak.

Sipas tij, boshnjakët për vite kanë qenë kundër marrëveshjes së Dejtonit dhe kanë kërkuar ndryshimin e saj, dhe tani siç ka thënë ai “papritmas thonë se Republika Serbe shkel marrëveshjen e Dejtonit”.

Ndërkaq duke komentuar propozimet e disa partive nga Kosova për një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, Daçiç ka thënë se është e mirë që po ndodhin pohime të tilla, për të cilat sipas tij “bashkësia ndërkombëtare mund të shohë se Serbia kishte të drejtë dhe se thelbi i politikës së tyre ishte bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Derisa atyre nuk ua bën me sy dikush nga Perëndimi, (referendumi) me siguri nuk do të organizohet”, ka thënë Daçiç.

4 komente në “Daçiç: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ja kur mund të organizohet referendumi!”

  1. Tema says:

    Serbia rinis provokimet.

  2. Aureli says:

    O Ivicë te jetë për mua hajde gjer në Shkumbin, mbaji ti kosovare maloke tropojane sharlatane dhe KavajsëTe heq kapellen po e bere

    1. Arnaut says:

      Nacional Socialistet do vine shume shpejt ne krye te kombit shqiptar dhe do ju shfarrosin gjithe ju kermat dhe produktet e kurvave dhe prostitutave serve qe kane mbyt shqiperine, mos ki merak.

  3. s-hale mahmut berisha says:

    Ivica Dadic Shqiperia kurre nuk ka per ta pranuar bashkimin me popullin islamik te sulltan erdogan te kosoves….. Ne Moze Brate ne Moze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje